Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ITALI – Ekipi i Ferrarit në Formula 1 e sheh aktivizimin e Mik Shumakerit në ekipin Haas, si një trampolinë të mundshme për ardhjen e tij në të ardhmen në skuderia kokëkuqe. Mik, djali i shtatë herë kampionit të botës Mikael Shumaker, është pjesë e ekipit të talenteve të rinj “Ferrari Driver Academy” (FDA) dhe këtë vit do të bëjë debutimin e tij në F1 me ekipin Haas, të cilit Maranelo e furnizon me motorët.
“Që Mik do të drejtojë Haas në F1 është një mundësi e shkëlqyer për ne,”– nënvizon drejtori i Ferrarit, Matia Binoto, në faqen e Formula1. “Ne gjithashtu mund të tregojmë mirësinë e bashkëpunimit tonë, – shpjegoi drejtori i ekipit të të kuqve. – Mik te Ferrari? Ai është pjesë e FDA-së tonë dhe programi FDA nuk është aty për të zhvilluar pilotë për Formula 1, ai është atje për të zhvilluar pilotë, të cilët një ditë ndoshta do të ulen në njëvendshen e Ferrarit dhe do të drejtojnë makinat e kuqe”,- shtoi Binoto.
Mik Shumaker, kampion në largim i Formula 2, ka nënshkruar një kontratë me ekipin amerikan Haas dhe do të ketë si shokun e tij të skuadrës, 21-vjeçarin rus Nikita Mazepin. Një lidhje e drejtpërdrejtë me Ferrarin, sipas Binotos, do të kishte nënkuptuar për të riun gjerman “shumë përgjegjësi dhe pak përvojë; por të dish që kemi partnerë në F1 që na lejojnë të rrisim pilotët tanë është një faktor i rëndësishëm për ne”.
Nga ana e tij, Ferrari do të ketë dyshen më të re të pilotëve që nga viti 1968, çiftin e përbërë nga Çarls Leklerk (23) dhe Karlos Sainz (26), pas largimit të gjermanit Sebastian Fetel (33) i cili është bashkuar me Aston Martin. Sezoni i ri i botërorit në Formula 1 do të fillojë më 28 mars, me Grand Prix të Bahreinit.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA – Konor MekGregor nuk ishte përfolur për një kohë të gjatë, veçanërisht para lajmit se legjenda e MMA humbi me nokaut. Karriera e boksierit irlandez...
FRANCE – Trajneri portugez i Olimpik Marsejës, Andres Villas-Boas, i ka paraqitur klubit dorëheqjen, duke deklaruar se nuk dëshiron të vijojë më punën, në...
ITALI – “Countdown” për në Lacion. Ka filluar java vendimtare për nënshkrimin dhe rinovimin e kontratës me trajnerin Simone Inzagi. Sipas “Il Messaggero”,...
MILANO– Presidenca e Interit Suning eksploron tregun për të kërkuar investitorë të rinj të gatshëm të bashkohen me Interin pasi bisedimet me BC Partners p...
ITALI-Totti-Ilary, një dashuri që zgjat prej 20 vitesh. Sidoqoftë, lidhja jo gjithmonë kanë qenë e gjitha rozë dhe me lule. Në të vërtetë, historia e tyre e das...
SPANJË-“Real Madrid njofton që presidenti Florentino Pérez rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe nuk shfaq ndonjë simptomë”. Është kjo deklarat...
ARGJENTINË-Mesazhet zanore të Leopoldo Luque, neurokirurg i Diego Armando Maradonës dhe mjeku personal tij, kanë tronditur opinionin në Argjentinë. “Rri e ...
SHQIPËRI-Disa ditë më parë u luajt kryendeshja Partizani-Vllaznia, një takim që u zhvillua në Elbasan dhe ku ra në sy terreni i rënduar. Nuk ishte më e mir...
ITALI – E ardhmja e Gatusos është larg Napolit në fund të këtij sezoni. Për këtë arsye presidenti De Laurentis po mendon që tani, se si të hapë një cikël të ri ...