LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Punonjësit e huaj rrisin kostot e ofertës turistike në Shqipëri

18 Prill 2022, 19:16 Nga DOSJA
BIRN: Punonjësit e huaj rrisin kostot e ofertës turistike në

DURRËS- Rritja e çmimit të karburantit, si dhe e mallrave të konsumit duket se do të ndikojë edhe në sezonin turistik të Durrësit. Pjesërisht, ky ndikim negativ do të vijë edhe për shkak të punësimit të të huajve në këtë sektor, pagat e të cilëve përgjithësisht janë më të larta se sa ato të punonjësve vendas.

Në një nga komplekset turistike të Gjiut të Lalzit tashmë kanë nisur punë një grup punonjësish nga Serbia, ndërsa në të gjithë gjatësinë prej 62 km të plazhit që përfshin Bashkia e Durrësit po përgatiten punësime punëtorësh dhe specialistësh nga vende të ndryshme.

Megjithëse duket optimist për sezonin veror që po përgatitet, kryetari i Dhomës Rajonale të Tregtisë, Alban Isteri pohon se mungesa e krahut vendas të punës në turizëm, i ka detyruar operatorët turistikë që të punësojnë jo vetëm punëtorë nga Serbia, por edhe shtetas të huaj nga vende të tjera.

Nga Italia prej vitesh vijojnë kontratat e punës me kuzhinjerë, produktet e të cilëve u përgjigjen kërkesave të turistëve vendas dhe të huaj – tha Alban Isteri për BIRN.

Sipas tij agjensitë e punësimit po punojnë edhe për kontrata të tjera pune me filipinas, etj. Në restorantet e bregdetit shqetësimi kryesor mbetet rritja e çmimeve.

Edhe unë do ti ngre çmimet – thotë për BIRN Agron Braho, duke më treguar menunë.

Të gjithë llojet e peshkut kanë pësuar rritje në listë, e çfarë duhet të bëj unë – shprehet Agroni, ndërsa vazhdon të punojë në banak.

Para një muaji e merrja peshkun gjuhëz të cilësisë së parë me 24 mijë lek kilogrami, ndërsa tani ka arritur në 28 mijë lek, vazhdon ai të flasë me lekë të vjetra.

Mesoburri ka filluar të punojë në sektorin e restoranteve që nga viti 1992, por ai thotë se rriitje çmimesh si kjo nuk ka parë kurrë.

Mendo, në fillim ra tërmeti; parvjet ra pandemia, kurse tani po pësojmë pasojat e një lufte – thotë Agron Braho.

Në një nga magazinat e portit të peshkimit, një grup burrash kanë rrethuar Benin, punonjësin që po peshon dy arkat e fundit me peshk, të cilin sapo e ka sjellë motopeshkatorja. Por kërkesat e konsumatorëve në ristorante janë shumë më të mëdha.

“Sigurisht – thotë Bujar Bala, dispeçeri veteran i sektorit të peshkimit. Qe prej një muaji më shumë se 30 peshkatore i kanë lidhur litarët nga kalatë dhe nuk kanë lëvizur nga vendi.

Ikën kohët kur e merrnin naftën me 35 apo 70 lek – shprehet Bujari, që punon në dispeçeri prej 46 vitesh.

“Nuk e dimë se sa do të vazhdojë pagesa e naftës 150 lek për litër, me gjithë TVSH – thotë Bujari, duke shtuar se numri i armatorëve që i kanë mbyllur barkat po shtohet, ndërsa nga qeveria nuk ka asnjë sinjal pozitiv”.

“Ne nuk kemi probleme për peshkun, pasi japim dhoma me qera dhe kaq, por bashkë me rritjen e çmimit të ushqimeve dhe mallrave të tjera, kemi frikë se mos rriten korenti dhe uji – thotë Marjana Stepa, e cila në stinën e verës i jep me qera mjediset e shtëpisë që ka në plazh.

Të paktën kështu dëgjojmë lajmet e televizorit – thotë Marjana, e cila që kur u përmirsua moti ka nisur të përgatisë banesën për turistët kosovarë.

Para se të ndahemi me të, Marjana kujtohet: “Edhe çmimet e çadrave e zhezloneve në rërë do të rriten, ja mbaje mend”.

Në një nga hotelet që ndodhen në vijën e parë të plazhit shqetësimi është I njejti.

“Nuk kemi nisur ende me prenotimet, pasi me këtë merren agjencitë, por e dimë se në gjysmën e dytë të qershorit mbërrijnë vizitorët e parë – tha për BIRN Alfred Spiro, që menaxhon hotelin.

Nëse rritja e çmimit të ujjit dhe të energjisë do të bëhet realitet, ne me siguri të plotë që edhe ne do të rrisin çimet e dhomave, si dhe të shërbimit në restorant. Pastaj, mos harroni që do të na duhet të rrisim edhe pagat e punonjësve tanë, që si qytetarë ndeshen me të njejtat probleme– thotë Alfredi.

Duke folur për rënien e pritshme të turistëve nga Ukraina, por edhe atyre nga Polonia fqinje, turistët e të cilëve përbënin shumicën e të huajve në bregdetin e Durrësit, kryetari I DHTI, Alban Isteri, flet për parashikimet optimiste të kësaj vere.

“Ne besojmë se tani që e gjithë Evropa Perëndimore u hap pas dy viteve të vështirë përballë Covid-19, do të ketë një numër në rritje të turistëve nga vendet nordike, si dhe atyre nga vendet e Perëndimit.

Pas izolimit që zgjati shumë, sipas Isterit, etja e të huajve për pushime do ti drejtojë edhe në bregdetin e Durrësit.

Isteri thotë se tashmë kanë arritur një marrëvshje me bashkëpunimi me bashkinë e qytetit, që ndër të tjera lidhet edhe me imazhin e qytetit.

“E kuptojmë që turistët përveç ujit dhe diellit kanë nevojë edhe për veprimtari artistike -tha Isteri, duke shtuar: Kemi nisur bashkëpunimin edhe me Universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe Autoritetin Portual Durrës, në mënyrë që të krijojmë në qytet mjedise për disa megafesta verore – përfundon kryetari I DHTI, Alban Isteri.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet agron braho alban isteri marjana stepa agron braho alban isteri marjana stepa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet