LIVE UPDATES
Bota

"Ajo është një grua fantastike që e pushtoi Evropën"/ Meloni takim me Trump në Florida, çfarë u diskutua mes liderëve

Dyshja e liderëve, së bashku me disa anëtarë të mundshëm të administratës së ardhshme Trump, duke përfshirë të zgjedhurin për Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe të zgjedhur Thesarin, Scott Bessent, më pas shikuan premierën e dokumentarit të titulluar, "Eastman Dilema".

5 Janar 2025, 15:31 Nga r.ll
"Ajo është një grua fantastike që e pushtoi
donald trump, giorgia meloni

SHBA- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar ditën e djeshme një takim jozyrtar me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump. Vizita e Melonit në klubin e golfit të Trump në Mar-a-Lago në Florida, vjen pak ditë para se kryeministrja italiane të presë Presidentin Biden për një vizitë zyrtare në Itali dhe Vatikan nga data 9 deri më 12 janar.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Trump i cili darkoi me Melonin në Mar-a-Lago, e cilësoi atë si "një grua fantastike", duke shtuar se "ajo me të vërtetë e ka pushtuar Evropën dhe gjithë të tjerët".

Dyshja e liderëve, së bashku me disa anëtarë të mundshëm të administratës së ardhshme Trump, duke përfshirë të zgjedhurin për Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe të zgjedhur Thesarin, Scott Bessent, më pas shikuan premierën e dokumentarit të titulluar, "Eastman Dilema".

Meloni dhe Trump kanë shprehur vlerësime të ndërsjella në të kaluarën dhe udhëtimi i saj është një nga vizitat e para të një lideri të huaj në pronën e presidentit të zgjedhur në Florida që nga fitorja e tij në zgjedhjet e nëntorit. Takimi përforcon shpresat e mbështetësve të Meloni se kryeministrja konservatore italiane do të bëhet aleate e Trump në Evropë.

Pjesa më e madhe e këtij roli do të përfshinte ndërmjetësimin e tensioneve midis liderëve të tjerë evropianë dhe Trump, i cili ka kërcënuar të nisë një luftë tregtare me kontinentin, si dhe të reduktojë mbështetjen amerikane për disa vende të NATO-s dhe për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

Axhenda e takimit ishte e paqartë, por pritej që të dy liderët të diskutonin edhe mbi ndalimin në Iran të gazetares së njohur italiane, Cecilia Sala. Kjo ndodhi pak ditë pasi Italia arrestoi, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, një iranian të dyshuar për sigurimin e komponentëve të dronëve për Gardën Revolucionare të Iranit. Në takim raportohet të jetë diskutuar dhe për çështje të tjera që lidhen me Italinë si tarifat dhe lufta në Ukrainë.

Meloni gjithashtu ka një marrëdhënie të mirë me Elon Musk, njeriun më të pasur në botë dhe një këshilltar i ngushtë i presidentit të zgjedhur, gjë që mbështetësit e saj shpresojnë se do të forcojë pozitën e saj ndërkombëtare sapo Trump të bëhet president.

Nga fitorja në zgjedhjet dhe deri më tani, Trump ka mirëpritur në Mar-a-Lago kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, një kampion i "demokracisë joliberale", si dhe presidentin e krahut të djathtë të Argjentinës, Javier Milei. Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau u bë lideri i parë i Grupit të Shtatë që vizitoi Trump në Florida që nga zgjedhjet, pas një kërcënimi për të vendosur tarifa ndaj Kanadasë.

giorgia meloni donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet