LIVE UPDATES
Bota

Takimi i Kurtit me Vuçiç, DASH shpreson për një marrëveshje Kosovë - Serbi në ditët në vijim

BE-ja ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për një takim në Bruksel në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës, të cilën zyrtarët evropianë kanë cilësuar më të rrezikshmen që nga viti 2013.

18 Nëntor 2022, 21:01 Nga I.A
Takimi i Kurtit me Vuçiç, DASH shpreson për një
DASH

SHBA- Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Kosova dhe Serbia “të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim me mbështetjen e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian”.

BE-ja ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për një takim në Bruksel në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës, të cilën zyrtarët evropianë kanë cilësuar më të rrezikshmen që nga viti 2013.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano nuk tha se kur mund të ndodhë takimi por shfaqi shpresën se ai duhet të ndodhë shumë shpejt. Pasditja e së dielës apo mëngjesi i së hënës janë përmendur si periudhë e mundshme e takimit.

Zoti Stano tha se synimi është gjetja e një zgjidhjeje evropiane.

Pikërisht ky është qëllimi, që t'i kemi ata në Bruksel për të diskutuar me ta për rrugëdaljen. Shpresojmë se do të mund të vijnë shumë shpejt në mënyrë që të mund të merremi me çështjet, siç ka thënë Josep Borrell, përpara datës 21 dhe jo më pas”, tha zoti Stano.

Ne po i mbështesim në mënyrë aktive këto përpjekje”, tha ndërkaq zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Aktualisht zyrtarët evropianë janë duke zhvilluar diskutime të dendura me të dyja palët për tejkalimin e situatës në veriun e Kosovës ku përfaqësuesit e serbëve braktisën institucionet e vendit, pasi autoritetet e Kosovës filluan me një nëntor zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Vendimi i qeverisë së Kosovës u mor me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për një shtyrje dhjetë muajshe.

Sipas vendimit të qeverisë nga 21 nëntori fillon periudha e gjobitjes së atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave, ndërsa përfaqësuesit e serbëve në veri kanë paralajmëruar rezistencë në rast të shqiptimit të gjobave.

Kjo ka ngritur shqetësimin e zyrtarëve perëndimorë të cilët thonë se situata është në prag të një krize tjetër dhe duhet gjetur një rrugëdalje përmes një qasjeje strukturore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten gjatë një vizite në Estoni se ditët në vijim do të shihet nëse do të kenë sukses negociatat e reja.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministren estoneze, Kaja Kallas, ai tha se Beogradi ka urdhëruar të gjithë serbët në veri të Kosovës të japin dorëheqje nga institucionet.

Jemi duke bërë çmos për të ruajtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë nga njëra anë, dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër. Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft destruktive, dhe në ditët në vijim do të shohim sa do të jemi të suksesshëm në këto negociata të reja”, tha kryeministri Kurti.

Në Prishtinë drejtori i organizatës Aktiv me seli në veriun e Mitrovicës, Miodrag Miliçeviç, tha se kriza në veriun e Kosovës e ka zhvendosur vëmendjen nga bisedimet politike dhe duhet të gjendet një zgjidhje apo model që do të jetë i pranueshëm dhe i zbatueshëm për tejkalimin e situatës në veri. Ai i bëri këto komente gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë – Serbi: Cila është rruga përpara?”

Është e qartë se nuk ka dialog, është e qartë se dialogu aktual po zhvillohet në fakt për të eliminuar krizën aktuale dhe për të gjetur një zgjidhje të përkohshme të konfliktit në veri. Në fakt ky është problem edhe për institucionet në Prishtinë dhe kërcënon më tej destabilizimin e situatës edhe brenda Kosovës”, tha ai.

Bashkimi Evropian ka paraqitur një propozim për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u bë i njohur si nisma franko-gjermane. Zyrtarët evropianë kanë thënë se të dyja palët nuk e kanë refuzuar propozimin.

Shefja e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila tha sot se propozimi evropian përmban dy procese për zgjidhjen e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Faza e parë është ajo e cila merret me të gjitha çështjet që kanë mbetur të hapura e natyrisht edhe me avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës por nuk e përmban njohjen reciproke. Faza e dytë është faza e cila tutje synon njohjen dhe normalizimin e plotë”, tha ajo.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se propozimi evropian është një bazë e vlefshme për diskutime të mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Marrë nga VOA

dash albin kurti aleksadër vuçiç

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës