LIVE UPDATES
Bota

34 vjet pas ribashkimit të Gjermanisë, dy monumente për nderimin e emigrantëve në Berlin

Iniciatore e projektit është politikanja lokale socialdemokrate, Sevim Aydin, anëtare e Senatit të Berlinit. Prindërit e Aydin ishin mes emigrantëve të brezit të parë që erdhën në Gjermani. Aydin thotë, se kontributi i emigrantëve për suksesin e Gjermanisë nuk është njohur sa duhet. "Emigrantët përshkruhen shpesh negativisht.

29 Prill 2024, 08:20 Nga N.F
34 vjet pas ribashkimit të Gjermanisë, dy monumente për nderimin
Foto ilustruese

GJERMANI- 34 vjet pas ribashkimit të Gjermanisë, Berlini planifikon të nderojë kontributin e emigrantëve të viteve 50-të e 60-të- në ish-Berlinin Perëndimor e Lindor. Lagjia e njohur e Berlinit, Kreuzberg mbetet e lidhur ngushtë me emigrantët turq dhe pasardhësit e tyre – edhe pse sot në zonën që dikur qëndronte në anën perëndimore të Murit të Berlinit ka po aq gjasa të dëgjosh anglisht ose spanjisht, sa ç'dëgjon turqisht apo gjermanisht. Tani po konkretizohen aty planet për të ngritur një monument aty në nderim të të ashtuquajturve "punëtorë mysafirë", veçanërisht atyre të brezit të parë. Projekti parashikon gjithashtu një memorial të veçantë për ish-"punëtorët me kontratë" nga Vietnami dhe "shtetet vëllezër" në kohën e Berlinit Lindor komunist.

Iniciatore e projektit është politikanja lokale socialdemokrate, Sevim Aydin, anëtare e Senatit të Berlinit. Prindërit e Aydin ishin mes emigrantëve të brezit të parë që erdhën në Gjermani. Aydin thotë, se kontributi i emigrantëve për suksesin e Gjermanisë nuk është njohur sa duhet. "Emigrantët përshkruhen shpesh negativisht. Mendoj se është koha për të treguar gjërat pozitive, edhe për brezin e parë", thotë ajo për DW. "Shumë nga atan nuk dinin të flisnin gjermanisht kur erdhën, por ata punuan, rritën familje dhe kontribuan që ky vend të funksionojë. Unë dua që zëri i këtyre njerëzve të dëgjohet”.

Më shumë se 25% e 83 milionë banorëve të Gjermanisë kanë prejardhje migrante, sipas Zyrës Federale të Statistikave. Tek fëmijët, kjo shifër rritet në 40%.

Vetëm pak shenja të realitetit multikulturor të Gjermanisë

Mbi 1 milion monumente vlerësohet të ekzistojnë në Gjermani. Megjithatë pak pasqyrojnë historinë e saj multikulturore. Frankfurti ishte qyteti i parë që hodhi idenë e nderimit të punës së "punëtorëve mysafirë" në vitin 2004, por rezultatet konkrete për monumentin nuk priten para viteve 2030.

Dhe ndërkohë që ekzistojnë dy muze në qytetet veriore të Hamburgut dhe Bremerhaven që tregojnë historinë e emigrimit të gjermanëve përtej Oqeanit, një muze për migrimin në Gjermani është planifikuar të hapet në Këln vetëm në vitin 2029. Projekti u zhvillua nga një nismë e nisur nga emigrantët turq që në fund të viteve 1980. Politikanja socialdemokrate e qytetit të Berlinit, Aydin shpreson se projekti i ri në Berlin të realizohet më shpejt, në mënyrë që brezi i parë i "punëtorëve mysafirë" ta shohë atë sa është gjallë. Qëllimi nuk është vetëm ndërtimi i statujave apo monumenteve të njëjta, por edhe dokumentimi i historisë së migrimit për motive punësimi dhe përvojës së migrantëve pas Luftës së Dytë Botërore – në Berlinin Perëndimor dhe Lindor.

"Kujtimi duhet të jetë si për vuajtjen dhe gëzimin," thekson Aydin. Vetë ajo ishte gjashtë vjeç kur u krye bashkimi familjar në vitin 1978. Ai ishte larguar në fillim të viteve 1960, duke punuar fillimisht si minator, pastaj si punëtor fabrike përpara se të hapte një kafene në Berlin. Nëna punoi si pastruese.

Emigrantët në Gjermaninë Lindore u përballën me kufizime drastike

Anëtarja e komitetit këshillues të monumenteve dhe drejtoresha e Muzeut FHXB Friedrichshain-Kreuzberg, Natalie Bayer shprehet për DW, se projekti i planifikuar do të nxjerrë në pah edhe racizmin. Bayer, e cila u rrit nga nëna e saj koreane në ish-Gjermaninë Perëndimor thekson: "Nuk duhet të krahasosh vërtet. Por unë mendoj se përvojat e 'punëtorëve me kontratë' të Gjermanisë Lindore ishin raciste në një kuptim shumë më dramatik."

Grupet më të mëdha të emigrantëve që mbërritënnë vitet 1980 në ish-Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ) komuniste ishin nga Vietnami dhe Mozambiku. Shpesh këta punëtorë me kontratë detyroheshin të dorëzonin pasaportat pas mbërritjes. Kurse për gratë, shtatzënia në përgjithësi nënkuptonte abort ose dëbimin. Të ardhurit jetonin kryesisht të shkëputur nga popullsia e Gjermanisë Lindore. Kontakti me vendasit nuk konsiderohej i dëshirueshëm.

Shumë erdhën me shpresën ose premtimin për të marrë trajnime apo punë më të mira, por ata u përdorën si krah i lirë pune për të mbështetur ekonominë e shkatërruar të RDGJ-së. Një pjesë e pagave të tyre u mbajt pa pëlqimin e tyre për të shlyer borxhet e vendit nga vinin, për të fryrë arkat e shtetit ose mbushur xhepat. "Ne ishim praktikisht skllevër modernë," thotë Adelino Massuvira Joao, një ish-punonjës me kontratë. Shumica e mozambikanëve u kthyen në shtëpi pas rënies së RDGJ dhe nuk e morën kurrë pjesën e pagave të tyre që pritej me kthimin e tyre ose kompensimin e premtuar. Massuvira Joao, i cili qëndroi në Gjermani angazhohet prej kohësh për të marrë dëmshpërblim nga qeveria gjermane.

Diskriminimi dhe punë të ulta

Kurse Gjermania Perëndimore e nënshkroi marrëveshjen e parë të rekrutimit me Italinë në mesin e viteve 1950. Vende të tjera kryesisht të Evropës Jugore pasuan. Emigrantët turq filluan të mbërrinin në fillim të viteve 1960 dhe në fund u bënë grupi më i madh. Punëtorët mysafirë përfundonin shpesh në punë të paguara keq ose të papëlqyeshme. Emigrantët në të dy anët e Murit u përballën me përjashtimin, diskriminimin dhe racizmin në shkallë të ndryshme. As gjermanët nuk e prisnin që punëtorët mysafirë do të qëndronin.

Gul Ataseven-Ozen erdhi në Gjermani në vitin 1972 kur ishte 18 vjeç. Pas dy punëve në fabrikë, ajo filloi një punë si mësuese dhe u angazhua politikisht. "Ne ndihmuam në ndërtimin e Gjermanisë. Shumë njerëz në brezin e dytë kanë hyrë në politikë apo biznes, si djali im. Kam kaluar 30 vjet duke punuar në arsim. Kjo duhet respektuar. Ne duam t'u tregojmë brezave të ardhshëm dhe atyre ekzistues që ne jemi këtu, kemi qenë pjesë e vendit dhe kemi kontribuar”, thekson ajo për DW.

Kohë të rritjes të së djathtës ekstreme në Gjermani

Projekti i monumenteve të Berlinit prej gjysmë milioni eurosh vjen pas publikimit pak muaj më parë të planeve të fshehta të së djathtës ekstreme për dëbimin masiv të emigrantëve dhe shtetasve gjermanë me origjinë të huaj. Ndërkohë që qeveria federale nga njëra anë kërkon të tërheqë më shumë punëtorë të kualifikuar nga jashtë për shkak të plakjes demografike, por po mban gjithashtu një qëndrim të ashpër ndaj migrimit të parregullt.

Studiuesja e migracionit, Noa Ha thotë se qeveria e koalicionit të qendrës së majtë kishte një plan ambicioz legjislativ për të modernizuar Gjermaninë përpara se ajo të përballej me kriza të ndryshme dhe ngritjen e së djathtës ekstreme. "Duhet të flasim për një identitet të ri gjerman që është dukshëm më plural," thotë Ha, drejtoreshë e Qendrës Gjermane për Kërkimin e Integrimit dhe Migracionit (DeZIM).

Historiani dhe studiuesi i migracionit Patrice Poutrus, babai i të cilit ishte sudanez dhe i cili vetë u rrit në ish-Gjermaninë Lindore, tha se mirëpret çdo simbol që vlerëson gjermanët me rrënjë migrante. Por duke pasur parasysh klimën aktuale politike, Poutrus shton se ka frikë, se monumenti nuk do të ngjallë debatin e nevojshëm rreth asaj se kush ose çfarë duhet përkujtuar nga e kaluara dhe se kush duhet të pranohet si një pjesë integrale e shoqërisë gjermane sot.

Historia e migrimit duhet të integrohet në çdo muze lokal, argumenton Ha, duke shtuar, se monumenti i planifikuar në Berlin duhet të pasohet nga mirënjohja edhe e qyteteve të tjera gjermane. "Qeveria gjermane duhet të nisë një program krejt të ri. Monumentet duhet të shoqërohen me kërkesë politike - që ky është fillimi dhe jo fundi," përfundon Ha.

Marrë nga DW

gjermani emigrante monument

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet