Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vizita është pjesë e përkushtimit ‘të hekurt’ të Shteteve të Bashkuara për të treguar gatishmërinë e aleancës ushtarake mes Seulit dhe Uashingtonit kundër Koresë së Veriut, sipas marinës së Seulit. Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore është pjesë e grupit luftarak “Carrier Strike Group One”, që përfshin edhe anijet luftarake “USS Princeton” dhe “USS Sterett”.
KORE- Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Carl Vinson” mbërriti në portin e qytetit koreano jugor, Busan të dielën në një demonstrim force ndaj Koresë së Veriut, njoftoi marina e Koresë së Jugut. Kjo është aeroplanmbajtësja e parë amerikane që arrin në një port të Koresë së Jugut, që nga fillimi i mandatit të dytë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në janar.
Vizita është pjesë e përkushtimit ‘të hekurt’ të Shteteve të Bashkuara për të treguar gatishmërinë e aleancës ushtarake mes Seulit dhe Uashingtonit kundër Koresë së Veriut, sipas marinës së Seulit. Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore është pjesë e grupit luftarak “Carrier Strike Group One”, që përfshin edhe anijet luftarake “USS Princeton” dhe “USS Sterett”.
“Është e qartë se prania jonë këtu në Busan tregon aleancën e fortë mes Republikës së Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara dhe mundësinë tonë për të trajnuar dhe vepruar së bashku me aleatët tanë”, tha të hënën Michael S. Wosje komandanti i grupit luftarak.
“Çdo mundësi që kemi për të lundruar së bashku dhe për të fluturuar së bashku na bën më të fortë”, shtoi komandanti Wosje ndërsa fliste për mediat.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, mbikëqyri muajin e kaluar një lëshim testues të raketave nga anijet dhe urdhëroi gjendjen e gatishmërisë së plotë për të përdorur armët bërthamore, sipas mediave shtetërore.
Kjo shënon herën e parë që një aeroplanmbajtëse amerikane ka shkuar në Kore të Jugut që nga qershori, kur aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërriti në Busan për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake.
Aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson” vizitoi për herë të fundit Busanin në nëntor të vitit 2023.
Pheniani rregullisht ka dënuar vendosjen e mjeteve të tilla ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Korenë e Jugut. Presidenti Trump mbajti një takim të paprecedentë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim gjatë mandatit të tij të parë.
Presidenti amerikan ka thënë se do të kontaktojë përsëri homologun koreano-verior Kim, megjithëse media shtetërore e Koresë komuniste nuk e ka komentuar këtë sugjerim dhe ka vazhduar të dënojë atë që e sheh si kërcënim të madh për sigurinë të paraqitur nga Uashingtoni dhe aleatët e tij./VOA
Vatikan - Buletini Mjekësor i Mbrëmjes bëri me dije gjendjen shëndetësore të Papa Franceskut. Sipas Buletinit, Ati i Shenjt...
pamje nga vendngjarja BARCELONË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Barcelonë, ku si pasojë rreth 50 ...
SHBA - Imazhi i Donald Trump duke çaluar ka shkaktuar shqetësim të madh dhe shumë spekulime në rrjetet sociale, ku shumë ...
pamje nga vendngjarja GJERMANI- Pamje të rënda janë publikaur nga aksidenti tragjik që ndodhi këtë të hënë n&e...
Izrael - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu foli ditën e sotme në Knesset, gjatë një seance të trazuar të parlamentit izr...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është drejtuar sërish me tone të ashpra homologut t&...
foto ilustruese LONDËR- Udhëheqësit evropianë u takuan në Londër të dielën për të diskutuar luftën U...
volodymyr zelenskyy BRITANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është kthyer në Kiev pas tre ditësh të furishme, të...
alar karis ESTONI- Presidenti i Estonisë Alar Karis shpreson që diskutimet mes liderëve evropianë të vazhdojnë dhe se Evropa ...
Foto ilustruese MEKSIKË- Ndërsa disa i janë rikthyer kërcimit në rrugë, jeta e banorëve të tjerë të preku...