LIVE UPDATES
Bota

A mund të ndalet hapi i Trumpit në garën republikane për president?

Ron DeSantis i ka dhënë fund garës për të fituar nominimin e republikanëve, dhe ka vendosur të përkrahë Trumpin, zgjedhjet fillestare do të jenë të parat që përballin kampin e Trumpit me atë të Nikki Haleyt.

22 Janar 2024, 14:55 Nga N.F

SHBA- Përpjekjet e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale, përballen me sfidë të madhe, të martën, kur votuesit në Nju Hempshër do të mbajnë zgjedhjet fillestare – rrethin e parë të zgjedhjeve. Meqë Ron DeSantis i ka dhënë fund garës për të fituar nominimin e republikanëve, dhe ka vendosur të përkrahë Trumpin, zgjedhjet fillestare do të jenë të parat që përballin kampin e Trumpit me atë të Nikki Haleyt.

Ish-presidenti amerikan i hyn garës pas një performance tejet të mirë në zgjedhjet brendapartiake të javës së kaluar në Ajova. Mirëpo, Nju Hempshër ka traditë më të moderuar politike dhe rregulla tjera, të cilat u mundësojnë edhe votuesve pa përkatësi politike, që të marrin pjesë në garë. Kandidatët e lidhur me Trumpin dhe fushatën e tij, kanë hasur vështirësi në këtë shtet, në të kaluarën.

Haley, ish-ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara dhe ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, shpreson të përfitojë prej çdo boshllëku, sidomos tani që është kandidatja e vetme e madhe në zgjedhjet fillestare, që synon të mposhtë Trumpin. DeSantis, edhe para se t’i jepte fund garës, nuk kishte shpresa për Nju Hempshërin, duke u fokusuar në zgjedhjet fillestare të Karolinës së Jugut, që do të mbahen më 24 shkurt.

Mirëpo ai ka përkrahës edhe në Nju Hempshër, të cilët tani e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Një fitore e Haleyt do ta bënte garën më konkurruese, duke marrë parasysh dominimin e Trumpit. Megjithatë, një fitore e re e Trumpit mund ta bëjë të pashmangshëm faktin që ai do të fitojë nominimin e republikanëve për të tretën herë me radhë. Nuk duhet harruar që edhe demokratët i kanë zgjedhjet fillestare.

Emri i presidentit aktual amerikan, Joe Biden, nuk është në fletën e votimit, pasi ai ka vendosur ta bëjë Karolinën e Jugut si ndalesën e parë zyrtare për zgjedhjet fillestare të demokratëve. Megjithatë, Nju Hempshëri do ta respektojë traditën dhe do të organizojë zgjedhje fillestare edhe për demokratët. Nëse Haley nuk mund ta mposhtë Trumpin në Nju Hempshër, ajo rrezikon që të mos e ndalë atë askund tjetër, madje as në vendlindjen e saj, në Karolinën e Jugut.

Përballja kokë më kokë mes Trumpit dhe Haleyt është pikërisht shqetësimi që kanë pasur shumë republikanë. Haley ka natyrë garuese dhe gëzon përkrahjen e votuesve të moderuar dhe atyre të pavarur. Ajo e ka fituar edhe përkrahjen e guvernatorit të Nju Hempshërit, Chris Sununu. Prapëseprapë, Trump është favoriti. Duke e nuhatur rrezikun potencial, ish-presidenti ka angazhuar armatën e tij të mbështetësve për të demonstruar forcën që ka.

Senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott, ish-kundërshtar i Trumpit, e ka përkrahur atë në marshin në Nju Hempshër në fundjavën e kaluar. Një numër në rritje i republikanëve në Nju Hempshër insistojnë që nuk do ta përkrahin kurrë Trumpin. Dhe pa një organizim të zgjedhjeve fillestare të demokratëve, shumë votues të papërcaktuar, mund të vendosin që ta përkrahin Haleyn. Mirëpo, kjo nuk e ndryshon faktin që zgjedhjet fillestare republikane përcaktohen prej republikanëve, dhe përqendrimi i mbështetësve të Trumpit duket më i fuqishëm se kurrë.

DeSantis është konsideruar si finalist i tretë në garën në Nju Hempshër, para se t’i jepte fund garës, të dielën. Ky guvernator i Floridas e ka vizituar Nju Hempshërin për herë të parë si kandidat për zgjedhjet e vitit 2024, në qershor të vitit të kaluar. Me gjithë performancën e tij, jo më të mirën ndonjëherë, DeSantis nuk do të thotë që nuk gëzon mbështetje në Nju Hempshër. Me gjithë koalicionet e brendshme që ka arritur brenda republikanëve, dhe më pas mbështetjes zyrtare për Trumpin, ka mundësi që pas largimit nga gara, gjithë publiku që e ndjek, të shkojë në drejtim të ish-presidentit.

Publikisht dhe privatisht, liderët demokratë kanë përsëritur se i frikësohen më shumë Haleyt sesa Trumpit, në aspektin e përballjes eventuale me Bidenin. Në zgjedhjet fillestare të së martës do të kuptohet më shumë në këtë drejtim. Haley ka shpenzuar muaj duke iu thënë votuesve që pa kaosin dhe bagazhin politik të Trumpit, ajo është në pozicion më të mirë për të mposhtur Bidenin në nëntor. Ky argument nuk i ka ndihmuar shumë në Ajova, ku ajo ka dalë mbrapa DeSantisit.

Tani ajo shpreson që votuesit në Nju Hempshër të kenë më shumë parasysh karrierën e saj politike. Sununu, guvernator republikan i Nju Hempshërit, ka qenë në anën e Haleyt për disa javë, duke ua kujtuar votuesve performancën e Trumpit prej kur ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë, në mandatin e kaluar presidencial. Ende nuk dihet nëse dikush ka reflektuar prej këtyre fjalimeve. Nëse jo, është sepse Trumpi i ka bindur votuesit republikanë se ai, dhe jo Haley, është kandidati i duhur për zgjedhje. Trump vazhdon rreptë garën, ndonëse ka probleme ligjore të jashtëzakonshme.

Edhe mungesa e popullaritetit të Bidenit po e turbullon këtë çështje. Prandaj, votuesit në Nju Hempshër kanë mundësi që të votojnë në mënyrë strategjike të martën, me një synim që u intereson të gjithëve: aftësia për të mposhtur palën tjetër. Rezultati final mund të përcaktohet prej atyre që shihen në votimet e së martës. Ajova ka regjistruar një prej daljeve më të ulëta në zgjedhjet brendapartiake të javës së kaluar. Daljet e pakta në zgjedhje zakonisht janë në të mirë të kandidatit me mbështetjen më të madhe.

Dhe më 2024, ai kandidat është Trumpi. Mirëpo Haley, me argumentet për kaosin e Trumpit, ka tentuar të ketë në fokus të pavarurit dhe republikanët më të moderuar. Ligji i Nju Hempshërit u mundëson votë edhe banorëve që nuk kanë përkatësi politike.Demokratët nuk lejohen që të votojnë në zgjedhjet fillestare të republikanëve, ndonëse votuesit kanë pasur mundësi që të ndryshojnë regjistrimin deri në tetor të vitit të kaluar.Haleyt i duhet dalje e madhe të martën, për të pasur mundësi që të fitojë.

Sekretari i Shtetit të Nju Hempshërit, David M. Scanlan, ka parashikuar që 322.000 votues do të marrin pjesë në zgjedhjet fillestare të republikanëve, çka mund të shënojë rekord.Në anën e demokratëve, ai pret të marrin pjesë vetëm 88.000 njerëz, pasi realisht nuk do të ketë garë.Mund të mos jetë në ballina të mediave, por demokratët e Nju Hempshërit do të votojnë, po ashtu, për kandidatin e tyre për president.

Pavarësisht që ekipi i Bidenit pretendon që nuk ka interes për rezultatin, ata janë duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet në atë shtet.Biden nuk do të jetë në fletën e votimit në Nju Hempshër.Ai është duke e shmangur Nju Hempshërin, pasi ka vendosur që të shtyjë përpara mbledhjen e Komitetit Demokratik Kombëtar në Karolinën e Jugut, një shtet shumë më divers, që pritet të mbajë zgjedhjet fillestare më 3 shkurt.Mirëpo, i zemëruar me vendimet e Bidenit, ky shtet e ka injoruar dëshirën e presidentit, dhe do të jetë nikoqir i zgjedhjeve fillestare.

Në listë janë shumë demokratë më pak të njohur.Në tentim e sipër për të demonstruar forcën e Bidenit, pavarësisht mungesës së tij, aleatët e presidentit në këtë shtet, i kanë inkurajuar votuesit që të shkruajnë vetë emrin e Bidenit në fletën e votimit. Rezultati nuk do të ketë rol të madh në numrin e delegatëve që duhen i një kandidati të fitojë nominimin e demokratëve. Mirëpo një rezultat i dobët do të përbënte turp të pakërkuar për Bidenin, teksa ai tenton të përmirësojë pozicionin politik para zgjedhjeve.

Marrë nga REL

shba trump gare president

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet