Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
BOTË– Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin e vaksinave për popullsinë e tyre.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 112 milion raste të reja, dhe mbi 2,4 milion të vdekur, ku SHBA vazhdon të mbetet në vend të parë.
Aktualisht në SHBA janë 28 milion raste në total që nga fillimi i pandemisë, gati 3-fishi se vendi i dytë India e cila regjistron 11 milion raste në total. Po ashtu edhe përsa i përket numrit të viktimave SHBA-ja ka kaluar mbi 500 mijë të vdekur ga COVID e ndjekur nga Brazili me gati 250 mijë të vdekur.
Presidenti amerikan Joe Biden i ka cilësuar më shumë se 500,000 vdekjet nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, “moment të zymtë dhe pikëllues”, dhe i ka bërë thirrje vendit që të bashkohet kundër pandemisë.
“U bëj thirrje të gjithë amerikanëve që të kujtojnë ata që kemi humbur dhe ata që kemi lënë mbrapa”,- ka thënë Biden në një adresim televiziv më 22 shkurt.
Ai u ka kërkuar amerikanëve që të gëzojnë kujtimin për familjarët e humbur dhe i është referuar përvojës së tij personale në të përballurit me humbje të tilla.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rënë dakord për një plan kompensimi pa faj për pretendimet e efekteve anësore serioze në njerëz në 92 vende më të varfëra për shkak të marrjes së vaksinave COVID-19 përmes skemës së ndarjes Covax, duke zgjidhur një shqetësim të madh midis qeverive marrëse.
Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Shëndetësisë Mirsad Derlek pret që në fund të Qershorit, Serbia do të jetë afër imunitetit kolektiv në lidhje me koronavirusin dhe se deri atëherë rreth 2.5 milion banorë do të vaksinohen. Ai shtoi se pandemia me siguri do të zgjasë edhe për disa vjet, dhe se nuk do të jetë në atë formë që është tani dhe se qëllimi është të zbresë në nivelin e gripit sezonal.
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se në një pandemi, është detyra e politikanëve të marrin përgjegjësi dhe të mbrojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
“Sepse ata që blejnë kohë mund të shpëtojnë jetë dhe të rifitojnë lirinë e tyre,”– tha ai.
Ai theksoi se nuk ka vaksina lindore ose perëndimore, por vetëm të mira ose të këqija. Orban tha se prokurimi i vaksinave dhe marrëdhëniet e tensionuara midis BE dhe Rusisë mund të shihen si çështje të veçanta.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet për dhunimin e djalit të politikanit serb në Kosovë Nenad Rashiç, Nikolla. Insajderi shkruan se deri ...
SHBA- Politikë-bërësit kinezë kanë promovuar muajt e fundit një teori të papranueshme: Koronavirusi i ri nuk e ka origjinën në Kinë, por ai është importuar nga ...
SHBA– Ujëvarat e Niagarës janë kthyer në një vend të mrekullive spektakolare të dimrit mes një stuhie të egër dimri që ka përfshirë një pjesë të madhe të SHBA-s...
KONGO- Një video e xhiruar në Kongo është publikuar ditën e sotme në mediat italiane. Videoja mendohet se është xhiruar disa momente para se ambasadori italian ...
FRANCË– Studiuesit francezë po përdorin grimca të vogla antitrupash të nxjerra nga familja e kafshëve që përfshijnë deve dhe lama për të prodhuar një test ...
SHBA– Gruaja e Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, është arrestuar në aeroportin e Uashingtonit në SHBA nën akuzën e trafikut të drogës.Sipas ‘Daily Mail’, ka...
Lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, partia e të cilit fitoi thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se ai nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë. Ku...
ARGJENTINË– Presidenti i Argjentinës ka hedhur poshtë përfshirjen e tij në skandalin e vaksinimit ndaj COVID-19 që çoi dorëheqjen e ministrit të shë...
SHBA- Virxhinia i ka dhënë fund dënimit me vdekje. FinanceYahoo shkruan se ligjvënësi e Virxhinias e miratuan vendimin ditën e djeshme. Vendimi është dërguar gu...
Rusia kërcënoi me pasoja pas njoftimeve për sanksione të reja të BE-së ndaj Rusisë për shkak të burgosjes së kritikut të Kremlinit Aleksej Navalni. Sanksionet n...