Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ministri i Mbrojtjes së Kazakistanit, Ruslan Zhaqsylyqov, tha se ushtarët e shtetit të tij do të marrin pjesë në stërvitje, por nuk do të dërgojnë pajisje ushtarake.
BJELLORUSI- Vlerësohet se 2.500 trupa nga Organizata e Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) - aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia – kanë nisur stërvitjet ushtarake në pjesë të Bjellorusisë që gjenden në kufi me Poloninë dhe Lituaninë, dy shtete anëtare të NATO-s.
Stërvitjet pritet të zgjasin deri më 6 shtator. Në to janë përfshirë trupat nga Rusia, Bjellorusia, Kirgizia, Kazakistani dhe Taxhikistani. Edhe Armenia bën pjesë në CSTO, por nuk ka dërguar trupa për këto stërvitje.
Ministri i Mbrojtjes së Kazakistanit, Ruslan Zhaqsylyqov, tha se ushtarët e shtetit të tij do të marrin pjesë në stërvitje, por nuk do të dërgojnë pajisje ushtarake.
Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë tha se stërvitjet synojnë të përgatisin trupat për operacione të përbashkëta, përfshirë edhe për përgjigje ndaj ndonjë incidenti bërthamor, por edhe për ndarjen e informacioneve të inteligjencës.
Stërvitjet në Bjellorusi po vëzhgohen nga përfaqësues të Kinës, Iranit, Arabisë Saudite dhe Mongolisë. Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, tha një ditë më parë se shteti i tij kishte ftuar edhe përfaqësuesit e Polonisë në cilësinë e vëzhguesve.
Një zyrtar i Ministrisë bjelloruse të Mbrojtjes tha se Polonia kishte refuzuar këtë ftesë. Ukraina, që gjendet në kufi me Bjellorusinë, ka forcuar mbrojtjen në kufijtë e saj para mbajtjes së stërvitjeve.
“Për ne, çdo veprim nga armiku, përfshirë edhe mbajtja e stërvitjeve në territorin e saj, është diçka që rrit rrezikun”, tha gjenerali ukrainas, Serhiy Naiev, që udhëheq komandën e forcave të përbashkëta të Ukrainës.
Në Bjellorusi ka trupa dhe pajisje ushtarake të Rusisë që janë përdorur në luftën në Ukrainë, por trupat bjelloruse nuk kanë marrë pjesë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Po ashtu, në Bjellorusi janë të stacionuar edhe luftëtarët e grupit mercenar rus, Wagner. Rusia po ashtu ka njoftuar se ka vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi.
Marrë nga REL
Foto nga grabitja SPANJË- Garda Civile ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të më shumë se pesëdh...
pemet e shkaterruara JAPONI- Alarmi më i lartë për stuhinë është në fuqi në Hong Kong pasi tajfuni Saola po afrohet...
Ambasada ruse DANIMARKË- Qeveria daneze vendosi të zvogëlojë numrin e diplomatëve rusë në ...
Drone UKRAINË- Sulmet me dronë në tokën ruse do të rriten, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas. Disa sul...
Lukas Mandl AUSTRI- Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pasi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, k...
Xi Jinping dhe Vladimir Putin RUSI- Vladimir Putin do të zhvillojë një takim me Xi Jinping. Presidenti rus tha se do të takohet ...
Femijet ne shkolle UKRAINË- Sot është dita e parë e vitit të ri shkollor për fëmijët në Ukrainë. Ndë...
Besnik Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar të premten se diskriminimi i komunitetit shqip...
Ariu ITALI- Një arush femër e njohur është qëlluar për vdekje në periferi të një qyteti në Italin...
Hena SHBA- Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka zbuluar një krater të ri të vogë...