LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A do të "lëshojë pe" Kurti për dinarin?

Këtë javë, në Prishtinë po qëndron i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili, në prag të mbërritjes, tha se në fokus të vizitës do të ketë “një zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për të ndaluar dinarin serb”. Emisari amerikan takoi të mërkurën presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa pritet që me shefin e ekzekutivit kosovar, Kurti, të takohet më 14 mars.

13 Mars 2024, 13:25 Nga N.F
Analiza: A do të "lëshojë pe" Kurti për dinarin?
Foto ilustruese

KOSOVË- Analisti politik nga Prishtina, Visar Ymeri, beson se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, do të “zmbrapset” nga vendimi për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi, nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare. Megjithatë, thotë ai, këtë “nuk do ta bëjë në mënyrë të dukshme për publikun”, sepse, sipas tij, “ai do që ta krijojë imazhin e një qeverie që i lufton të gjitha strukturat paralele të Serbisë”.

Por, sipas politologut nga Beogradi, Ognjen Gogiç, Kurti, deri më tani, ka treguar se u “reziston” presioneve të ndërkombëtarëve, dhe praktika e tillë do të vazhdojë. Këtë javë, në Prishtinë po qëndron i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili, në prag të mbërritjes, tha se në fokus të vizitës do të ketë “një zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për të ndaluar dinarin serb”.

Emisari amerikan takoi të mërkurën presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa pritet që me shefin e ekzekutivit kosovar, Kurti, të takohet më 14 mars. Më 1 shkurt, Banka Qendrore e Kosovës fuqizoi një rregullore, e cila e përcaktoi euron si valutë të vetme për pagesa me para të gatshme në Kosovë. Rregullorja, rrjedhimisht, ndaloi përdorimin e dinarit, valutë në të cilën komuniteti serb në Kosovë pranon pagesa të ndryshme nga Serbia - nisur nga pagat e pensionet e deri te shtesat për fëmijë.

Rregullorja shkaktoi zemërim në mesin e serbëve, por edhe te bashkësia ndërkombëtare. Kjo e fundit kërkoi pezullimin e saj, derisa qytetarët e prekur të përshtaten me praktikën e re. Autoritetet në Kosovë, deri më tash, nuk treguan shenja të zmbrapsjes. BQK-ja tha vetëm se do të ketë një periudhë tranzicioni për zbatimin e saj, por jo më gjatë se tre muaj.

Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, thotë se çështja e dinarit mund të zgjidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai kujton se Kosova e ka pranuar një draft-statut për këtë asociacion, të hartuar nga bashkësia ndërkombëtare, ku përmendet se qarkullimi i parave do të bëhet përmes Bankës Qendrore të Kosovës.

Pikërisht kjo pjesë e statutit, sipas Ymerit, “do të ishte zgjidhje për këtë çështje”. Ai shton se rregullorja e BQK-së ka krijuar vetëm “probleme shtesë”, sepse po tentohet, sipas tij, që çështja të zgjidhet pa formimin e Asociacionit. Politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiç, beson se Escobar nuk po qëndron në Kosovë për të gjetur një zgjidhje, por për ta bindur kryeministrin Kurti që këtë çështje ta diskutojë në kuadër të dialogut politik me Serbinë.

Kosova këmbëngul se heqja e dinarit është “çështje teknike” dhe se nuk duhet të diskutohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por Serbia kërkon zgjidhje politike. Gogiç thotë se një zgjidhje mund të jetë që banka e Serbisë, Kursimorja e Postës, të marrë një licencë në Kosovë, në mënyrë që t’u mundësojë klientëve të saj hapjen e llogarive dhe konvertimin e dinarëve në euro. Por, për një gjë të tillë, thotë ai, është e nevojshme një marrëveshje mes dy palëve.

“Nuk është se nuk ka zgjidhje, por Prishtina ka sjellë gjithçka para aktit të kryer. Tani pritet që dikush të përshtatet, duke mos kuptuar se [zbatimi i rregullores së BQK-së] nuk është i mundshëm pa gjetur zgjidhje”, thotë Gogiç për Radion Evropa e Lirë.

Kursimorja e Postës nga Serbia është e vetmja në Kosovë që operon me dinarë. Ajo ka degë në katër komunat me shumicë serbe në veri - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç - ndërsa në jug ka vetëm bankomate.

Për shkak të mungesës së dinarëve në Kosovë, Kursimorja e Postës ngriti së voni disa degë të improvizuara në afërsi të katër pikave kufitare me Kosovën: Jarinjë, Bërnjak, Konçul dhe Merdare. Ymeri thotë se në qarqet diplomatike thuhet shpesh se “Kosova nuk po e mban zotimin përmes të cilit është shpallur e pavarur, e që është marrëdhënia me komunitetet”. Kritikat në këtë pikë e dëmtojnë Kosovën, thotë ai.

“Kosova është e varur për sigurinë e vet nga Perëndimi. Kosova është e varur për subjektivitetin e vet ndërkombëtar nga Perëndimi. Dhe këta partnerë perëndimorë shihet qartazi se nuk do ta kenë vullnetin dhe entuziazmin ta ndihmojnë Kosovën, veçanërisht jo në subjektivizimin ndërkombëtar, nëse Kosova ka këso qasjeje”, thotë Ymeri.

Disa diplomatë perëndimorë, përfshirë ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, kanë thënë tashmë se vendimi që ndalon dinarin serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në. Gogiç, në anën tjetër, thotë se nëse vendet perëndimore vërtet duan të bëjnë presion mbi Kosovën, Banka Qendrore Evropiane duhet ta ngrejë çështjen e përdorimit të euros në Kosovë.

“Kjo është, ndoshta, e vetmja gjë që mund të çojë në ndryshimin e qëndrimit në Prishtinë”, thotë Gogiç.

Kosova nuk ka një ligj të veçantë që e përcakton përdorimin e monedhës kombëtare, por ka një rregullore që e mundëson përdorimin e euros. Kushtetuta e Kosovës parasheh që si mjet pagese të përdoret një monedhë e vetme, por nuk specifikon se cila.

Marrë nga REL

kurti kosova dinari escobar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet