LIVE UPDATES
Bota

Administrata e presidentit Biden forcon politikën për lirimin e pengjeve

Shtëpia e Bardhë përballet me presion të vazhdueshëm nga më shumë se 60 familje amerikane, të afërmit e të cilëve mbahen peng jashtë vendit, duke përfshirë një rast, familja e të cilit po shënon 10 vjet pa e parë.

19 Gusht 2022, 22:56 Nga I.A
Administrata e presidentit Biden forcon politikën për lirimin e
Debra Tice

SHBA- Negociatat për lirimin apo këmbimin e pengjeve janë një provë delikate në diplomaci dhe trajtohen në nivelet më të larta të qeverisë amerikane. Kohët e fundit administrata e presidentit Biden sqaroi qëndrimin e saj për këtë çështje - por a vjen kjo në kohë për lirimin e disa pengjeve të profilit të lartë të mbajtur jashtë vendit? Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton nga Uashingtoni.

Shtëpia e Bardhë përballet me presion të vazhdueshëm nga më shumë se 60 familje amerikane, të afërmit e të cilëve mbahen peng jashtë vendit, duke përfshirë një rast, familja e të cilit po shënon 10 vjet pa e parë.

Austin Tice është zhdukur në Siri që nga gushti i vitit 2012 – kohëzgjatja më e madhe për një gazetar amerikan. Qeveria e Sirisë mohon ta mbajë atë si peng, gjë që Departamenti i Shtetit e hedh poshtë.

“Ne besojmë edhe sot e kësaj dite se Siria ka ende fuqinë për të liruar Austin Tice. Kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje regjimit sirian që ta bëjë këtë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Por situatat e pengjeve janë rrallë herë të thjeshta dhe shpesh diskutohen në nivelet më të larta të qeverisë. Në fillim të këtij viti, administrata e Presidentit Joe Biden mbikëqyri një shkëmbim të të burgosurve për lirimin e Trevor Reed-it, një ish-marins i mbajtur në Rusi që nga viti 2019.

Muajin e kaluar, pasi ylli i basketbollit Brittney Griner doli para një gjykatë ruse nën akuzat për drogë, administrata ndryshoi politikën e saj të pengjeve, duke lejuar agjencitë të vendosin sanksione dhe ndalime vizash si ndaj aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë që po mbajnë amerikanët.

Ata që bëjnë fushatë për të liruar zotin Tice i mirëpritën këto ndryshime dhe po i bëjnë thirrje presidentit Biden të veprojë.

Drejtuesi i këtyre përpjekjeve i tha Zërit të Amerikës se qeveria siriane, në një takim të vitit 2020 me zyrtarë amerikanë, tregoi se kërkon pakësimin e trupave amerikane në Siri, lehtësimin e sanksioneve dhe angazhimin e kufizuar diplomatik të Uashingtonit në Damask.

“Ajo që duhet të ndodhë tani është të vihet në tryezë një ofertë dhe janë Shtetet e Bashkuara ato që duhet ta bëjnë këtë veprim”, thotë Bill McCarren pjesë e ekipit për lirimin e gazetarit Austin Tice.

Por ata që kanë punuar në Shtëpinë e Bardhë thonë se durimi është thelbësor. Phillip Bobbitt, tani profesor i drejtësisë, punonte në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar të vitit 1981, teksa presidenti Ronald Reagan po bënte betimin dhe udhëheqësi suprem i Iranit liroi 52 pengje amerikane pas 444 ditësh.

“Presidenti duhet të ketë besim tek negociatorët e tij. Nëse ai përpiqet të shpejtojë kthimin e pengjeve me kërcënime më dramatike, apo me lëshime më dramatike, edhe nëse ia del mbanë, në rastin konkret, do t'i bënte gjërat më të vështira për Shtetet e Bashkuara, nëse merren pengje sërish në të ardhmen”.

Por për familjet, ky proces mund të jetë torturues – dhe prapë mund të dështojë. Diane Foley e mësoi këtë tetë vjet më parë.

Djali i saj James, një gazetar, ishte rrëmbyer nëntë muaj më parë në Siri nga një grup militantësh besnikë ndaj presidentit të Sirisë.

Më 19 gusht, rrëmbyesit publikuan një video rrëqethëse, ku shfaqej Foley. Atij i ishte prerë koka.

Nëna e gazetarit Foley tha se ajo i mirëpret ndryshimet që janë bërë qysh atëherë.

Ajo foli për Zërin e Amerikës ndërsa përgatitej të udhëtonte për në Virxhinia për dënimin e një prej personave të fajësuar për rrëmbimin dhe vrasjen e djalit të saj.

“Sigurisht që janë bërë përparime. Në vitin 2015, u krijua njësia për rikthimin e pengjeve, me një të dërguar special dhe të gjithë strukturën. Kur Jim-i u mor peng, nuk kishte asgjë të tillë. Pra, të paktën kemi njerëz përgjegjës për kthimin e amerikanëve. //Padyshim që ka një ndërgjegjësim të shtuar në nivelet më të larta të qeverisë sonë”.

Zoti McCarren argumenton se rruga e familjes Foley drejt drejtësisë tregon se qeveria amerikane nuk e ka të lehtë ndryshimin.

“Kjo nuk është një çështje e thjeshtë, ku, ose mund ta lirosh pengun, ose ta mbash personin përgjegjës përpara drejtësisë. Mund t'i bësh të dyja këto. Dhe kjo është ajo që mendoj se ngurtësia e politikës amerikane nuk e lejon”.

Por për familjet Griner, Whelan dhe dhjetëra amerikanëve të tjerë të mbajtur peng jashtë vendit - kërkesa për Shtëpinë e Bardhë është e vazhdueshme, e palëkundur dhe e thjeshtë: Sillini amerikanët në atdhe.

Marrë nga VOA

austin tice diane foley

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale