LIVE UPDATES
Bota

Shefi i CIA-s e sheh Ukrainën si dështim të Putinit

Avril Haines tha se humbjet që kishte pësuar Rusia mund ta bindin zotin Putin që të negocionte të paktën për një fund të përkohshëm të luftimeve.

10 Shtator 2022, 15:19 Nga k.m.
Shefi i CIA-s e sheh Ukrainën si dështim të Putinit
Vladimir Putin

SHBA- Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns thotë se ka gjasa që sulmi ndaj Ukrainës mund të shndërrohet në një nga gabimet më të rënda, që do të mbahen mend, për presidentin rus Vladimir Putin. “Deri tani është e vështirë të shihet rezultati i luftës, apo rezultatet Putinit, si diçka tjetër përveçse një dështimi”, tha zoti Burns, në një konferencë për sigurinë kibernetike, që u mbajt në Uashington të enjten.

"Rusia do të paguajë një çmim shumë të madh", tha zoti Burns. "Jo vetëm që u ekspozua dobësia e ushtrisë ruse, por lufta do të ketë dëme afatgjata për ekonominë ruse dhe për brezat e ardhshëm në Rusi".

Vlerësimi i hapur nuk është i pari që vjen nga një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan çka paralajmëron se lufta në Ukrainë do t’i kthehet Rusisë në bumerang.

Në qershor, drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se forcat tokësore ruse "janë degraduar deri në pikën, që do t'u duhen vite për t'u rikthyer atje ku ishte, në shumë aspekte".

Zonja Haines tha se humbjet që kishte pësuar Rusia mund ta bindin zotin Putin që të negocionte të paktën për një fund të përkohshëm të luftimeve.

Por presidenti rus duket se e ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.

"Nuk ishim ne ata që filluam operacionin ushtarak, ne po përpiqemi t'i japim fund", tha zoti Putin në një forum ekonomik në qytetin port të Vladivostokut të mërkurën, duke përsëritur qëndrimin e tij të hershëm se ai ishte i detyruar të dërgonte forca në Ukrainë për të mbrojtur rajonet separatiste të mbështetura nga Moska, që kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

"Në planin afatgjatë, do të ndihmojë në forcimin e vendit tonë si brenda ashtu edhe jashtë vendit", shtoi ai. Drejtori i CIA-s tha të enjten se ai pret që lufta në Ukrainë të provojë se zotin Putin e ka gabim.

"Putini ka vënë bast që do t’ia dalë të jetë më i fortë se ukrainasit, evropianët dhe amerikanët", tha zoti Burns. "Pikëpamja e tij ka qenë gjithmonë se ne (Perëndimi) kemi probleme me vëmendjen dhe do të shpërqendrohemi. Por Putini gabon, po aq sa gaboi thellësisht në supozimet e tij që nga shkurti i kaluar, në lidhje me vullnetin ukrainas për të rezistuar, apo dhe vullnetin e Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë për të mbështetur ukrainasit”, shtoi ai./VOA

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës