LIVE UPDATES
Bota

Blinken mbërrin në Itali/ Pritet të zhvillojë diskutime mbi terrorizmin dhe mungesat ushqimore

28 Qershor 2021, 09:32 Nga DOSJA
Blinken mbërrin në Itali/ Pritet të zhvillojë diskutime mbi

ITALI-  Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti të dielën në Romë për takime me homologun Italian, Luigi Di Maio. Të dy ata zhvilluan një drekë pune në Vilën Taverna, e cila shërben si rezidenca e ambasadorit amerikan në Romë. Më pas shefi i diplomacisë amerikane ka një axhendë të ngjeshur me takime me përfaqësues të Agjencive të OKB-së për Sigurinë Ushqimore me seli në Romë. Zoti Blinken do të takohet me diplomatë amerikanë që shërbejnë në misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Romë, në Vatikan dhe në agjencitë e OKB-së në Itali. Më pas, zoti Blinken zhvillon një vizitë në Vatikan. Sekretari i Shtetit do ta përmbyllë qëndrimin e tij në Itali me pjesëmarrjen në takimin e Grupit të 20-shes në Bari dhe Matera, ku do të diskutohen tema si pandemia dhe ngrohja globale.

Sekretari amerikan i Shtetit mbërriti në Itali, pas qëndrimit në Gjermani dhe Francë ku diskutoi mbi sfidat e sigurisë globale dhe aleancat transatlantike në përgjigje të problemeve madhore të globit.

Udhëheqësit francezë e pritën me krahë të hapur Sekretarin e Shtetit Antony Blinken. Kryediplomati kaloi një pjesë të madhe të rinisë në Paris dhe e flet rrjedhshëm frëngjishten.

Ministri i Jashtëm Le Drian tha se të gjithë janë të kënaqur që “Amerika është kthyer”. Pavarësisht pritjeve festive në Paris dhe Berlin, zoti Blinken u përball me probleme serioze botërore, përfshirë një vlerësim të zbulimit amerikan që del me konkluzionin se qeveria afgane mund të bjerë brenda gjashtë muajsh pas largimit të forcave amerikane dhe të NATO-s më 11 shtator.

“Po shqyrtojmë me shumë kujdes situatën në terren në Afganistan. Gjithashtu po shqyrtojmë në brendësi nëse talibanët e kanë seriozisht kur flitet për një zgjidhje paqësore të konfliktit. Do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në diplomaci. Por veprimet për marrjen e drejtimit të vendit me forcë janë tërësisht në kundërshtim me gjetjen e një zgjidhjeje paqësore”, tha kryediplomati Blinken.

Zoti Blinken u takua me Presidentin Emmanuel Macron para nisjes për në Romë të dielën. Ai dhe Ministri i Jashtëm italian Luigi di Maio do të bashkë-kryesojnë një takim të Koalicionit Global për të Mposhtur ISIS.

Ekspertët thonë se kërcënimi nga Shtetit Islamik në Afganistan dhe pjesë të Afrikës vazhdon të jetë i madh. Brian Katulis i Qendrës për Përparim Amerikan foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Kërcënimi është tjetërsuar dhe trasnferuar në vende të reja, si Afrika. Kjo do të jetë në krye të axhendës së bisedimeve. Qasja nuk është thjeshtë vetëm ushtarake, por çfarë mund të bëhet në një sërë sferash, përfshirë ndihmën për njerëzit që u zhvendosën nga konfliktet në Afrikë si dhe aspekti ideologjik i përpjekjeve për të mposhtur Shtetin Islamik.”

Departamenti i Shtetit thotë se Siria mbetet një shqetësim shumë i madh, me dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë në kampe humanitare, gjë që përbën kërcënim të mundshëm sigurie, pasi ISIS-i përpiqet për të shfrytëzuar kampet për të rekrutuar gjeneratën e ardhshme të luftëtarëve.

Të hënën dhe të martën, zotin Blinken e pret Ati i Shenjtë në Vatikan. Më pas ai do të vizitojë Barin dhe Materën për një takim të ministrave të jashtëm të G-20.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antony blinken ne itali luigi di maio antony blinken ne itali luigi di maio

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet