LIVE UPDATES
Bota

A janë të gatshme bizneset shqiptare në veri për produkte serbe?

Ata zotohen se në raftet e dyqanit të tyre ushqimor atje do të ketë edhe prodhime me origjinë nga Serbia.

9 Nëntor 2024, 20:37 Nga I.A

A janë të gatshme bizneset shqiptare në veri për produkte

KOSOVË- Biznesi duhet t’i përshtatet interesit të konsumatorëve, thonë përfaqësues të një kompanie kosovare, e cila, së voni, ka hapur një pikë shitjeje në Leposaviç, komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës. Ata zotohen se në raftet e dyqanit të tyre ushqimor atje do të ketë edhe prodhime me origjinë nga Serbia.

“Ne nuk bëjmë politikë. Kemi ardhur për biznes, t’iu ofrojmë konsumatorëve shërbim të mirë dhe cilësor, si dhe t’iu përshtatemi interesave të tyre”, thotë Nevzad Kadriu, përgjegjës për hapje dhe mirëmbajtje të dyqanit Interex.

Hapja e tij në Leposaviq, në fillim të muajit të kaluar, ka përkuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lejuar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdare. Për më shumë se një vit ato kanë qenë të ndaluara, si masë sigurie për Kosovën, ka thënë Qeveria e vendit.

Javën e kaluar, kur ekipi i Radios Evropa e Lirë ishte te dyqani në fjalë, aty nuk kishte prodhime të Serbisë. Arsye për këtë, sipas Kadriut, ishte koha e shkurtër prej tri javësh - që nga heqja e ndalesës - për t’u furnizuar me to.

“Gjithsesi, [prodhimet serbe] janë diçka e mirë për këtë pjesë të konsumatorëve dhe ne do t’i ofrojmë në të ardhmen”, thotë Kadriu.

Në anketa të mëhershme të Radios Evropa e Lirë, shumë qytetarë në veri kanë thënë se u mungojnë produktet me të cilat “janë mësuar gjatë gjithë jetës”. Mungesa e tyre ka detyruar disa biznese në këtë zonë edhe të mbyllen.

Të dhënat nga Dogana

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, të cilat i janë komunikuar Radios Evropa e Lirë, që nga heqja e masës që bllokonte importin e mallrave me origjinë nga Serbia, më 7 tetor, e deri më 25 tetor, në Kosovë kanë hyrë 528 dërgesa me mallra me origjinë nga Serbia, kryesisht ndërtimore dhe ushqimore.

Kadriu tregon se dyqanin në Leposaviq e frekuentojnë mbi 500 konsumatorë në ditë - shumica prej të cilëve, sipas tij, i takojnë komunitetit serb. Beson se prania e prodhimeve serbe do të mund ta rriste, deri në një masë, numrin e tyre.

“Ndonëse, nga ajo që kemi parë deri më tash, mungesa e tyre nuk ka qenë ndonjë pengesë e madhe”, thotë Kadriu për Radion Evropa e Lirë.

Nga 50 punëtorë sa ka dyqani që menaxhon ai, 47 thotë se janë të komunitetit serb, dy nga komunitetet tjera dhe një shqiptar.

Bizneset në veri

Bizneset shqiptare në veriun e banuar me shumicë serbe - posaçërisht ato të mëdhatë - kanë qenë thuajse joekzistente deri këtë vit. Dyqane të shqiptarëve kanë mundur të vërehen kryesisht në lagje multietnike të zonës. Kjo, për faktin se popullata atje, nën ndikimin e Serbisë dhe të strukturave të saj paralele në Kosovë, vështirë u është bindur vendimeve të institucioneve në Prishtinë.

Këto të fundit, në anën tjetër, kanë marrë së voni disa hapa, në përpjekje për ta shtrirë sa më shumë autoritetin atje. Mes tjerash, kanë ndaluar qarkullimin e dinarit serb dhe kanë mbyllur disa institucione paralele serbe, duke i cilësuar si të paligjshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë të Kosovës, nga janari deri në shtator të këtij viti, në komunat me shumicë serbe në veri - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan - janë regjistruar 220 biznese të reja, prej të cilave 19 me pronarë shqiptarë.

Çfarë thonë qytetarët në Leposaviq?

“Duhet të ketë edhe mallra serbe, sepse njerëzit janë mësuar me to. Ato mungojnë. Për shembull, produktet me mish të tharë të derrit këtu blihen shumë”, thotë Mirsad Huskoviq, klient në këtë dyqan.

Një bashkëvendëse e tij, që nuk do të identifikohet, thotë se shitja e produkteve të Serbisë në bizneset me pronarë shqiptarë, do të duhej të ishte gjë normale.

“... por, dalëngadalë. Unë jam e kënaqur. Me paratë e mia mund të blej ku të dua. Nuk më intereson, aspak”, thotë ajo.

Ngjashëm shprehet edhe Zhivka Obradoviq. Mjafton që tregu t’i plotësojë nevojat e konsumatorëve, pavarësisht nëse produktet janë nga Serbia ose jo, sipas saj.

“Ju them sinqerisht, njerëzit shkonin nga këtu në Mitrovicë [të Jugut - komunë e banuar me shumicë shqiptare] për të blerë. Pse të mos blejmë këtu, e kemi afër... Unë kam hyrë këtu disa herë. Se a më gjykon ose jo dikush për këtë, nuk e di”, thotë Obradoviq.

“Kohë e çmendur”

Pak më shumë se 30 kilometra larg Leposaviqit, në Mitrovicë të Veriut gjendet edhe një tjetër dyqan ushqimor që i përket zinxhirit Meridian Express, po ashtu me pronar shqiptar.

Ai është hapur në këtë komunë me shumicë serbe në fund të gushtit. Javën e kaluar, kur e vizitoi ekipi i REL-it, aty nuk kishte produkte me origjinë serbe.

Jeton Hyseni, menaxher i kësaj dege, thotë se i takon menaxhmentit të rrjetit të dyqaneve të vendosë nëse do të sjellë produkte me origjinë nga Serbia.

Në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, nga ky menaxhment thonë se çështja e furnizimit të dyqanit me produkte të tilla “mbetet të shihet, varësisht kërkesave të klientëve në zonë”.

Hyseni thotë se klientët serbë që e frekuentojnë dyqanin në Mitrovicë të Veriut, janë të rrallë ose fare.

“Dëgjojmë nga disa klientë serbë që nuk guxojnë të hyjnë ose hyjnë me vështirësi, sepse thonë se po fotografojnë nga vende të ndryshme, se cilët njerëz hyjnë brenda... Arsyen e dinë ata, nuk tregojnë...”, thotë Hyseni.

Një qytetar serb nga Mitrovica e Veriut, i cili do që të identifikohet vetëm me mbiemrin Llazareviq, thotë se banorët e zonës e bojkotojnë biznesin shqiptar.

“Krejt çfarë po ndodh, nuk është situatë realiste. Këtu është krijuar një vakum për 20 vjet, është jetuar një jetë tjetër...më falni, por nuk dua të flas shumë”, shprehet ai.

“Nuk është se nuk dua, por, thjesht, nuk hyn askush, nuk guxon. Unë jam me popullin tim, ndonëse unë nuk jam nacionaliste, por... çfarë të them? Kohë e çmendur”, thotë një banore tjetër e Mitrovicës së Veriut.

Qytetarët duke dalë nga një dyqan në Mitrovicë të Veriut

Prej vitesh, produktet nga Serbia kanë qenë ndër më dominueset në tregun kosovar. Radio Evropa e Lirë bisedoi me udhëheqësit e dy dyqaneve në veri edhe më 7 nëntor, por ata thanë se nuk kanë marrë ende furnizime me prodhime serbe.

Të tilla, ndërkohë, mund të vërehen në disa dyqane në Prishtinë, të cilat i ka vizituar ekipi i REL-it pasditen e 7 nëntorit. Hyrja e tyre vazhdon të shoqërohet me vonesa në Merdare dhe pala kosovare dhe ajo serbe akuzojnë njëra-tjetrën se i kanë komplikuar procedurat e eksport-importit./REL

jeton hyseni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet