Përleshje e përgjakshme në Selanik/ Dy shqiptarët gjenden të plagosur në rrugë nga kalimtarët, dyshohet se janë përdorues droge
U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
X pezullon llogaritë e opozitës turke mes protestave për arrestimin e Ekrem Imamoglut 22 Mars, 22:23 Presi...
Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm ë...
"Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja", Rama: Mediat sociale janë kthyer në një instrume...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken u takua të enjten në Uashington me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme e Çështje të Sigurisë, e njëkohësisht Nënpresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell.
Në njoftimin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit thuhej se sekretari Blinken ripohoi rëndësinë e partneritetit SHBA-BE dhe angazhimin e Uashingtonit për të punuar me Brukselin për t’u përballur me sfidat e përbashkëta. Sekretari Blinken dhe zoti Borrell diskutuan rreth zhvillimeve në Afganistan, çështjen e nisjes së dialogut të nivelit të lartë SHBA-BE mbi Rusinë, si dhe takimin e ardhshëm të nivelit të lartë SHBA-BE mbi Kinën, që pritet të mbahet më vonë gjatë këtij viti.
Në njoftimin për shtyp të Departamentit të Shtetit thuhet se zoti Blinken vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit. Ai theksoi gjithashtu nevojën për të bërë përpara me hapjen e negociatave për pranimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Kur bëhet fjalë për të gjitha sfidat me të cilat përballemi në të gjithë botën, Bashkimi Evropian është një partner kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe praktikisht nuk ka asnjë sfidë me të cilën ne përballemi dhe nuk po punojmë së bashku për të”, tha zoti Blinken.
Zoti Borrell u bëri jehonë komenteve të diplomatit të lartë amerikan. Ai tha se “ne (Bashkimi Evropian) duket të jemi partneri më i mirë dhe aleati më i mirë i SHBA-së, dhe marrëdhënia transatlantike është marrëdhënia më e rëndësishme që kemi me pjesën tjetër të botës”.
Zoti Borrell e cilësoi takimin një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit, veçanërisht sikurse ai tha, në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.
Sekretari Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë nënvizuan gjithashtu mbështetjen e tyre të fortë në përpjekjet për të rivendosur rendin demokratik në Venezuelë.
Marrë nga VOA
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
FRANCË- Pavarësisht nëse Jean-Marie apo vajza e tij Marine Le Pens kanë qenë figura dominuese në ekstremet e krahut të djathtë të Francës për dekada të tër...
ITALI– Shqetësimi për përhapjen në mënyrë masive të një loje virale është rikthyer në Itali. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se që pas datës 25 janar kur ...
SHBA- Administrata e Biden ka zbuluar planet për të zgjeruar energjinë e erës. BBC shkruan se kjo gjë pritet të ndodh në shtatë zona në të dy brigjet e gjirit t...
BEJRUT- Të shtënat me armë vranë gjashtë persona dhe plagosën 30 të tjerë në një tubim në Bejrut të organizuar nga lëvizjet shiite Hezbollah dhe Amal të enjten ...
BRITANI– Dritat e Veriut, të njohura ndryshe si Aurorat, janë shfaqur në orët e para të mëngjesit në qiellin e Britanisë së Madhe, pasi një stuhi e fortë ...
KOSOVË – Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një aksioni në 4 rajonet e vendit për ndalimin e mallrave kontrabandë kanë rënë në prangat e policisë ...
KOSOVË– Një ditë pas protestave të dhunshme dhe përplasjeve në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan situata paraqitet e qetë.Barrikadat janë tërhequ...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka gjobitur një person pasi filmoi veten duke udhëtuar me 260 km/orë.Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i mjetit ka publikuar...
KOSOVË- Një gazetare e ‘Kanalit 10’ është sulmuar ditën e sotme teksa po raportonte live nga veriu i Kosovës. Teksa po raportonte Albulena Rexh...
SHBA– Ylli i Hollywood-it, William Shatner përjetoi eksperiencën unike në moshën 90-vjeçare, atë të udhëtimin në hapësirë.Në pamjet e publikuara ng...