LIVE UPDATES
Bota

A është "Super e Marta" shpresa e fundit që Haley të ndalë Trump?

Super e Marta përshkruan ditën e ciklit primar presidencial në SHBA kur votojnë shumica e shteteve.

27 Shkurt 2024, 17:11 Nga M.B
A është "Super e Marta" shpresa e fundit që Haley
Nikki Haley

SHBA- Pesëdhjetë shtete dhe një territor amerikan do të mbajnë gara të nominimit të republikanëve për Super të Martën, që është dita më e madhe e votimit kur mbi një e treta e delegatëve do të caktohen në betejën për të vendosur nëse Nikki Haley mund të ndalojë kandidatin favorit, Donald Trump, që të fitojë nominimin e republikanëve për president. Demokratët po ashtu do të votojnë për zgjedhjet paraprake në mbarë vendin më 5 mars, por presidenti Joe Biden pritet të fitojë nominimin pasi ka vetëm një sfidues, që ka pak gjasa ta mposhtë.

Në këtë artikull ju sjellim detaje lidhur me Super të Martën:

Super e Marta përshkruan ditën e ciklit primar presidencial në SHBA kur votojnë shumica e shteteve. Në garën e Partisë Republikane, 874 nga 2.429 delegatët do të zgjidhen, përfshirë dy nga shtetet më të populluara: Kalifornia dhe Teksasi. Nevojiten të paktën 1.215 delegatë që të fitohet nominimi për president në Konventën Kombëtare Republikane që do të mbahet në korrik. Votat e delegatëve republikanë në votimet në Super të Martën janë: Alabama (50), Alaska (29), Samoa Amerikane (9), Arkansasi (40), Kalifornia (169), Kolorado (37), Mejn (20), Masaçusets (40), Minesota (39), Karolina e Veriut (74), Oklahoma (43), Tenesia (58), Teksasi (161), Juta (40), Vermonti (17) dhe Virxhinia (48).

Kjo është po ashtu dita e fundit për demokratët në Ajova që të votojnë me postë për garën shtetërore për nominim dhe më pas do të bëhen publike rezultatet. Super e Marta këtë vit është më 5 mars. Me shumë shtete dhe një territor që votojnë në zona të ndryshme kohore, do të duhet pak kohë para se të dihet qartë rezultati. Në Kaliforni, votimi me postë është i ligjshëm për aq kohë sa dërgimi i votës të bëhet para ditës së zgjedhjeve dhe të pranohet deri më 12 mars. Për më tepër, disa shtete mbajnë “zgjedhje të hapura paraprake” që u mundësojnë votuesve të regjistruar që mund të vendosin nëse duan të votojnë në zgjedhjet paraprake të demokratëve apo republikanëve, duke i shtuar një shtresë të paparashikueshmërisë. Haley nuk ka një rrugë të qartë që ta mposhtë Trumpin. Super e Marta mund të jetë shansi i saj i fundit të paktën për të ngadalësuar rrugën e ish-presidentit drejt nominimit. Sondazhet tregojnë se Trump është favorit absolut në Kaliforni dhe Teksas, por edhe në shtete tjera sikurse Alabama, Mejn dhe Minesota. Sipas parashikimeve të ekipit të tij, ai do të fitojë të paktën 773 delegatë gjatë Super të Martës dhe të sigurojë nominimin një apo dy javë më vonë. Trump me lehtësi ka fituar pesë garat për nominim që janë mbajtur në Ajova, Nju Hampshër, Nevada, Ishujt Virgjine dhe Karolinën e Jugut. Ai po ashtu vazhdimisht i ka bërë thirrje Haleyit që të tërhiqet nga gara, gjë e cila do t’i siguronte atij një përballje të serishme ndaj Bidenit, sikurse më 2020. Sipas sondazheve, shumica e amerikanëve nuk duan një përballje të tillë.

Haley, që ka shërbyer si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara gjatë presidencës së Trumpit, është zotuar se do të qëndrojë në garë. Ajo do të realizojë takime të shumta në mbarë vendin para Super të Martës, dhe fushata e saj ka krijuar një ekip udhëheqës në Gjeorgji, ku votuesit do të votojnë më 12 mars, një javë pas Super të Martës. Votuesit, tha ajo pasi humbi në Karolinën e Jugut më 24 shkurt, “kanë të drejtë për një zgjedhje reale, jo zgjedhje të stilit sovjetik me vetëm një kandidat”.

“E kam për obligim që t’iu jap atyre një zgjedhje”, shtoi ajo.

Rezultatet e Super të Martës në Karolinën e Veriut do të vëzhgohen me kujdes për shenja për forcën e çdo kandidati në shtetin ku pritet garë më e fortë dhe që mund të jetë vendimtare për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Më 2020, Trump kishte fituar në këtë shtet me vetëm një pikë të përqindjes. Në Super të Martën, Karolina e Veriut do të ketë 74 delegatë. Ky shtet u lejon votuesve që nuk janë të lidhur me ndonjë parti, të marrin pjesë në zgjedhjet paraprake që ata zgjedhin. Ky fakt mund të përmirësojë pjesëmarrjen e Haleyit, duke i ofruar asaj mundësinë që të marrë votat e votuesve të pavarur./ REL

nikki haley donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet