Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky uranium u gjet në centralin për pasurim të uraniumit Fordov, thuhet në një raport të agjencisë për energji bërthamore të Kombeve të Bashkuara, të cilin e ka parë Reuters.
SHBA- Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, për të ditën e dytë me radhë mbajti bisedime në Iran me qëllim që të nxisë këtë shtet të bashkëpunojë lidhur me gjetjen e disa copëzave të uraniumit në një uzinë bërthamore. Grossi, që arriti në Teheran të premten, u takua për të dytën herë me kreun e Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, IRNA.
Vizita u realizua lidhur me zbulimin e origjinës së copëzave të uraniumit që u gjetën e të cilat kishin 83.7 për qind pastërti. Ky nivel i pastërtisë është shumë afër përqindjes që kërkohet për të krijuar armë bërthamore. Ky uranium u gjet në centralin për pasurim të uraniumit Fordov, thuhet në një raport të agjencisë për energji bërthamore të Kombeve të Bashkuara, të cilin e ka parë Reuters.
“Çështja e monitorimit dhe performancës, statusi dhe aftësitë e industrisë bërthamore të Republikës Islamike janë qëllimi më i rëndësishëm në agjendën e agjencisë”, citohet të ketë thënë Eslami para takimit me Grossin të shtunën.
“Palët nuk kanë përmbushur zotimet e tyre” sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, prandaj Irani ka vendosur “të reduktojë zotimet e tij”, shtoi ai.
Sipas marrëveshjes të vitit 2015 të Iranit me gjashtë fuqi botërore, Teherani ka reduktuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Por, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione më 2018, duke nxitur Iranin që të niste shkeljen e kufizimeve të vendosura në marrëveshje. Eslami tha më herët gjatë javës se prodhimi i Republikës Islamike ishte në 60 për qind.
“Agjenda e këtyre takimeve vazhdon të përfshijë çështje të mbetura të mbrojtjes, por edhe mosmarrëveshje teknike dhe ligjore midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore”, tha ai të premten, pa dhënë më shumë detaje.
Agjencia e OKB-së për energji bërthamore ka kryer hetim lidhur me uraniumin e pasuruar në nivel të lartë dhe ka kërkuar nga Irani që të bashkëpunojë. Por, ky bashkëpunim nuk ka ndodhur dhe Grossi ka shpresuar se takimi me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, do të mund të ndihmojë në këtë drejtim.
Marrë nga REL
treni GREQIA- Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar operacionet pas aksidentit më të rëndë me trena në Greqi, por operacionet...
Evgjeni Micka GREQI- Avokati i familjes së Evgjeni Mickës, 23-vjeças shqiptare e cila humbi jetën tragjikisht në aksidentin e fr...
Aksidenti në Greqi GREQI- Avokati i një prej viktimave të tragjedisë hekurudhore në Greqi ka zbardhur disa detaje që the...
trenat GREQI- Tragjedia e përplasjes së trenave në Greqi ka lënë gjithë vendin në zi. Sot ka ardhur një reagim nga ...
Sergei Lavrov RUSI- Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka zhvilluar një konferencë ndërkombëtare në Indi. G...
Luftime në Bakhmut UKRAINË- Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në rajonin e Bakhmutit në Ukrainë. Mediat e huaja ra...
Tërmet ZELANDA E RE- Një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur mëngjesin e sotëm rajonin e Ishujve Kermadec në Zeland&...
Joe Biden SHBA- Një ind i lëkurës i hequr nga gjoksi i presidentit Joe Biden muajin e kaluar ishte karcinoma e qelizave bazale, n...
Aksidenti i trenave në Greqi GREQI- Vetëm 25 persona arritën të mbijetonin nga aksidenti tragjik hekurudhor në Gre...
Thijs Reuten KOSOVË- Eurodeputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, i ka dërguar një pyetje Komisionit Evropian (KE) p&eum...