LIVE UPDATES
Bota

Akuza e Nikaraguas: Gjermania jep "ndihmë për gjenocid"

Konventa për mbrojtjen nga gjenocidi dhe dënimin e gjenocidit është një nga instrumentet që u krijuan nga OKB pas Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit.

8 Prill 2024, 11:58 Nga M.B
Akuza e Nikaraguas: Gjermania jep "ndihmë për gjenocid"
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, pamje nga seanca që trajton politikën e pushtimit të Izraelit në Rripin e Gazës, 19 shkurt 2024

HAGË- Më 1 Mars Nikaragua ngriti akuzë kundër Gjermanisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Gjermania ndër të tjera akuzohet, se me mbështetjen e saj të pakufizuar për Izraelin, përfshirë edhe furnizimet me armë, "nuk ka përmbushur detyrimin e saj, të pengojë gjenocidin ndaj popullit palestinez." Me këtë Gjermania me shkelje të konventës kundër gjenocidit "ka kontribuar në kryerjen e gjenocidit". Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka vendosur dy ditë për trajtimin e çështjes, (8-9 Prill), ku si Nikaragua edhe Gjermania kanë një ditë në dispozicion për të paraqitur gojarisht argumentet e tyre. Vendimi pritet brenda disa javësh.

"Ne e vlerësojme Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe do të marrim pjesë patjetër në proces dhe do të mbrohemi", ka thënë Christian Wagner, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane, pas bërjes publike të akuzës së Nikaraguas. "Por ne duam të themi qartë, se këtë akuzë që ngre Nikaragua kundër nesh, natyrisht që e hedhim poshtë."

Cila është Konventa e OKB-së kundër gjenocidit?

Konventa për mbrojtjen nga gjenocidi dhe dënimin e gjenocidit është një nga instrumentet që u krijuan nga OKB pas Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit. Marrëveshja e vitit 1948 nga Kombet e Bashkuara synon të bëjë realitet mësimin "kurrë më" pas mizorive të nazizmit, shfarosjen sistematike të gjashtë milionë hebrenjve dhe miliona njerëzve të tjerë nga Gjermania hitleriane. Një premtim ky që mizori të tilla të mos ndodhin kurrë më në të ardhmen. Pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, ky premtim u shndërrua në parullën "kurrë më është tani", në shenjë solidariteti me komunitetin hebraik. Hamasi kategorizohet nga Izraeli, SHBA, Gjermania e vendet anëtare si organizatë terroriste.

Përmes përcaktimit të një kuadri ligjor, konventa e OKB-së do duhej të pengonte çdo lloj gjenocidi. Megjithatë në dekadat e kaluara janë kryer një seri krimesh të rënda kundër njerëzimit. Gjermania dhe Izraeli janë dy nga më shumë se 150 vende që e kanë nënshkruar konventën. Edhe Nikaragua amerikano-qendrore. Të gjithë ato vende që kanë nënshkruar konventën janë të detyruara të respektojnë konventën dhe kanë të drejtë të ngrenë akuzë formale, nëse besojnë, se një vend tjetër e shkel këtë konventë.

Nikaragua këtë e bëri në fillim të marsit. Gjykatës i kërkohet të marrë "përkohësisht masa kundër Gjermanisë", që sipas akuzës përfshijnë ndërprerjen e ndihmës për Izraelin, "sidomos të ndihmës ushtarake, përfshirë edhe armatimet, nëse këto ndihma mund të përdoren për shkeljen e konventës kundër gjenocidit".

Përkufizimi i "gjenocidit"

Që nga sulmi terrorist i Hamasit më 7 tetor, ku sipas të dhënave izraelite janë vrarë rreth 1200 vetë, mes tyre 850 civilë, ushtria izraelite ka pushtuar Rripin e Gazës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, numri i viktimave në rajon ka kaluar 32.000 vetët. OKB dhe organizata të të drejtave të njeriut i kanë akuzuar forcat e armatosura izraelite për sulme pa dallim kundër civilëve. Madje edhe aleatë të Izraelit, SHBA e kritikojnë numrin e viktimave civile si shumë të lartë.

Por nëse bëhet fjalë për "gjenocid" nga ana e Izraelit, kjo është çështje e konceptimit juridik. Në një vendim në janar në lidhje me akuzën e Afrikës Jugore kundër Izraelit, Gjykata Ndërkombëtare ka përcaktuar se "të paktën disa nga pretendimet e ngritura nga Afrika Jugore në lidhje me veprimet apo mosmarrjen e masave nga Izraeli në Gaza përkojnë me përkufizimet e konventës." Në një deklaratë tjetër më 28 Mars gjykata shtoi kërkesën ndaj Izraelit, të raportojë para gjykatës se si i përmbush detyrimet e tij për të drejtën ndërkombëtare. Gjermania është pozicionuar aty si mbrojtëse e Izraelit.

Efekte të mundshme të akuzës së Nikaraguas

Akuza e Nikaraguas mbështetet në procedurën afrikano-jugore dhe mund të jetë një argument ligjor, që vendimi i janarit të përmbajë detyrime të caktuara edhe për shtete të treta, si Gjermania. "Këto çështje janë në një masë të madhe të paqarta juridikisht. Rasti i Nikaraguas ndodhet para pengesave serioze", komenton Michael Becker, profesor-asistent për normat ligjore të së drejtës ndërkombëtare të njeriut në Trinity College Dublin për Deutsche Wellen.

Një problem i Nikaraguas është që fajëson Izraelin për gjenocid, por pa qenë Izraeli pjesë e procesit ligjor. Për të arritur një vendim kundër Gjermanisë "për Nikaraguan do të jetë e rëndësishme të provojë, se disa nga detyrimet e Gjermanisë nuk varen prej asaj, nëse Izraeli e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare", thekson Becker. Për këtë mjafton rreziku serioz për shkelje të tillë.

"E drejta ndërkombëtare do të përfitonte nga sqarimi i masave, që një shtet duhet të marrë, për të respektuar detyrime të tilla", mendon Becker. "Pretendimet e Nikaraguas kundër Gjermanisë paraqesin një rast konkret, në të cilin këto çështje mund të konsultohen."

Parimisht të gjitha shtetet nënshkruese të konventës kanë të drejtë të dalin para Gjykatës Ndërkombëtare. Por Nikaragua është "qartësisht një diktaturë", thotë Sophia Hoffmann, studiese për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Erfurtit. "Ndryshe nga Afrika Jugore, që nuk është vetëm demokraci, por që ka pas vetes një narrativ të suksesshëm pozitiv." Me fjalë të tjera: Afrika Jugore është më e besueshme në skenën botërore, sepse ka arritur vetë të shfuqizojë një regim apartajdi në vitet 90-të dhe ka arritur kalimin në një demokraci. Indeksi për Demokracinë "Economist Intelligence Democracy Index" e klasifikon Afrikën Jugore në vendin e 47-të si demokraci me defekte, krahasuar me SHBA apo Izraelin. Nikaragua qëndron në vendin e 143, në një grup me regjime "autoritare" dhe vetëm një vend para Rusisë.

Nga viti 2007 Daniel Ortega qeveris si president në Nikaragua. Partia e tij, FSLN në vitin 2014 ia doli të bëjë një reformë kushtetuese që e heq kufizimin kohor të mandatit të presidentit. Megjithatë "natyrisht ekziston e drejta e rëndësishme legjitime", thotë Hoffmann, "rregullat vlejnë për të gjithë". Gjermania këtu "në një farë mënyre sillet me dy standarde,  nga njëra anë të mbështesë të drejtën ndërkombëtare, kur shikon se çfarë ndodh në Ukrainë, dhe nga ana tjetër kur vjen puna tek aleatë të rëndësishëm politikë e mbyll një sy."

Gjermania në fokus

Gjermania nuk është e vetmja aleate e Izraelit, por një nga më të rëndësishmit. Sioas Institutit të Studimeve të Paqes, SIPRI, Gjermania pas SHBA-së është furnizuesi më i madh i dytë me armë i Izraelit nga vitet 2019-2023. Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor qeveria gjermane dha dritë të gjelbër për furnizime të tjera me armë. "Përfytyrimi që armët gjermane kontribuojnë në vdekjen e shumë, shumë civilëve, mijëra civilëve, grave fëmijëve, është i tmerrshëm", thotë Hoffmann.

Para dorëzimit të akuzës, Nikaragua dërgoi disa nota diplomatike në vendet perëndimore, edhe në Gjermani. Këto vende mbështesin Izraelin ose i kanë ndërprerë ndihmat për organizatën e OKB-së për Refugjatët Palestinezë, UNRWA, pasi Izraeli bëri të ditur, se punonjës të organizatës janë përfshirë në sulmin terrorist të 7 tetorit. UNRWA i largoi nga puna këta punonjës.

Fushata diplomatike me sa duket ka pasur efekt: disa vende për shkak të keqësimit të gjendjes humanitare në Gaza e kanë ndërprerë shitjen e armëve ose kanë vënë sërish mjete financiare në dispozicion për organizatën e OKB-së për palestinezët. Gjermania mbeti megjithatë tek politika e saj. Pagesat gjermane për UNRWA-n vetëm së fundmi janë aktivizuar sërish, megjithatë jo si ndihmë direkte për Gazën, sepse ende vazhdojnë hetimet e autoriteteve izraelite.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nuk ka mjete në dorë për të bërë që vendimet e saj të zbatohen, por ajo mund të rrisë presionin politik dhe publik ndaj qeverive. Pavarësisht pasojave konkrete të vendimit të gjykatës, Gjermania ndodhet në dilemë: Identiteti i saj pas luftës i ka rrënjët në respektimin e parimeve universale të së drejtës ndërkombëtare, që në pjesën më të madhe u krijuan pas krimeve naziste, pra kanë si sfond vetë historinë gjermane./ DW

nikaragua gjermania

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet