Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Izraeli mohon akuzat dhe ka kërkuar nga gjykata që ta rrëzojë rastin.
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara do të lëshojë të premten vendimin lidhur me kërkesën e Afrikës së Jugut për lëshimin e masave të përkohshme në rastin e gjenocidit kundër Izraelit, përfshirë edhe kërkesën që Izraeli të ndalë ofensivën e tij në Gazë.
Vendimi është në fazën paraprake për rastin e ngritur nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Afrika e Jugut pretendon se veprimet ushtarake të Izraelit në luftën kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Gazë përbëjnë gjenocid. Izraeli mohon akuzat dhe ka kërkuar nga gjykata që ta rrëzojë rastin.
Izraeli ka nisur një ofensivë ajrore dhe tokësore në Gazë, pasi Hamasi kreu sulme më 7 tetor në jug të Izraelit duke vrarë 1.200 persona, shumica civilë.
Izraeli shpesh bojkoton tribunalet ndërkombëtare dhe hetimet e OKB-së, duke thënë se janë të padrejta dhe të njëanshme. Por, liderët e shtetit dërguan ekipe ligjore gjatë seancës dyditore dëgjimore, që u mbajt më herët gjatë këtij muaji.
Nëse gjykata miraton disa apo të tetë kërkesat e Afrikës së Jugut për të ashtuquajturat masa të përkohshme, është ende e paqartë nëse Izraeli do t’i respektojë ato./REL
Foto ilustruese SHBA-Megjithse princesha Charlene e Monaco punësonte emigrantë ilegalë për më pak se 100 euro dita, shpenzimet e ...
Foto ilustruese SHBA-Një komiteti i Senatit amerikan ka miratuar një legjislacion që do të ndihmojë Shtetet e Bashkuara të k...
Foto ilustruese SHBA-Spiuni i dënuar i FBI-së, Charles McGonigal ishte kaq i etur për marrëdhënie seksuale saqë e k&eum...
DETI I KUQ- Katari, një prej eksportuesve më të mëdhenj në botë të gazit të lëngshëm natyror, paralajmë...
Foto ilustruese LINDJA E MESME-Ushtria amerikane goditi të martën tre qendra në Irakun perëndimor, të përdorura nga grupi mi...
foto ilustruese KOSOVË- Një rregullore e re e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për qarkullimin e parave n&e...
paolo ciani ITALI- Miratimi i marrëveshjes së nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët u shoqërua ...
foto ilustruese FRANCË- Një nënë në Francë u dënua me 18 muaj burg javën e kaluar për braktisjen e f...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Zgjedhjet e ardhshme në Britani priten të mbahen këtë vit. Sipas ligjit, data e fundit e mun...
Foto ilustruese KOSOVË- Në Kosovë, aktualisht, nuk ka asnjë rast të fruthit, edhe pse numri i rasteve në vende të tjera ...