Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Trump nuk ka humbur kohë, duke u përpjekur të ndryshojë SHBA-në sipas idesë së tij – me rezultate që janë gjithëpërfshirëse, hakmarrëse dhe kaotike.
SHBA- Brenda tre muajsh, Trump e ka shtyrë demokracinë më të vjetër të vazhdueshme në botë, drejt autoritarizmit me një ritëm që tiranët jashtë SHBA-së do ta kishin zili. Ai ka përdorur pushtetin ekzekutiv për të sulmuar Kongresin, ligjin, median, kulturën dhe shëndetin publik. Ende i pakënaqur nga humbja në zgjedhjet e vitit 2020 dhe dënimi penal i vitit 2024, regjimi i tij hakmarrës ka synuar armiqtë e perceptuar.
Lufta e tij tregtare ka injektuar kaos në ekonomi, duke minuar premtimin gjatë fushatës për të ulur çmimet dhe duke rritur spektrin e recesionit; aleati i tij Elon Musk shkaktoi kaos në qeverinë federale, duke kërcënuar përfitimet shëndetësore dhe të mirëqenies për miliona amerikanë; politika e tij e jashtme e ktheu botën përmbys, duke i bërë miq kundërshtarët dhe duke i kthyer aleatët në armiq.
Pasi premtoi shumë përfitime, Trump po humbet. Vetëm 39% e të anketuarve e miratojnë mënyrën se si ai po e kryen punën si president, sipas një sondazhi nga ABC News, gazeta Washington Post dhe Ipsos, ndërsa 55% nuk e miratojnë. Për herë të parë, Trump është nën presion për çështjen kryesore të emigracionit.
Shkalla e katastrofës është e vështirë për t’u kuptuar nga kushdo, që priste një përsëritje të mandatit të parë të Trump. 100 ditët e para në vitin 2017 ishin mjaft të rëndësishme: një ndalim udhëtimi për shtatë vende me shumicë myslimane, një urdhër për ndërtimin e murit përgjatë kufirit SHBA-Meksikë dhe shkarkimi i këshilltarit të sigurisë kombëtare, Michael Flynn, për shkak të kontakteve me Rusinë.
Që nga momenti që ai u betua më 20 janar 2025, me oligarkët e teknologjisë Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg të pranishëm, ishte e qartë se presidenca e dytë e Trump do të ishte e një madhësie të ndryshme. Në vend të konservatorit Mike Pence si zëvendëspresident, është besniku i lëvizjes politike “Make Amerika Great Again”, JD Vance. Në vend të gjeneralit me katër yje në pension, Jim Mattis, si sekretar mbrojtjeje, është ish-prezantuesi i emisioneve të fundjavës së Fox News, Pete Hegseth.
Dhe në vend të profesionistëve me përvojë, të gatshëm për të frenuar impulset e Trump, ekziston një kabinet servilësh të etur për t’i kënaqur ato, duke përfshirë edhe shfaqjet e tyre të dukshme para kamerave televizive. Trump, 78 vjeç, tha për revistën Atlantic: “Herën e parë, kisha dy gjëra për të bërë – të drejtoja vendin dhe të mbijetoja; kisha gjithë ata njerëz të korruptuar. Ndërsa herën e dytë, drejtoj vendin dhe botën.”
Trump dhe aleatët e tij kishin katër vjet në mërgim politik, për të komplotuar dhe planifikuar një axhendë shkatërruese të paraqitur në Project 2025, një sërë propozimesh nga grupi i mendimit të krahut të djathtë Heritage Foundation në Uashington. Megjithatë, ekzekutimi i saj është minuar nga natyra e paqëndrueshme e presidentit, grindjet e brendshme në kabinet dhe rrjedhjet e informacionit, veçanërisht në Pentagon.
Për mbështetësit e flaktë të Trump, forca e tij kryesore është suksesi si biznesmen dhe premtimi për të drejtuar ekonominë në përputhje me rrethanat. Si president, ai ka vendosur tarifa për partnerët tregtarë, përfshirë Meksikën, Kanadanë dhe Kinën, me mallrat kineze që përballen me një taksë të kombinuar 145%.
Ndikimi ka qenë i thellë, me besimin e konsumatorit në rënie të ndjeshme, tregjet e aksioneve në tronditje dhe investitorët, që humbasin besimin në përfitimin e politikave të Trump. Në sondazhin e ABC News/Washington Post/Ipsos, 72% thanë se mendonin se ishte shumë ose disi e mundshme, që politikat e tij ekonomike të shkaktonin një recesion në afatshkurtër.
Trump ka nënshkruar më shumë se 135 urdhra ekzekutivë, shumë më përpara se çdo president tjetër në 100 ditët e para, duke anashkaluar Kongresin. Ai e caktoi Musk-un të drejtojë “Departamentin e Efikasitetit Qeveritar”, ose Doge, që synon të zvogëlojë shpërdorimin e qeverisë.
Në përputhje me premtimin e fushatës, Trump ka zbatuar disa nga politikat më të ashpra të emigracionit në historinë e vendit, duke çuar në rënie të ndjeshme të kalimeve të paligjshme kufitare.
Ai përdori Aktin e Armiqve të Huaj të vitit 1798 (Alien Enemies Act) për të deportuar emigrantët pa proces të rregullt ligjor, duke përfshirë dërgimin e anëtarëve të dyshuar të bandave venezueliane në një mega-burg në El Salvador, në kundërshtim me një urdhër gjykate. Veprimi u përball me sfida ligjore dhe vërejtje gjyqësore. Trump gjithashtu u zotua të heqë shtetësinë në lindje dhe propozoi “gold card” për milionerët, që të blejnë shtetësinë amerikane.
Një tjetër temë përcaktuese e 100 ditëve të para është hakmarrja. Në ditën e tij të parë në detyrë, Trump fali pothuajse të gjithë ata, që morën pjesë në kryengritjen e 6 janarit 2021. Ai ka synuar në mënyrë aktive prokurorët që e hetuan, ish-zyrtarët që e kritikuan dhe universitetet politikat e të cilave nuk i pëlqenin.
Urdhrat ekzekutivë të Trump janë përballur me më shumë se 150 padi dhe gjyqtarët kanë bllokuar administratën shumë herë. Presidenti bëri thirrje për shkarkimin e një gjyqtari federal i cili mori vendimin kundër tij, duke shkaktuar vërejtje si rrallëherë nga Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts.
Trump po zhvillon gjithashtu një luftë kulturore. Financimi për artet dhe institucionet kulturore është shkurtuar dhe drejtuesit janë pushuar nga puna. Administrata ka përndjekur median, duke luftuar kundër organizatave të lajmeve në gjykatë dhe duke kërkuar të shpërbëjë median Zëri i Amerikës.
PEN America, e cila mbron shkrimtarët në mbarë botën kundër regjimeve autokratike, tha se javët e para të Shtëpisë së Bardhë të Trump ishin ndryshe nga çdo gjë e parë, që nga epoka e McCarthy e viteve 1950. Ajo paralajmëroi për një “zjarr me pesë alarme” për lirinë e fjalës, arsimin, të drejtën për të protestuar dhe një luftë kundër vetë ideve dhe gjuhës.
Ngjarjet – së bashku me deklaratat e çuditshme për aneksimin e Groenlandës, rimarrjen e kanalit të Panamasë dhe bërjen e Kanadasë shtetin e 51-të – kanë dëmtuar reputacionin e Amerikës në të gjithë globin.
‘Muaji i mjaltit politik’ i Trump duket se ka mbaruar. Edhe midis republikanëve, sondazhet tregojnë se ka ambivalencë në lidhje me prioritetet e tij, me vetëm gjysmën që thonë se ai është përqendruar në gjërat e duhura. Protestat në rrugë po shtohen në të gjithë vendin, gjyqtarët vazhdojnë t’i japin vendime kundër dhe Universiteti i Harvardit u pozicionua kundër tij. Ndërsa Partia Demokratike përpiqet të riorganizohet, 100 ditët e dyta të Trump mund të jenë më të vështira se të parat.
Larry Sabato, shkencëtari politik i Universitetit të Virxhinias, tha: “Injoranca ishte në fakt aleati ynë në mandatin e parë të Trump. Ai nuk dinte çfarë po bënte dhe tani, për fat të keq, ndërsa ende nuk e di çfarë po bën, ai di më shumë sesa dinte. Trump beson se është i pagabueshëm. Ai do të digjet shumë më përpara përfundimit të këtij mandati.” / The Guardian
foto ilustruese Numri i viktimave nga shpërthimi masiv në portin kyç të Iranit, Shahid Rajaei, ka shkuar në 70, thanë autor...
pamje nga vendngjarja LONDËR- Një zjarr ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore, n&eu...
Mark Carney KANADA- Kryeministri Mark Carney u zotua se do të mposhtë Shtetet e Bashkuara sa i përket tarifave tregtare të vendosura ng...
foto ilustruese BRAZIL- Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të hënën me homologun e tij rus Sergey Lavrov në Rio de Janeiro t...
Donald Trump SHBA- Njëqind ditë më parë, Amerika kryesoi një rend botëror që e kishte krijuar vetë. Ai rend ishte ...
Foto ilustruese GREQIA- Në fillim të prillit u mbytën të paktën shtatë emigrantë, ndër ta dy fëmijë,...
foto ilustruese KANADA- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke përgëzuar kryeministrin kanadez Mark Carney pë...
Foto ilustruese EUROPA- Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një n...
Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për Corriere della Sera, e përshkroi takimin ...
foto ilustruese KANADA- Miliona kanadezë votuan të hënën në zgjedhjet e parakohshme federale, të cilat janë përqend...