LIVE UPDATES
Bota

A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

Niklas Ebert përgjegjës për programin e sigurisë në institutin Marshall Fund thotë, se evropianët në kushtet aktuale arritën më të mirën e mundshme. Por Evropa duhet të përgatitet për faktin se marrëdhënia transatlantike nuk është më ajo që ishte dikur.

22 Gusht 2025, 09:04 Nga N.F
A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?
Takimi

SHBA- Pas samitit të Ukrainës në Uashington Evropa premton të luajë rolin e saj në një proces paqeje për Ukrainën. Po a do t'i përmirësojë ky premtim marrëdhëniet me SHBA-në? ​​

Bilanci i takimit në Uashington të krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane në Shtëpinë e Bardhë del mjaft i balancuar. Nga njëra anë, Evropa, kontinenti i kjetër mori frymë lirisht: nuk pati asnjë konfrontim midis Volodymyr Zelenski dhe Donald Trumpit,  siç pati shkurtin e kaluar - apo edhe një shkëputje të marrëdhënies transatlantike. Nga ana tjetër, Donald Trump nuk i përmbushi kërkesat kryesore evropiane - para së gjithash, kërkesën për një armëpushim përpara se të fillonin negociatat e paqes për Ukrainën.

Niklas Ebert përgjegjës për programin e sigurisë në institutin Marshall Fund thotë, se evropianët në kushtet aktuale arritën më të mirën e mundshme. Por Evropa duhet të përgatitet për faktin se marrëdhënia transatlantike nuk është më ajo që ishte dikur. Uashingtoni nuk është një partner mbi të cilin mund të mbështetesh gjithmonë, paralajmëron Ebert.

Edhe Anthony Gardner, ish-ambasador i SHBA-së në BE gjatë administratës së Barack Obamës dhe tani këshilltar, nuk është shumë optimist se takimi i Uashingtonit do të përmirësojë marrëdhëniet transatlantike, kjo pasi. "Trump ende e sheh Evropën si kryesisht të parëndësishme", thekson Gardner.

Edhe pse politikanët evropianë arritën ta ndryshonin disi narrativën në favor të Ukrainës,  takimi nuk arriti të prodhonte ndonjë rezultat domethënës. Gardner gjithashtu pret që evropianët do duhet ta përsërisin këtë, pasi Trump ndryshon mendje "çdo orë". Në fund të fundit, qëllimi i presidentit aktual të SHBA-së është të arrijë një marrëveshje që është e favorshme për të.

Evropa do të japë kontributin e saj për paqen

Megjithatë, gatishmëria e SHBA-së për të marrë pjesë në të ashtuquajturat garanci sigurie për Ukrainën konsiderohet përparimi i ditëve të fundit. Flitet për premtime mbrojtjeje të ngjashme me ato në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, ku shkruhet mbi detyrimin për të ofruar ndihmë nëse sulmohet një nga aleatët. Në Uashington, delegacioni evropian kërkoi të theksonte gatishmërinë e tij për të dhënë kontributin e vet. Për shembull, Presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua Presidentit të SHBA-së: "Mund të jeni të sigurt se Evropa është shumë e vetëdijshme për të dhënë kontributin e saj të drejtë në këto garanci sigurie për Ukrainën - në fund të fundit, siguria e saj është qartësisht në rrezik."

I ashtuquajturi "koalicion i të vullnetshmëve", së bashku me forcimin e ushtrisë ukrainase, ka të ngjarë të jetë një element qendror i garancive të sigurisë në të ardhmen.

Cili është "Koalicioni i të Vullnetshmëve"?

"Koalicioni i të Vullnetshmëve" u krijua disa muaj më parë nga Franca dhe Britania e Madhe.  Tani thuhet se ka rreth 30 anëtarë. Sipas Presidentit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa, përveç vendeve evropiane, në një konferencë telefonike të këtij grupi morën pjesë edhe Kanadaja, Turqia, Japonia dhe Zelanda e Re. Pas përfundimit të luftimeve në Ukrainë, do të vendosen "trupa sigurie", që kanë për qëllim të ndihmojnë në rindërtimin e forcave tokësore ukrainase dhe të sigurojnë hapësirën detare dhe ajrore të Ukrainës, njoftoi bashkëkryetari Keir Starmer në korrik. 

Eksperti Ebert e sheh "koalicionin e të vullnetshmëve" si një "sinjal politik ndaj Uashingtonit" se Evropa është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi dhe të kundërshtojë narrativën amerikane se evropianët po mbahen në kurriz të SHBA-së. Ish-ambasadori Anthony Gardner pohon se nga evropianët "po vijnë veprat pas fjalëve tanimë". Kjo është e rëndësishme, por gjithashtu kërkoi shumë kohë. Sjellja e Evropës ndoshta nuk është pa interes. Eksperti i sigurisë Ebert thotë se motivi tjetër i evropianëve është gjithashtu t'i mbajnë amerikanët në anën e tyre.

Pa SHBA nuk ka zgjidhje

Një gjë është e qartë: Pa amerikanët, garancitë e sigurisë të lartpërmendura do të jenë të vështira të realizohen, nëse jo të pamundura. Analisti politik Ebert i tha DW se evropianët janë të varur nga SHBA-të si për mbrojtjen ajrore dhe raketore, edhe misionin e zbulimit dhe transportin strategjik ajror. Pra ata kanë nevojë për amerikanët si siguri. Evropa nuk është në gjendje të mobilizojë një forcë mjaftueshëm të madhe për të mbrojtur në mënyrë efektive një armëpushim të mundshëm. Prandaj, duhet të jetë e qartë, se SHBA-të do të ndërhyjnë nëse ndodh diçka, thekson Ebert.

Aktualisht po punohet për të formuluar garancitë e sigurisë. Sipas burimeve britanike, një takim midis SHBA-së dhe përfaqësuesve të "Koalicionit të të Vullnetshmëve" është planifikuar të zhvillohet në ditët në vijim.

Trump pret trupa tokësore evropiane

Një çështje e ndjeshme këtu janë "trupat në terren", pra a duhet të ketë trupa tokësore evropiane në Ukrainë. Ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar qëllimin e tij për të dërguar trupa në Ukrainë, qeveria gjermane ende nuk ka marrë një qëndrim përfundimtar për këtë çështje. Rusia kundërshton vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë.

Ish-ambasadori amerikan Gardner kritikoi faktin se, ndonëse është folur shumë për këtë çështje duket sikur do të bëhet fjalë në fund për shumë më pak. Edhe pas shumë muajsh, është ende e paqartë se për çfarë është e gatshme të kontribuojë Evropa. Duke e varur tek njëri-tjetri gatishmërinë e tyre për të vepruar evropianët dhe amerikanët po e zhvendosin përgjegjësinë sa andej këtej.

Në një intervistë me televizionin amerikan Fox News, Donald Trump i bëri të qarta pritjet e tij nga Evropa: Ai pret që Gjermania,  Franca dhe Britania e Madhe të dërgojnë trupa tokësore.  SHBA-të janë të përgatitura të ofrojnë mbështetje, për shembull, nga ajri. Çështja e trupave tokësore mund të jetë, pra, testi i radhës për marrëdhëniet transatlantike./ DW

shba be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet