Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha sot pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se i ka thënë këtij të fundit se s’ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë.
Borrelll tha se s’ka datë të përcaktuar për takimin Kurti-Vuçiç, por shtoi se janë marrë vesh që të vazhdohet ky proces.
“Rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka alternativë tjetër. Duke arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra për ta marrë perspektivën evropiane. Prandaj për këtë unë e inkurajova Z.Kurti që të përfshihet në këtë çështje”,- tha Borrell.
Sipas Express, Ai tha se dialogu “është një nga çështjet më të rëndësishme që e diskutuam”. Ai gjithashtu ia përmendi Kurtit besimin e madh që e mori nga qytetarët në zgjedhjet e fundit parlamentare. Borrell tha se qytetarët i besuan atij për ta shtyrë Kosovën drejt BE-së.
“Një person kur e merr një mandat kaq të fortë nga qytetarët, do të thotë se ata po ta ofrojnë një mundësi për ta shtyrë Kosovën drejt Bashkimit Evropian, standardeve evropiane dhe ne shpresojmë që ju do ta shfrytëzoni këtë mundësi”,- tha Borrell.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nisi sot ditën e dytë të takimeve zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë që kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministrat, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi.
(d.a/dosja.al)
Lajmi kryesor/ Albin Kurti vizitë zyrtare në Bruksel, përveç dialogut politik tema diskutimi do të jenë dhe bashkëpunimi në fushat e ekonomisë dhe financave
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BRUKSEL-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Bruksel me emisarin special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laj&cced...
SHBA-Historia që tronditi botën me vrasjen e George Floyd-t nga oficerët e policisë është pasur nga një tjetër akuzë e rëndë ndaj forcave të rendit.Bëhët fjalë ...
RUSI– Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny është paraqitur në gjykatë përmes një lidhjeje video nga burgu, duke u dukur i tjetërsuar nga greva e urisë.44-vje&cced...
SERBI– Diplomatja holandeze, Angelina Eichhorst pretendohet se e ka shkruar të ashtuquajtur “non-paper” për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë, ra...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e vizitës së tij dy ditore në Bruksel ka takuar Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg me t...
GJERMANI– Kancelarja gjermane, Angela Merkel nxiti Gjermaninë dhe Kinën të bashkojnë forcat për të mposhtur pandeminë e koronavirusit dhe ngriti mundësinë...
Presidenti Joe Biden po prezanton një paketë gjithëpërfshirëse nismash me vlerë 1.8 trilionë dollarë për familjet amerikane, arsimin, vendet e punës, infrastruk...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian thotë se Pekini dhe Moska kanë shtuar fushatat e “dezinformimit të sponsorizuar nga shteti” me qëllim të denigrimit të vaksinav...
SHBA- Foto të reja nga shpërthimi i kullave binjake në SHBA kanë dalë. Një djalë 19-vjeçar ka publikuar disa foto të shkrepura nga banesa e tezës së tij ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë po inkurajon njerëz në të gjithë botën për të dhuruar 7 dollarë për mbledhjen e fondeve shtesë për programin ndërkombëtar të ...