LIVE UPDATES
Bota

Bjellorusia i kundërpërgjigjet sanksioneve të SHBA-së, refuzon ambasadoren amerikane

11 Gusht 2021, 20:53 Nga DOSJA
Bjellorusia i kundërpërgjigjet sanksioneve të SHBA-së,

BJELLORUSI- Qeveria e udhëheqësit autoritar bjellorus Aleksandër Lukashenko i është kundërpërgjigjur raundit më të fundit të sanksioneve amerikane, duke kërkuar që Uashingtoni të reduktojë në pesë persona stafin e ambasadës në Minsk deri më 1 shtator.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë Anatol Glaz tha gjatë një interviste që u publikua në faqen e internetit të ministrisë më 11 gusht, se Minsku gjithashtu ka tërhequr miratimin për emërimin e Julie Fisher, si ambasadore e SHBA-së në Bjellorusi.

Duke marrë parasysh se Bjellorusia ka humbur besimin në administratën aktuale amerikane, ne pezullojmë bashkëpunimin për të gjitha projektet, grantet dhe programet e reja të koordinuara nga qeveria amerikane derisa të kthehet besimi”, tha zoti Glaz, duke shtuar se Minsku rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime shtesë në të ardhmen.

Zonja Fisher, ambasadorja e parë amerikane në Bjellorusi që nga viti 2008, u konfirmua nga Senati në dhjetor 2020, por ajo nuk ka qenë në gjendje të marrë postin e saj në Minsk pasi qeveria bjelloruse nuk pranon ta pajisë me vizë.

Intervista e zotit Glaz u shfaq pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja njoftuan sanksione të reja tregtare dhe financiare ndaj Bjellorusisë më 9 gusht, një vit pas zgjedhjeve presidenciale që zgjatën sundimin prej disa dekadash të zotit Lukashenko si dhe ndezën një valë të pashembullt protestash mes akuzave se votat ishin manipuluar.

Zoti Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994, reagoi ndaj protestave me një goditje brutale. Më shumë se 32 mijë njerëz janë ndaluar, mijëra janë rrahur nga policia në rrugë dhe në paraburgim dhe ka dyshime se shumë janë torturuar. Autoritetet kanë burgosur disa nga drejtuesit e opozitës, një pjesë e të cilëve janë detyruar të largohen nga vendi.

Gjatë një interviste të martën me shërbimin rus të Zërit të Amerikës, zonja Fisher tha se zgjedhjet e vitit të kaluar që shkaktuan protestat “përfaqësuan një pikë kthese në pikëpamjen tonë për ngjarjet në Bjellorusi”.

Ne pamë natyrën mashtruese të atyre zgjedhjeve në një mënyrë që nuk e kemi parë kurrë më parë. Provat mbi manipulimin e numerimit, keqpërdorimit të votës, mungesës së gatishmërisë për të pranuar vëzhgues ndërkombëtarë, e gjithë kjo krijoi një dinamikë ku zëri i njerëzve që refuzuan ato votime të manipuluara ishte tejet i qartë në vitin 2020“, tha zonja Fisher.

Në përgjigje, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Britania dhe vende të tjera goditën zotin Lukashenko, rrethin e tij të ngushtë dhe firmat bjelloruse me disa raunde sanksionesh, duke e izoluar atë ndërkombëtarisht dhe duke rritur varësine e këtij vendi më shumë se kurrë nga mbështetja ruse./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota akeksandër lukashenko anatol glaz akeksandër lukashenko anatol glaz

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet