Moti i keq në Shqipëri/ Bora vështirëson qarkullimin, izolohen 1 mijë banorë në Dibër
Dëmtohet rruga nga moti i keq në fshatin Qafë Murr, 1 mijë banorë të izoluar në Dibër 29 Nëntor, 0...
Dëmtohet rruga nga moti i keq në fshatin Qafë Murr, 1 mijë banorë të izoluar në Dibër 29 Nëntor, 0...
Festa e çlirimit, Rama: Ju uroj një ditë të paqtë 29 Nëntor, 08:22 VIDEO/ Nga Rama te Begaj dh...
Ngjarja në Kamëz/ Reagon policia: Autorët e grabitjes së argjendarisë ishin të armatosur, janë ngritur pika k...
Moti i keq në Shqipëri/ 17 fshatra pa energji elektrike në Dibër dhe Bulqizë 28 Nëntor, 13:08 "...
SHBA do të publikojë rezultatet e hetimeve mbi origjinën e koronavirusit që ka shkaktuar një pandemi dërrmuese dhe ka lënë të vdekur milliona njerëz në botë.
Para se të hipte në avionin presidencial për t’u nisur për në Klivland të Ohajos, Presidenti Biden u tha gazetarëve të enjten se do t’i bënte publike rezultatet e heetimeve “përveçse nëse ka diçka delikate që ende nuk e di”.
Komuniteti i inteligjencës amerikane tha të enjten se agjencitë e zbulimit të SHBA kanë dy teori për origjinën e COVID-19.
Dy agjenci të inteligjencës besojnë se virusi doli natyrshëm nga kontakti njerëzor me kafshë të infektuara dhe një e tretë thotë se burim i pandemisë globale mund të ketë qenë një aksident laboratorik.
“Komuniteti i inteligjencës së SHBA nuk e di saktësisht se ku, kur, apo si u transmetua fillimisht virusi COVID-19, por bashkohet rreth dy skenarëve të mundshëm,” tha Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), duke shtuar se shumica beson se nuk ekziston “informacion i mjaftueshëm për të vlerësuar se njëri skenar ka më shumë të ngjarë se tjetri”.
Deklarata e ODNI nuk identifikon se cilat nga 17 agjencitë që përbëjnë komunitetin e inteligjencës amerikane besojnë se virusi e ka origjinën te kafshët e infektuara dhe cilat besojnë se e ka origjinën te një aksident laboratorik.
Sidoqoftë, në të dyja rastet, ODNI tha se agjencitë të cilat anojnë në njërin ose në tjetrin shpjegim e bëjnë këtë me “një shkallë të ulët ose të moderuar besimi”, që në gjuhën e inteligjencës nënkupton se ata besojnë se provat, të cilat mbështesin pikëpamjen e tyre, nuk janë përfundimtare.
Zyrtarët nuk pranuan të diskutojnë se cilat agjenci kishin shprehur pikëpamje mbi origjinën e virusit, por theksuan se një shumicë e madhe e agjencive amerikane besojnë se informacioni është i pamjaftueshëm për të përcaktuar se njëri skenar për origjinën e virusit ka qenë më i mundshëm se tjetri.
Biden, thirrje për hetime të mëtejshme
Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se ai ka bërë thirrje për hetime të mëtejshme mbi origjinën e pandemisë.
“I kam kërkuar komunitetit të zbulimit që të dyfishojë përpjekjet për të mbledhur dhe analizuar informacione që mund të na sjellin më pranë një përfundimi dhe të më raportojnë mbi këtë çështje brenda 90 ditësh”, tha ai.
“Si pjesë e këtij raporti, kam kërkuar hetime të mëtejshme, duke përfshirë pyetje specifike për Kinën”, tha Presidenti Biden.
VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Program COVAX tha se shpërthimit i virusit në Indi, do të ketë një ndikim të madh në furnizimet me vaksina të këtij programi për tremujorin e dytë të këtij viti...
Të etur për të shmangur humbjet edhe të një vere tjetër me të ardhura nga pushimet, shkaku i pandemisë së koronavirusit, Bashkimi Evropian, disa qeveri aziatike...
ATHINË– Policia greke ka njoftuar se është më pranë se kurrë “zbërthimit” të vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch, disa javë më parë në banesën e ...
KOSOVË- Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të 2015-tës.A...
SHBA- Departamenti amerikan i mbrojtjes ka hedhur poshtë sugjerimet se Serbia, një komb që Uashingtoni e konsideron partner, është fajtor për vëllazërimin me ‘a...
EUROPA- Një studim i kryer gati në gjithë globin nga Inspektoriati Ndërkombëtar i punës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka gjetur se orët e tejzgjatura n...
ITALI- Një kryebashkiake italiane e ka përshkruar tragjedinë e teleferikut që vrau 14 njerëz të dielën si ’11 Shtatori’ i qytetit të saj. Dailymail raporton se ...
FRANCË- I riu i cili dyshohet për vrasjen e partneres së tij të re 22-vjeçare Stéphanie Di Vincenzo në Hayange u arrestua të mërkurën. Mediat e huaj...
SHBA-Disa të vërteta të pakonfirmuara prej kohësh u zbuluan në episodin e përvjetorit të serialit ‘Friends’. Mediat e huaja raportojnë se në ribashkimin e...
ITALI– Lajme të mirë nga i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së teleferikut në Itali. 5-vjeçari, Eitan është zgjuar dhe madje ka nisur që të flasë më hallë...