LIVE UPDATES
Bota

Abdixhiku: Zgjidhja për tensionet në veri, në koordinim me partnerët

Ai tha se vendi ka nevojë të bëjë përpara sëbashku me aleatët e vet, me synim arritjen e një marrëveshjeje finale që ka në thelb të saj njohjen reciproke.

18 Nëntor 2022, 21:09 Nga I.A
Abdixhiku: Zgjidhja për tensionet në veri, në koordinim me
Lumir Abdixhiku

SHBA- Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, tha se përqëndrimi tek çështje teknike apo me rëndësisë më të vogël, përballë nevojës për një marrëveshje me Serbine, nuk është në favor të interesave të vendit dhe atyre euro-atlantike. Zoti Abdixhiku i bëri komentet ndërsa ndodhet për një vizitë në SHBA. Ai tha se vendi ka nevojë të bëjë përpara sëbashku me aleatët e vet, me synim arritjen e një marrëveshjeje finale që ka në thelb të saj njohjen reciproke. Me zotin Abdixhiku bisedoi gazetarja e Zërit të Amerikës Menada Zaimi.

Zëri i Amerikës: Zoti Abdixhiku, ajo që po ndodh sot në Kosovë dhe në veri të saj rrezikon që të përshkallëzohet edhe më tej, duke filluar nga dita e hënë, kur nis dhe zbatimi i fazës tjetër lidhur me vendimit mbi targat, ai i vendosjes së gjobave. Ka një përpjekje nga Bashkimi Evropian për të ulur në një takim zotin Kurti dhe zotin Vuçiç. Nuk është ende e qartë data nëse ky takim do të ndodhë nesër, gjatë funjavës apo të hënën. Si parashikoni ju, si mund të zgjidhet situata dhe si mund të shmanget tensioni atje?

Lumir Abdixhiku: Tani ne besojmë se janë dy çështje që Kosova duhet t’i ketë parasysh dhe ajo më e rëndësishmja ka të bëjë me stabilitetin brenda territorit të vet, pra brenda Republikës së Kosovës. Është esenciale që në kohë të zhvillimeve të ndryshme të sigurisë në kontinent, Kosova të mos bëhet vatër e provokimeve të Serbisë që më pas do të prodhonin situata të paparashikueshme, por që në këtë fazë për Kosovën është e rëndësishme që të ketë koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar me theks të veçantë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tjerë evropianë. Prandaj, besoj që çdo vonesë në këtë koordinim të ngushtë lë hapësirë edhe për destabilizim të vendit edhe për situata të paparashikueshme, por mbi të gjitha lë gjurmë të pariparueshme të marrëdhënieve që Kosova do t’i ketë me aleatët e vet. Çështja e dytë që Kosova duhet ta ketë parasysh ka të bëjë me shmangien e “status quo-së” në marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë në dialog. Çdo vonesë e Kosovës, pra çdo marrje me çështje teknike me çështje të rëndësisë më të vogël, nuk është në favor të Republikës së Kosovës dhe interesave tona euro-atlantike. Ne kemi nevojë për përkushtim në dialog, kemi nevojë për guxim politik, për ecje të përbashkët me aleatët tanë dhe për kërkimin e marrëveshjes finale që ka njohjen reciproke në thelb të saj.

Zëri i Amerikës: Zoti Abdixhiku aleatët kanë kërkuar që vendimi për targat të shtyhet me 10 muaj. Qeveria nga ana tjetër thotë se nuk ka qartësi se çfarë do të ndodhte gjatë kësaj periudhe. Për çfarë do të shërbenin këto 10 muaj. Çfarë duhet të ndodhte sipas jush?

Lumir Abdixhiku: Këto diskutime duhet t’i bëni me aleatët tanë. Kosova duhet të shmangë çdo përfundim që duhet të zgjedhë mes ligjshmërisë dhe aleatëve të vet. Një qeveri që sjell popullin e Kosovës të zgjedhë mes ligjshmërisë në territorin e vendit dhe aleatëve të vet që në fillim ka bërë zgjedhje të gabuar pasi ne s’mund të ecim as pa aleatë e as pa ligjshmëri. Pra, aleanca dhe koordinimi me partnerët tanë, bëhet në shërbim të vënies së ligjshmërisë. Asnjë zë publik ose ndërkombëtar nuk po i kërkon të bëjë ndryshe për të vendosur ligjshmërinë në gjithë territorin e vet, por në periudhën e tanishme është jetike që Kosova të mos bëhet pjesë e grackës destabilizuese në rajon nisur padyshim nga Beogradi dhe më pas të krijojmë një situatë të re nga e cila s’mund të dalim. Momentalisht, dorëheqja e komunitetit minoritar në Kosovë nga institucionet e Republikës lë vakuum ekzekutiv në vend dhe edhe më pak deklarata shqetësuese ndaj pozicionit tonë lë një gjurmë që më pas bëhet vështirë e riparueshme. Këtë e kemi vërejtur dhe po e vërejmë në komunikimin tonë publik me aleatë gjithandej, edhe këtu në Shtetet e Bashkuara edhe në Evropë.

Zëri i Amerikës: Si e shikoni ndërkohë vendimin e Presidentes së Kosovës e cila caktoi datën e zgjedhjeve në 18 dhjetor, zgjedhje të parakohshme në komunat në veri duke patur parasysh situatën që paraqitet atje. Lista Serbe e ka bërë të qartë, nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ata dje shkuan në kuvend, morën teknikisht dhe me një qasje strategje sikurse thanë mandatet e deputetit, u betuan, lanë sallën. A mund të zhvillohen zgjedhje në këto kushte atje?

Lumir Abdixhiku: Tani ne kemi marrë pjesë në procesin konsultativ si parti me presidenten e vendit sepse ne konsiderojmë që proceset janë të parapara brenda kornizës të rregullimit kushtetues të Kosovës, nga e cila kornizë konsiderohet se LDK-ja nuk mund të dalë ashtu si asnjë faktor politik, por tani këto janë teknikalitete, janë çështje me më pak rëndësi. Çështja e madhe e rëndësishme është stabiliteti politik në Kosovë, aleancat strategjike që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fokusimi në marrëveshjen finale që ka njohje në vend. Por derisa merremi me çështje teknike, Kosova futet në axhendën e Serbisë, që është ta zgjasë sa më tepër procesin e dialogut, të krijojë temat të rëndësive të ndryshme, qoftë nga tabelat, qoftë nga liçensat, qoftë nga dokumente të tjera që janë të rëndësishme përsa i përket ligjshmërisë por që s’duhet të eklipsojnë fotografinë e madhe, elefantin në dhomë që është marrëveshja finale rreth njohjes. Kemi zhvillime të reja politike në kontinent, kemi momentin tonë të mirë që Kosova duhet ta shfrytëzojë, ka çdo arsye që të ketë aleancë të shëndoshë në këtë shfrytëzim të rrugëtimit të vet, prandaj të tëra çfarë duhet tani është vendimmarrje politike që këtë mundësi të rrallë historike që ka Kosova ta shfrytëzojë me maturi dhe mençuri. Në historinë tonë të 30 viteve të shkuara momente të tilla historike kanë prodhuar rezultate të mira për vendin tonë sa herë që kemi ecur bashkë me mençuri dhe maturi me aleatët tanë por duke mbrojtur interesat sovrane të popullit shqiptar në Kosovë dhe të shumicës e pakicave të tjera të vendit

Zëri i Amerikës: Zoti Abdixhiku duket sikur situata në veri të Kosovës, e krijuar për atë që ju thatë se është një çështje teknike, pra ajo e targave ka lënë jashtë qendrës së vëmendjes problemet jetike me të cilat përballet sot Kosova. Vendi përballet me një krizë energjetike, rritje të kostos së jetesës për qytetarët. Shumë të rinj vazhdojnë të largohet nga Kosova dhe kjo nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë aktuale, është përgjegjësi edhe e qeverive të mëparshme ku ka qënë edhe partia juaj. Si opozitë çfarë po bëni ju ndryshe për ta përqëndruar vëmendjen tek problemet me të cilat përballen sot qytetarët e Kosovës?

Lumir Abdixhiku: Ne jemi të interesuar të vëmë edhe stabilitet përsa i përket pikënisjes sonë strategjike si vend dhe jemi të interesuar edhe për të bërë progres ekonomik shoqëror politik në të gjitha fushat në të cilat ballafaqohen qytetarët tanë. Për ne është e rëndësishme çështja e sigurisë, si temë bazike me të cilën ballafaqohemi tani dhe hapja e dyerve në procesin euro-atlantik. Prandaj edhe në këtë vizitë unë këtu në Uashington ne kemi pasur tri kërkesa të qarta edhe në Departamentin e Shtetit edhe në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Kongres dhe në takimet tona të vazhdueshme. Këto kërkesa janë pak a shumë elementare përsa i përket sigurisë por janë shumë të domosdoshme përsa i përket jetës së Kosovës. E para ka të bëjë me ngritjen e nivelit bilateral të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA nëpërmjet nënshkrimit të kartës për partneritet strategjik, një kartë që Kosova nuk e ka me SHBA dhe shumë vende të tjera të rajonit e kanë, dhe brenda kësaj karte me bazë do të koordinojmë edhe punët e mbrojtjes edhe punët e avancimit ekonomik, kulturor dhe edukativ e kështu me radhë. E dyta ka qënë kërkesë në shndërrimin e Kampit të Bondstillit në kamp permanent në Kosovë dhe e treta ka qenë hapja e perspektivës për integrim në strukturën e sigurisë së Natos. Për Kosovën përveç çështjeve të integrimit brenda komunitetit evropian, jetike është që të ketë edhe integrim të sigurisë brenda aleancës strategjike të NATO-s. Tani po të kemi sigurinë do të fokusohemi edhe në probleme të tjera bazike të qytetarëve tanë, pra në krizën energjetike që po na vjen me një dimër të rëndë, në arsim, në shëndetësi, në ikjen masive të të rinjve, por në vizitën tonë në Uashington këto tema të brendshme të Kosovës nuk i kemi pasur në axhendë. Për neve këtu ka qenë axhenda e rrugëtimit historik që ka pasur tash e 33 vite që në thelb është ruajtja, mirëmbajtja dhe ecja e sigurtë në hapa të përbashkët me aleatin tonë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëri i Amerikës: Faleminderit zoti Abdixhiku për këtë intervistë për Zërin e Amerikës.

Lumir Abdixhiku: Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment t’ju falenderoj edhe juve. Për mua dhe për gjeneratën time kjo dritare informacioni ka qënë dritare e shpresës në periudha të vështira për Kosovën dhe popullin shqiptar. Ju po bëni një punë të jashtëzakonshme të mbajtjes, mbrojtjes së demokracisë dhe ju uroj e përgëzoj për punën e vazhdueshme që po e bëni.

Marrë nga VOA

lumir abdixhiku

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës