LIVE UPDATES
Bota

Akuzat për senatorin Bob Menendez, VOA: Nëse gjendet fajtor mund të dënohet me 45 viet burg

Senatori demokrat nga Nju Xhersi, Bob Menendez, përballet me një sërë akuzash federale, ndër të tjera se mori rryshfet, që përmes ndikimit të tij të përfitonin tre sipërmarrës dhe qeveria e Egjiptit, si dhe ndihmoi për zgjidhjen e problemeve ligjore të bashkëpunëtorëve të bashkëshortes së tij.

25 Shtator 2023, 17:50 Nga I.A
Akuzat për senatorin Bob Menendez, VOA: Nëse gjendet fajtor mund
Bob Menendez

SHBA- Akuzat për rryshfet dhe konspiracion rrezikojnë të ardhmen politike të njërit prej senatorëve më me ndikim të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa vetë senatori i mohon me forcë akuzat, ekspertët thonë se akuzat janë serioze dhe dëshmojnë për funksionimin e një sistemi të fortë gjyqësor në Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq në shtetin e senatorit, në Nju Xhersi, banorët nuk shprehen të befasuar.

Senatori demokrat nga Nju Xhersi, Bob Menendez, përballet me një sërë akuzash federale, ndër të tjera se mori rryshfet, që përmes ndikimit të tij të përfitonin tre sipërmarrës dhe qeveria e Egjiptit, si dhe ndihmoi për zgjidhjen e problemeve ligjore të bashkëpunëtorëve të bashkëshortes së tij.

"Agjentët e FBI-së kryen kontroll tek banesa dhe tek banka ku ruanin objektet në kasafortë Senatori Menendez dhe Nadine Menendez në Nju Xhersi. Në dollapët e rrobave, ata zbuluan rreth 500 mijë dollarë të futur në zarfa. Disa nga paratë ishin të futura nëpër xhepat e rrobave të senatorit. Dhe kjo nuk është e gjitha. Agjentët zbuluan edhe sasi të mëdha floriri", njoftoi Damian Williams, prokuror i distriktit jugor të Nju Jorkut.

Senatori Menendez ishte përballur edhe më parë me akuza për korrupsion në vitin 2017, por prokurorët nuk e vazhduan çështjen, pasi juria në gjyqin kundër tij, nuk arriti të merrte një vendim nëse ai ishte fajtor, apo jo.

Senatori i ka mohuar me forcë akuzat e reja, por kjo nuk ka befasuar aspak banorët e Nju Xhersit.

"Nuk befasohem. Shumë veprime të paligjshme dhe është e përfshirë edhe e shoqja. Dhe kjo është hera e dytë që akuzohet për korrupsion", thotë Liz Batan, banore e Nju Xhersit.

"Aspak i befasuar. Pasi ja hodhi njëherë, përse të mos e bënte prapë? Është përqasje tipike prej politikani. Nëse nuk gjendesh ndonjëherë fajtor, është një ftesë që të vazhdosh veprimet që ke bërë", thotë Jack Sabulich.

Senatori thotë se akuzat janë një sulm politik ndaj karrierës së tij. Ai deklaroi se:

"Forca në prapaskenë janë përpjekur vazhdimisht ta heshtin zërin tim dhe të më bëjnë gropën politikisht. Kam besim se kjo çështje do të zgjidhet me sukses pasi të jenë paraqitur të gjitha faktet, dhe bashkëqytetarët e mi të Nju Xhersit do të shohin të vërtetën".

Megjithë mohimin e tij, ekspertët thonë se akuzat që i janë ngritur janë serioze.

"Është skemë klasike korrupsioni. Aktpadia ngre tre akuza të veçanta për konspiracion ndaj Senatorit Menendez. Të marra së bashku, Senatori Menendez përballet me një dënim maksimal prej 45 vitesh burgim", thotë ish-prokurori federal, Adam Kamenstein.

Ai shton megjithatë se edhe nëse gjendet fajtor, dënimi mund të mos rezultojë aq i ashpër.

"Gjykata ka hapësira të mëdha për ta përshtatur dënimin. Pra në fund të ditës, nëse gjendet fajtor, Senatori Menendez mund të dënohet me shumë më pak se 45 vite", thotë zoti Kamenstein.

Pas akuzave të ngritura javën e kaluar, senatori hoqi dorë nga roli drejtues në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ish-prokurori dhe tashmë profesori Bennett Gershman e konsideron ngritjen e akuzave ndaj një zyrtari të lartë amerikan aktualisht në detyrë, si një dëshmi për funksionimin e sistemit gjyqësor amerikan.

"Ndjesia ime është se sistemi ynë gjyqësor, sistemi ynë i zbatimit të ligjit, vazhdon të mbahet goxha i fortë. Mendoj se aktpadia për Menendezin tregon se megjithëse dikush mund të mendojë se është i plotfuqishëm dhe se nuk do të përballet ndonjëherë me pasojat e pandershmërisë dhe korrupsionit të tij, nuk do të jetë kështu. Nëse Menendez gjendet fajtor, kjo mund t'i ndodhë kujtdo, madje edhe një ish-presidenti", thotë zoti Gershman, profesor i juridikut në Universitetin Pace.

Ekspertët thonë se mund të jetë e vështirë për Senatorin Menendez të mbijetojë politikisht pas akuzave të ngritura. Vetëm pak orë pasi u njoftuan akuzat, Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy, i bëri thirrje kolegut të tij demokrat të jepte dorëheqjen.

Marrë nga VOA

bob menendez

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet