LIVE UPDATES
Bota

Ukraina zotohet se "mbrojtja heroike" e Donbasit do të vazhdojë

Ushtria ukrainase tha po ashtu se forcat ruse po përgatiten që të sulmojnë qytetin Slloviansk

8 Qershor 2022, 14:10 Nga DOSJA
Ukraina zotohet se "mbrojtja heroike" e Donbasit do të
Foto ilustruese

Rusia pretendon se forcat e saj kanë marrë kontrollin e plotë të lagjeve të banueshme në qytetin lindor ukrainas të Severodonjeckut, teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se “mbrojtja heroike” e Donbasit do të vazhdojë.

Qyteti strategjik i Severodonjeckut aktualisht është në fokusin e ofensivës ruse, teksa forcat e Kremlinit u zmbrapsën nga pjesë të tjera të Ukrainës, pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt.

Luftimet e ashpra në rrugë po zhvillohen që disa ditë, teksa situata në terren po ndryshon shpejt.

Rusia pretendoi të martën se zonat e banuara janë “çliruar plotësisht”, por forcat ukrainase ende kanë nën kontroll zonën industriale dhe vendbanimet përreth.

Zyrtarët ukrainas më pas thanë se Rusia nuk e ka nën kontroll qytetin, teksa presidenti Volodymyr Zelensky, u zotua se rezistenca do të vazhdojë.

“Mbrojtja absolutisht heroike e Donbasit do të vazhdojë”, tha ai gjatë një adresimi natën e së martës.

“Pushtuesit nuk e besonin se rezistenca e ushtrisë sonë do të jetë kaq e fortë”, shtoi ai.

Ndërkaq, guvernatori i Luhanskut, Sehiy Gaidai, tha të mërkurën se ushtria ukrainase ka gjasa që do të tërhiqet nga pozicionet në Severodonjeck.

“Luftimet po vazhdojnë dhe askush nuk po heq dorë nga qyteti edhe nëse ushtria jonë do të detyrohet të tërhiqet nga pozicionet e forta. Kjo nuk do të thotë se do të heqim dorë nga qyteti. Por, ka gjasa që forcat të detyrohen që të tërhiqen”, tha ai.

Qytetet e Severodonjeckut dhe Lisiçanskut, që ndahen nga një lumë, janë zonat e fundit nën kontrollin ukrainas në Luhansk, që së bashku me Donjeckun përbëjnë rajonin e Donbasit.

Pasi dështoi që të marrë Kievin, forcat ruse po tentojnë që të marrin Donbasin, që gjendet në lindje të Ukrainës.

Luftimet në Severodonjeck janë intensifikuar së fundmi dhe para disa ditësh dukej se forcat ruse ishin pranë marrjes së kontrollit, por forcat ukrainase kryen kundërsulme.

Ushtria ukrainase tha po ashtu se forcat ruse po përgatiten që të sulmojnë qytetin Slloviansk, afër 65 kilometra në perëndim të Severodonjeckut.

Nëse arrijnë të marrin këtë qytet, atëherë forcat ruse do të hapnin rrugën për në Kramatorsk, qytetit kryesor që është nën kontrollin ukrainas në rajonin e Donbasit.

Teksa pushtimi i paprovokuar rus në Ukrainë po vazhdon, Banka Botërore ka ulur parashikimet për rritjen globale në 2.9 për qind apo 1.2 pikë të përqindjes më pak sesa parashikimi i bërë në janar. Kjo ulje e parashikimit u tha se është bërë kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë.

Kombinimi i rritjes së dobët ekonomike dhe rritjes së çmimeve mund të shkaktojnë probleme për shumë shtete të varfra, të cilat ende nuk janë rikuperuar nga pandemia e koronavirusit, tha Banka Botërore.

“Për shumë vende, recesioni do të jetë i vështirë që të shmanget”, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

Banka Botërore njoftoi po ashtu se ka ndarë 1.5 miliard dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën, duke bërë që ndihma e përgjithshme deri më tani për Ukrainën të arrijë në më shumë se 4 miliardë dollarë.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë