LIVE UPDATES
Bota

Si u kthye në problem për Prishtinën nga ndërkombëtarët, një vendim i Kosovës për dinarin serb

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, duke parë gjithë raportimet, kishte dalë me një reagim të gjatë në profilin e tij zyrtar, duke thënë se vendimi i BQK-së s’ka të bëjë me ndalimin e dinarit meqë ai kurrë s’ka qenë i lejuar dhe që rregullorja e re s’ndërlidhet me procesin e dialogut me Serbinë.

24 Janar 2024, 17:41 Nga r.ll
Si u kthye në problem për Prishtinën nga
foto ilustruese

KOSOVË- Një rregullore e re e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për qarkullimin e parave në vend, që do të futet në fuqi nga data 1 shkurt e që njeh euron si valutën e vetme, ka nxitur reagime të shumta. Të parat kanë ardhur nga Serbia, duke e interpretuar si një vendim që ndalon përdorimin e dinarit që sipas Beogradit ka për synim “të përzë serbët lokalë”.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, duke parë gjithë raportimet, kishte dalë me një reagim të gjatë në profilin e tij zyrtar, duke thënë se vendimi i BQK-së s’ka të bëjë me ndalimin e dinarit meqë ai kurrë s’ka qenë i lejuar dhe që rregullorja e re s’ndërlidhet me procesin e dialogut me Serbinë.

Sipas Bislimit, serbët do të mund t’i marrin pagesat e tyre të konvertuara në euro dhe se rregullorja e re vetëm e ngushton hapësirën e veprimit të atyre që kanë sjellë në Kosovë dinarë me thasë në mënyrë ilegale.

“Rregullorja e sipёrpёrmendur nuk ёshtё produkt i negociatave politike nё Bruksel dhe si e tillё nuk ka se si tё ketё ndikim nё mbarёvajtjen e procesit tё normalizimit tё raporteve mes Republikёs sё Kosovёs dhe fqinjit tonё verior”, kishte shkruar Bislimi më 18 janar në profilin e tij në “facebook”.

Megjithatë në sytë e faktorit ndërkombëtar, rregullorja e re e BQK-së s’është parë me thjeshtësinë qe e ka shpjeguar numri dy i Qeverisë së Kosovës.

I menjëhershëm ishte reagimi i ndërmjetësit të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se ka diskutuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, për këtë çështje dhe shqetësimet e palës serbe i ka përcjellë edhe në Bruksel.

“Këtë çështje e ngrita në bisedën time me kryenegociatorin nga Kosova, z. Bislimi. I kërkova që t’u përgjigjet disa pyetjeve të rëndësishme. Dhe së dyti, atë informacion ia kam përcjellë Brukselit dhe shërbimet tona tani janë duke e analizuar situatën. Presim që ta dalin shumë shpejt me ndonjë qëndrim të përbashkët dhe zyrtar”, tha Lajçak.

Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, i shqetësuar për këtë çështje i ka shkuar dje në BQK, guvernatorit Ahmet Ismaili. Szunyog ka kërkuar sqarime nga Ismaili dhe ka thënë se është shqetësues fakti që ka shumë pak kohë për të bërë ndryshime eventuale, meqë pritet të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt. Gjithashtu Shefi i Zyrës së BE-së kishte thënë se ky interesim i tij vjen pasi rregullorja pritet të ndikojë në jetën e zonave të banuara me shumicë serbe.

“Pyeta se si do të zbatohet pasi që pritet të ndikojë veçanërisht në jetesën e qytetarëve në zonat me shumicë serbe. Shpreh shqetësim për faktin se ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores”, ka shkruar Szunyuog. Qëndrimin dhe shqetësimet e shefit të Zyrës së BE-së janë mbështetur edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde. “Unë ndaj të njëjtat shqetësime të ngritura nga kolegu im i BE”, ka shkruar Rohde duke shpërndarë qëndrimin e Shefit të Zyrës së BE-së.

Pa reaguar s’kanë qëndruar as Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, e ka cilësuar si një provokim të panevojshëm, marrë parasysh progresi që është arritur në kuadër të dialogut dhe puna që është bërë nga emisari Sllovak Miroslav Lajcak. Ai ka thënë se kjo temë është diskutuar të hënën në Shkup ku kanë qenë Kurti dhe Vuçiq.

Ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Një zëdhënësi i DASH ka kërkuar nga Kosova që të rishikojnë vendimin, që të konsultohen me komunitet e prekura dhe të përgjigjet në shqetësimet e ngritura nga ndërkombëtarët dhe gjithashtu të ofrojnë më shumë kohë.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë këtë vendim, të konsultohet me komunitetet e prekura, t’i përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare dhe të ofrojë kohë të mjaftueshme që vendimet e saj të zbatohen në mënyrë që të zbutet ndikimi që ato vendime do të kenë te qytetarët”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Gazeta Express më 17 janar ka dërguar pyetje në adresë të Qeverisë së Kosovës dhe zëdhënësve, për çështjen e Rregullores së re të BQK-së, megjithatë si zakonisht, s’ka pasur asnjë përgjigje.

Banka Qendrore e Kosovës pas takimit që Guvernatori Ismaili ka pasur me shefin e Zyrës së BE-së, kanë lëshuar një komunikatë për media ku kanë sqaruar që Rregullorja është e aplikueshme “për institucionet financiare dhe përcakton kërkesat ligjore dhe teknike për operacionet me para të gatshme, si e tillë nuk trajton apo kufizon transaksionet vullnetare ndërmjet individëve apo palëve që nuk janë subjekt i rregullimit të BQK-së”,

Gjithashtu në njoftim të BQK-së thuhet se Rregullorja nuk kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare me euro në bankat e licencuara dhe nuk ndalon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhet nga institucione bankare ose jobankare të licencuara nga BQK

“Më tej u sqarua se Rregullorja në fjalë nuk kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk ndalon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK. Gjithashtu, u diskutua për mundësitë ekzistuese dhe qasjen në financa përmes kanaleve të ndryshime financiare të licencuara për operim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.Në linjë me këto ndryshime, u diskutua për nevojën për një komunikim sa më efektiv dhe të fokusuar lidhur me efektet e mundshme dhe kufizimet e kësaj Rregulloreje, si dhe mundësitë ekzistuese ligjore për qasje në shërbime të sigurta financiare. Për këtë, BQK-ja u zotua se do të vazhdojë me aktivitete informuese dhe sensibilizuese të përshtatshme dhe efektive për publikun”, thuhet në komunikatën e BQK.

Më optimist për këtë çështje ka qenë Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti. Ai i ka porositur serbët e Kosovës që të mos frikësohen për ‘ndalesën’ e dinarit pasi, sipas tij, do të gjendet një zgjidhje. “Sa për qytetarët, që të mos kenë frikë, jam i sigurt se do të gjejmë një mënyrë, ndoshta duke i bërë pagesat përmes Bankës Qendrore të Kosovës, të cilat automatikisht do të konvertohen( në euro), në momentin që kryhen pagesat dhe me këtë ndoshta thjesht do të kursejnë me provizionet në këmbimore”, ka theksuar Ministri./Gazeta Express

banka qendrore e kosoves

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës