LIVE UPDATES
Bota

Aleatët e SHBA-së paralajmërojnë Iranin, pas sulmeve amerikane ndaj milicive në Irak dhe Siri

Aleatët e Shteteve të Bashkuara i mbështetën veprimet e Uashingtonit, ndërsa Irani, Iraku dhe Siria shprehën zemërim në një kohë shqetësimesh për përhapjen e konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.

3 Shkurt 2024, 22:54 Nga N.F
Aleatët e SHBA-së paralajmërojnë Iranin, pas sulmeve
Foto ilustruese

SHBA- Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmet ajrore ndaj dhjetëra zonave të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak të premten vonë, si hakmarrje për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë, ishin të suksesshme dhe paralajmëruan sulme të tjera shtesë. Aleatët e Shteteve të Bashkuara i mbështetën veprimet e Uashingtonit, ndërsa Irani, Iraku dhe Siria shprehën zemërim në një kohë shqetësimesh për përhapjen e konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Britania e Madhe dhe Polonia lëshuan deklarata në mbështetje të sulmeve amerikane, duke thënë se SHBA-ja ka të drejtë të përgjigjet ndaj sulmeve dhe i paralajmëruan përfaqësuesit e Iranit në rajon se “ata po luajnë me zjarr”. Teherani tha se i dënon “fuqishëm” sulmet ajrore amerikane.

Iraku njoftoi se e ka thirrur në takim të ngarkuarin amerikan me detyrë në Bagdad, në shenjë proteste. Raportimet nga Iraku dhe Siria sugjerojnë se rreth 40 njerëz janë vrarë në sulmet në shtatë zona, katra në Siri dhe tri në Irak.

Më herët, Bagdadi tha se 16 trupa të një force shtetërore të sigurisë, e njohur si Forca Mobilizimit të Popullit, e cila përfshin edhe entitete të mbështetura nga Irani, janë vrarë gjatë sulmeve. Paraprakisht kishte thënë se në mesin e të vrarëve ka edhe civilë. Kryetari i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani të Madhe, Rami Andulrahman, tha se 23 roje në zonat e shenjëstruara janë vrarë.

Presidenti amerikan Joe Biden kishte paralajmëruar ndërhyrje të pashmangshme, pasi një sulm me dron në bazën amerikane në Jordani i vrau tre ushtarë amerikanë më 28 janar. Uashingtoni e fajësoi Iranin për këtë dhe për furnizimin me armë të milicive në rajon.

“Përgjigja jonë filloi sot. Do të vazhdojë në vendet dhe në kohët që ne zgjedhim”, tha presidenti amerikan Joe Biden në një komunikatë pak pas fillimit të sulmeve.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme, apo diku tjetër në botë. Por, ata të cilët mund të kërkojnë të na bëjnë dëm neve, ta dinë këtë: Nëse e lëndoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”, tha Biden.

Të shtunën, një zëdhënës i Qeverisë britanike i dënoi veprimet e dyshuara të Iranit në rajon duke i cilësuar ato si “destabilizuese” dhe e përsëriti miqësinë e “palëkundur” të Londrës me Uashingtonin.

“Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatë të palëkundur”, tha zëdhënësi i cituar nga Reuters.

“Ne nuk do të komentonim rreth këtyre operacioneve, por ne e mbështesim të drejtën e tyre për t’u përgjigjur ndaj sulmeve”, tha ai.

Zëdhënësi shtoi: “Ne për kohë të gjatë i kemi dënuar veprimet destabilizuese të Iranit nëpër rajon, përfshirë mbështetjen e tij politike, financiare dhe ushtarake për një numër të grupeve të milicive”. Një aleat tjetër i NATO-s, Polonia, e dënoi Iranin dhe grupet që dyshohet se i sponsorizon.

“Përfaqësuesit e Iranit kanë luajtur me zjarr për muaj dhe vite të tëra, tani po digjen”, tha ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski.

Irani, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të së cilit kanë lidhje të ngushta me disa milici në rajon, i akuzoi Shtetet e Bashkuara për minimin e stabilitetit.

"Sulmi i mbrëmshëm në Siri dhe në Irak është veprim i rrezikshëm dhe gabim tjetër strategjik i Qeverisë amerikane, i cili nuk do të ketë rezultat tjetër pos rritjes së tensioneve dhe destabilitetit në rajon", tha Naser Kanani, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Gjenerali Yehia Rasool, zëdhënës i kryeministrit të Irakut, Shia al-Sudani, e akuzoi SHBA-në se e ka “shkelur” sovranitetin e Irakut me “pasoja katastrofike për sigurinë dhe stabilitetin e Irakut dhe rajonit”. Pas një sulmi të mëhershëm amerikan në Bagdad, al-Sudani u kishte kërkuar rreth 2.000 trupave amerikane në Irak të tërhiqeshin. Ministria e Jashtme e Sirisë i cilësoi sulmet ajrore amerikane si rrezik për ndezjen e konfliktit.

“Çfarë ka bërë [SHBA] i shërben ndezjes së konfliktit në Lindjen e Mesme në mënyrë shumë të rrezikshme”, tha Ministria siriane, sipas Reuters.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara “e njoftuan Qeverinë irakiane para e t’i kryenin sulmet”, por nuk dha hollësi. Ai theksoi se sulmet zgjatën 30 minuta dhe u kryen nga bombarduesit B-1 që kishin fluturuar nga Shtetet e Bashkuara. Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi fillimin e sulmeve të premten, duke thënë se forcat e saj “kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri kundër forcave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe milicive të lidhura me Iranin”.

“Forcat ushtarake amerikane i goditën më shumë se 85 caqe, me shumë avionë luftarakë për të përfshirë bombardues me rreze të gjata veprimi që fluturuan nga Shtetet e Bashkuara”, tha ajo.

Komanda amerikane tha se goditi komanda kontrolli, qendra, qendra të inteligjencës, predha, raketa, depo të dronëve dhe ndërtesa për furnizim me municion të grupeve të milicive. Zyrtarët amerikanë thanë se sulmi vdekjeprurës i 28 janarit në Jordani u krye nga milicia e sponsoruar nga Irani, Kataib Hezbollah në Irak, dhe u zotuan se do t’i mbanin përgjegjës ata që kishin gisht në këtë në kohën dhe në vendin që e zgjedh Uashingtoni.

Më 31 janar, ekstremistët e Kataib Hezbollah në Irak njoftuan “pezullimin” e operacioneve kundër forcave amerikane. Ky grup tha se pezullimi nënkupton shmangien e “turpërimit” të Qeverisë së Irakut dhe la të kuptohej se sulmi me dron lidhej me mbështetjen amerikane për Izraelin në luftën në Gazë. Biden ka qenë nën trysni nga republikanët për të vepruar më ashpër kundër Iranit, pas sulmit në Jordani, por tha në fillim të kësaj jave se “ne nuk kemi nevojë për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Nuk po e kërkoj këtë”.

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha më 2 shkurt gjatë një vizite në një rajon të varfër në jug të vendit se Teherani nuk po kërkon konflikt ushtarak, por shtoi se do të përgjigjej me forcë ndaj çdo vendi që e kërcënon Republikën Islamike.

“Ne nuk do ta nisim asnjë luftë, por nëse dikush dëshiron të na ngacmojë, do të përballet me një përgjigje të fuqishme”, tha Raisi gjatë vizitës në Provincën Hormozgan, e cila ndodhet në Gjirin e Omanit.

Përleshjet mes forcave amerikane dhe milicive të mbështetura nga Irani po ndodhin në një kohë të një fushate ushtarake katërmujore të Izraelit në Rripin e Gazës kundër grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, Hamas, luftëtarët e të cilit i vranë rreth 1.200 njerëz në Izrael, shumica e tyre civilë, më 7 tetor. Rebelët e grupit jemenas, Huthi, mbështetur nga Irani, po ashtu po kryejnë sulme ndaj anijeve ndërkombëtare të mallrave në rajon, siç thonë, në përpjekje për t’i sulmuar anijet izraelite dhe për të shfaqur përkrahjen e tyre për palestinezët.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë drejt rajonit për rundin e pestë të bisedimeve rreth krizës në këtë rajon nga 3-8 shkurt. Raportohet se ai do t’i vizitojë Arabinë Saudite, Egjiptin, Katarin, Izraelin dhe Bregun e uzurpuar Perëndimor, në përpjekje për ta siguruar lirimin e pengjeve që Hamasi i mori gjatë sulmeve në Izrael në tetor.

Marrë nga REL

shba iran siri sulme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet