Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË– Bashkimi Evropian paralajmëroi për të enjten takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga i dërguari i posaçëm evropian, Miroslav Lajçak.
Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se rendi i ditës do të përcaktohet në prag të takimit.
Palët u takuan për herë të fundit më 29 tetor për të diskutuar çështjet e pretendimeve pronësore dhe financiare, por bisedimet përfunduan pa ndonjë përparim.
Gjatë javës zoti Lajçak, tha se procesi nuk është i bllokuar dhe takimi i radhës do të mbahet “sapo të krijohen kushtet”.
“Unë jam i angazhuar për të lehtësuar bisedimet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë, do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe të jetë edhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”, u tha ai anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të Parlamentit Evropian, në një debat mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, 25 vjet pas Marrëveshjes së Daytonit që i dha fund luftës në Bosnjë.
Megjithatë ai theksoi se procesi i bisedimeve është “një rrugëtim i gjatë dhe me shumë pengesa”.
Bisedimet Kosovë -Serbi të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, që ishin ndërprerë në fund të vitit 2018 për shkak të tarifave të vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe. rifilluan në muajin korrik. Megjithatë të dyja palët vazhdojnë të mbajnë qëndrime të kundërta për tema të ndryshme.
Çështja më e diskutueshme është ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Beogradi kërkon debate për këtë çështje ndërsa Kosova e quan tashmë çështje të mbyllur.
Serbia kërkon që ky mekanizëm të krijohet sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2015, që parasheh përgjegjësi të gjera në disa fusha, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur shkelje të shumta në marrëveshje dhe sipas opinionit të saj, asociacioni mund të krijohet vetëm sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Serbia kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës për të mundësuar kalimin e më shumë përgjegjësive ekzekutive tek asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, Kosova kundërshton çdo ndryshim që do t’i jepte përgjegjësi ekzekutive një asociacioni të tillë.
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008 me mbështetjen e fuqive kryesore perëndimore, por të dyja palët janë përfshirë në bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
Në fillim të muajit shtator të dyja vendet u dakorduan për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, por sfidë mbetet zgjidhja politike e cila diskutohet në Bruksel.
Marrë nga: VOA
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
AFRIKË-Një politikan namibian i quajtur Adolf Hitlerit Uunona, është zgjedhur anëtar i këshillit për zonën elektoriale të Ompundjas. Sipas BBC, emri i tij ...
FRANCË-Presidenti francez, Emmanuel Macron, i është përgjigjur deklaratës të homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili e përshkroi atë si një “ba...
KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për çështjen e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në intervistën e dhënë ditën e...
Ekspertët e historisë të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kanë zhvilluar të premten një takim online lidhur me kontestet për personalitetet nga e kaluara, dh...
GJERMANI– Qeveria në Gjermani do të jetë e përgatitur për pandemitë e ardhshme dhe synon krijimin e 19 depove me material mjekësor. Ekspertët dhe politikanët kë...
SHBA- Miliarderi Bill Gates, ka folur në lidhje me përballimin e pandemisë në Amerikë. Sipas mediave të huaja, Gates ka paralajmëruar që pesë muajt e ardhshëm d...
MAL I ZI– Shqiptari, Dritan Abazoviç, tashmë zv.kryeministër i Malit të Zi, ka reaguar pas krijimit të qeverisë së re në vend, ky Kryeministër do t...
Ndërrimi i pushtetit në SHBA sjell tone të reja zyrtare ndaj Gjermanisë. Jo vetëm demokratët e Kongresit, por edhe Republikanët, partia e Presidentit Trump kanë...
BOTË-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar njerëzit që të mos vetëkënaqen me faktin se është shpikur vaksina kundër Covid-19.Ditën e s...
KOSOVË- Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ku e ka cilësuar si një person provokativ. Gjithashtu...