LIVE UPDATES
Bota

Akuzohet për pengim të hetimeve dhe deklarata të rreme para Kongresit/ Ish-drejtori i FBI, James Comey deklarohet i pafajshëm

Comey akuzohet për pengim të hetimeve të një komisioni parlamentar dhe deklarata të rreme para Kongresit, në lidhje me një dëshmi që ai dha në shtator 2020. Në dëshmi thuhet se ai mohoi se i kishte dhënë leje zëvendësit të tij të fliste në mënyrë anonime me mediat për hetime sensitive të FBI-së.

8 Tetor 2025, 18:12 Nga E. D
Akuzohet për pengim të hetimeve dhe deklarata të rreme para
James Comey

SHBA- Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Donald Trump, u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale sot, ndaj akuzave që ai vetë dhe mbështetësit e tij i konsiderojnë të motivuara politikisht. Siç raportohet ai u paraqit në gjykatën federale të Aleksandrisë, pranë Uashingtonit, në orën 10:00 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa avokati i tij mohoi zyrtarisht akuzat në emër të klientit.

Gjithashtu gjykata ka vendosur që procesi gjyqësor të nisë më 5 janar 2026. Comey akuzohet për pengim të hetimeve të një komisioni parlamentar dhe deklarata të rreme para Kongresit, në lidhje me një dëshmi që ai dha në shtator 2020. Në dëshmi thuhet se ai mohoi se i kishte dhënë leje zëvendësit të tij të fliste në mënyrë anonime me mediat për hetime sensitive të FBI-së.

Disa protestues ishin mbledhur sot përpara gjykatës me pankarta që shkruanin “Represion i opozitës”, “Akuza të fabrikuara” dhe “Gjykim-show”, duke sugjeruar se çështja ndaj Comey është më shumë politike sesa ligjore. Comey u largua në mënyrë të befasishme nga posti i drejtorit të FBI-së në vitin 2017, gjatë mandatit të parë të Donald Trump, në kohën kur FBI po hetonte për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Që prej asaj kohe, ai është kthyer në një nga figurat më të sulmuara nga Trump dhe mbështetësit e tij. Në shtator, Trump kritikoi publikisht Ministren e Drejtësisë, Pam Bondi, për mungesë veprimi ndaj Comeyt. Menjëherë pas kësaj, ai shtyu dorëheqjen e prokurorit të qarkut të Virxhinias, duke e akuzuar për neglizhencë. Në vend të tij u emërua Lindsey Halligan, këshilltare e Shtëpisë së Bardhë, e cila hapi hetimet që çuan në ngritjen e akuzave ndaj Comeyt më 25 shtator.

Konkretisht, ai akuzohet se ka mohuar, në përgjigje të pyetjes së një senatori, se i kishte dhënë leje zëvendësit të tij të fliste në mënyrë anonime me median në lidhje me hetimet e ndjeshme që kishte ndërmarrë FBI. Pasi Comey u shkarkua, hetimi për ndërhyrjen ruse iu kalua prokurorit special Robert Mueller, paraardhësit të Comeyt në krye të FBI-së.  Në raportin e tij përfundimtar në vitin 2019, Mueller tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për bashkëpunim mes fushatës së Trump dhe Moskës, por zbardhi një sërë përpjekjesh nga Trump për të ndikuar në hetim./Dosja.al

james comey

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet