LIVE UPDATES
Bota

Sulm kibernetik ndaj Ministrisë së Arsimit në Maqedoni të Veriut

Sulmi kibernetik ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit, ka ardhur pasi të enjten një grup tjetër hakerësh në platformën sociale Twitter, ka kërcënuar se do të sulmojë këtë faqe dhe t’i shkarkojë të dhënat që janë në të, nëse nuk i vendoset flamuri bullgar.

10 Shtator 2022, 15:21 Nga k.m.
Sulm kibernetik ndaj Ministrisë së Arsimit në Maqedoni të
Foto ilustruese

SHKUP- Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur të shtunën me sulm kibernetik. Që disa orë në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin "Maqedonia e famshme".

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kanë thënë se “nuk ka vend për shqetësim lidhur me pohimet për shkarkimin e supozuar të të dhënave të qytetarëve, sepse faqja e internetit nuk ka baza të tillë të të dhënave”.

“Ministria e Arsimit është në komunikim me Qendrën Kombëtare për sulme kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti, dhe nga ku presim që në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të ndërmerren veprime konkrete për zbulimin e burimit të sulmit”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Aty po ashtu është bërë e ditur se “ekspertët kompjuterikë të Ministrisë së Arsimit, po ndërmarrin veprime për rritjen e sigurisë së faqes së internetit, dhe vetëm më pas e njëjta do të aktivizohet”. Sulmi kibernetik ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit, ka ardhur pasi të enjten një grup tjetër hakerësh në platformën sociale Twitter, ka kërcënuar se do të sulmojë këtë faqe dhe t’i shkarkojë të dhënat që janë në të, nëse nuk i vendoset flamuri bullgar.

Sulme kibernetike ndaj institucioneve të Maqedonisë së Veriut kanë ndodhur edhe vitin 2021 kur është sulmuar faqja e internetit e Entit Shtetëror të Statistikave.

Në shënjestër të sulmit ka qenë sistemi i regjistrimit të popullsisë. Për sulme kibernetike ditëve të fundit kanë raportuar edhe Kosova, Shqipëria e Mali i Zi. Më 6 shtator, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se disa ueb-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, por nuk ka specifikuar cilat.

Sulmi, megjithatë, nuk ka arritur të depërtojë brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi që, siç është thënë, “është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”.

Në Shqipëri, autoritetet kanë fajësuar shtetin e Iranit për dy sulme ndaj faqeve të saj në internet, një në korrik dhe një tjetër është bërë i ditur më 10 shtator. Si rezultat, Shqipëria ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Në fund të gushtit, Qeveria në Mal të Zi ka njoftuar, po ashtu, se ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike. Dyshime për përgjegjësi janë hedhur mbi Rusinë dhe Kubën.

Për të hetuar këtë sulm, një ekip i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) ka shkuar tashmë në Mal të Zi./REL

sulmohet maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës