Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Abazoviç do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 qershor
Në një postim në Twitter Abazoviç tha se Mali i Zi dhe Serbia duan të rivendosin marrëdhëniet dypalëshe që të ecin drejt rrugës europiane.
8 Qershor 2022, 16:43Nga d.a
Abazoviç dhe Vuçiç
MAQEDONIA E VERIUT- Gjatë Samitit të sotëm të Open Ballkan në Ohër, Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka njoftuar se do të vizitojë Serbinë zyrtarisht më 29 qershor.
Në një postim në Twitter Abazoviç tha se Mali i Zi dhe Serbia duan të rivendosin marrëdhëniet dypalëshe që të ecin drejt rrugës europiane.
"Mali i Zi dhe Serbia duan të rivendosin marrëdhëniet e tyre. Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe unë ramë dakord që të dy vendet janë të drejtuara nga njëri-tjetri dhe se së bashku ata duhet të krijojnë një të ardhme evropiane të bazuar në pajtim dhe bashkëpunim,"-shkroi ai.
Mal i Zi dhe Serbia kanë qenë pjesë e një konfderate e cila pushoi së ekzistuari më 3 qershor të 2006, ku pas një referendumi popullor 55,5% e malazezëve kërkuan pavarësinë. Më 28 qershor të atij viti Mal i Zi u bë anëtare e 192-të e Kombeve të Bashkuara ndërsa më 11 maj të 2007 ju bashkua Këshillit të Europës.