LIVE UPDATES
Bota

Çfarë duhet të dini për garën e parë presidenciale mes republikanëve?

Gara ka qenë jashtëzakonisht e qetë këtë vit, një tregues i epërsisë së ish-Presidentit Donald Trump në garë. Por, as stuhitë që çuan në temperatura nën zero gradë Celcius dhe reshjet masive të dëborës, nuk është se kanë ndihmuar.

15 Janar 2024, 22:58 Nga I.A
Çfarë duhet të dini për garën e parë
Iowa

SHBA- Ndërsa një pjesë e Shteteve të Bashkuara është mbërthyer nga moti i acartë, procesi i emërimit të kandidatit republikan për garën presidenciale fillon zyrtarisht të hënën me zgjedhjet paraprake në shtetin e Ajovas.

Gara ka qenë jashtëzakonisht e qetë këtë vit, një tregues i epërsisë së ish-Presidentit Donald Trump në garë. Por, as stuhitë që çuan në temperatura nën zero gradë Celcius dhe reshjet masive të dëborës, nuk është se kanë ndihmuar.

Megjithatë, ka shumë elementë që duhet marrë në konsideratë, në prag të zgjedhjeve paraprake dhe pas spekulimeve të shumta se kush do të përballet me Presidentin Joe Biden këtë nëntor.

Më në fund, do të fillojmë të mësojmë mbi preferencën e zgjedhësve republikanë.

Cili kandidat do të renditet i dyti?

Duke pasur parasysh epërsinë e ish-Presidentit Trump, votimi në shtetin e Ajovas ngjan më tepër si një betejë për vendin e dytë. Pyetja që ngrihet është nëse ndonjë prej dy republikanëve që kanë mbështetje dyshifrore, edhe pse me një distancë të madhe nga kandidati kryesor, do të arrijnë, në plan aftagjatë, ta shndërrojë garën, në një përballje prej vetëm 2 kandidatësh.

Për ta arritur këtë, do duhet të të sigurojnë “një medalje argjendi”, në votimet e Ajovas.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis më herët ishte shprehur se do arrinte të fitonte garën në këtë shtet, por tanimë ai i ka ulur pritshmëritë, duke pretenduar që të shënojë thjesht një paraqitje të mirë.

Fushata me qasje prej eksperteje duke i mëshuar nevojës për konsenus, e ish-guvernatores së Karolinës së Jugut, Nikki Haley, duket se nuk i shkon për shtat Ajovas, por gara paraprake vjen pasi vëmendja ndaj saj është rritur dhe ajo ka marrë më shumë mbështetje financiare.

Ajo mund të ketë mbështetje më të fortë në shtetin e radhës, në Nju Hemshpër dhe sigurimi i vendit të dytë në Ajova, do ta vinte atë në pozita të forta.

Kush do dalë për të votuar nën mot të acartë?

Deri më tani, vëmendja më e madhe lidhur me garën paraprake ka qenë tek pozitat e forta të ish-Presidentit Trump. Por tani, vëmendja mund të zhvendoset tek pjesëmarrja dhe se kush do të përfitonte nga i ftohti i acartë që mund të pengojë daljen në zgjedhje?

Procesi do të zhvillohet në 1, 567 vendndodhje të ndryshme. Në shumicën e rasteve, për të shkuar në këto qendra, është e nevojshme përdorimi i makinës. Rrugët do të jenë me akull, temperaturat do të shënojnë dhjetra gradë nën zero. Javën e kaluar, Shërbimi Kombëtar i Motit, paralajmëroi qytetarët të mos dilnin nga shtëpia, nëse mundeshin.

Për më tepër, njerëzit mund të jenë më pak të motivuar për të marrë pjesë në një garë, ku fituesit dihen.

Megjithatë, mbështetësit e zotit Trump janë shumë të motivuar për pjesmarrje. Zoti DeSantis mund të përfitojë nga një organizim shumë i mirë për t’i transportuar republikanët në qendrat ku zhvillohen zgjedhjet.

Në përgjithësi, konservatorët janë entuziastë për fillimin e garës zgjedhore, ata janë të zemëruar me situatën aktuale dhe sikurse me kandidatët e tyre, e shohin Presidentin Biden si një kandidat që do të mundet lehtë, në nëntor.

Pjesëmarrja në votimet paraprake do të krahasohet me vitin 2016, kur 186,000 republikanë u bënë pjesë e procesit. Një shifër e ulët për një rol kaq të madh në përcaktimin e kandidatit për të udhëhequr një vend prej 330 milionë banorësh. A do të ketë më pak pjesëmarrje këtë herë?

Sa është epërsia e ish-Presidentit Trump?

Sondazhet kane qenë mbresëlënëse, megjithatë, deri në fund nuk dihet se sa mbështetje gëzon një kandidat. A do të përkthehen në një fitore të madhe, anketimet që tregojnë mbizotërimin e zotit Trump në garë? Apo do të ketë ndonjë të papritur?

Ish-Presidenti Donald Trump vizitoi shtetin e Ajovas në ditët e fundit para garës, por vëmendja e tij është përqëndruar në të tjera çështje, që janë të pazakonta, për një kandidat që synon të sigurojë fitore në Ajova.

Për shembull, javën e shkuar ai i kushtoi kohë proceseve të apelit për çështjet gjyqësorë në ngarkim të tij, me besimin se kjo do ta vinte në pozita më të mira para votuesve republikanë, se sa ecejaket në Ajova. Kundërshtarët e kanë kritikuar atë se nuk ka qenë prezent, por mbetet e paqartë, nëse kjo do ta dëmtojë në garën e sotme.

Përshtypja që krijoi Ramaswamy

Fillimisht fushata agresive në median sociale e sipërmarrësit të farmaceutikës 38 vjeç,Vivek Ramaswamy, tërhoqi shumë vëmendjen e republikanëve, por u duket se ai shuajti kureshtjen e shumë prej tyre, pas sulmeve ndaj kundështarëve gjatë debateve në kuadër të garës presidenciale.

Stili agresiv i zotit Ramaswamy mund të mos jetë saktësisht "i pëlqyer në Ajova”, por as stili i zotit Trump, nuk është, e megjithatë ky i fundit gëzon një mbështetje të lartë.

Zoti Ramaswamy ka qenë në të gjithë Ajovan, duke shënuar një rekord historik të fushatës së tij presidenciale. Ai vizitoi të 99 qarqet e këtij shteti, jo një, por dy herë.

Nuk është e qartë se për çfarë po konkurron zoti Ramaswamy, i cili bën gjithçka për të mos kritikuar zotin Trump, por kritikon të gjithë kandidatët e tjerë. Ajova do të ndikojë shumë për të përcaktuar nëse ai ka apo jo ende arsye për të vazhduar garën.

Marrë nga VOA

gara mes republikaneve

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë