LIVE UPDATES
Politike

Berisha sûlmon Ramën për tërmetin: S’e përfilli paralajmërimin e Metës, të gjitha fijet të çojnë tek Gjushi, Bushi&

17 Dhjetor 2019, 18:06 Nga DOSJA
Berisha sûlmon Ramën për tërmetin: S’e përfilli

TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha i cilëson krim shtetëror viktimat që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

“Në qoftë se në vlerësimin e tërmetit të 22 shtatorit, i cili, të paktën 1500 pallate, objekte, shtëpi i dëmtoi, rrafshoi mbi 50 banesa, në qoftë se do mbahej qëndrimi zyrtar serioz ndaj dëmeve të atij tërmeti, sot ata 24 qytetarë të Thumanës do ishin midis nesh, do ishte midis nesh komisari i shkëlqyer Bajram Hajdarmetaj, do ishin midis nesh shumë të tjerë.”

Në një intervistë për Televizion Klan, Kryeministrin Rama e akuzon si të papërgjegjshëm jo vetëm për shpërfilljen që i bëri paralajmërimit të bërë nga Presidenti Meta, por edhe menaxhimit të situatës.

Me gjithë paralajmërimin shumë serioz që bëri Presidenti i Republikës për të qëndruar si për pasojat e tij dhe për tu përgatitur për të tjerat… por si na gjeti në tërmeti? Kurrë më parë nuk e ka gjetur këtë vend më të papërgatitur”.

Më tej shkon në akuza kur flet edhe për korrupsion.

Ekipi i ndihmës nuk kishin as dorëza për të hequr rrënojat, në një kohë kur të gjitha ndodheshin në depo të sjella nga Banka Botërore që në kohën e qeverisë së mëparshme dhe më vonë. Gjithçka ekzistonte, por nuk ekzistonte përgjegjësia njerëzore për t’i dalë zot situatës së krijuar. Nuk kishte qen me nuhatje molekulare, sepse Ardi Veliu paçka se taksapaguesit i jepnin 1 milion euro për shkollën e qenëve, kishte vendosur t’i eksportonin nga Italia, dhe katër prej qenëve që solli nuk kishin nuhatje, pra i hëngri korrupsioni.”

Tallje e cilëson shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore kur flet për mungesën e fondit të rezervës prej 1.4 miliardë lekë, që sipas tij nuk është vënë në dispozicion nga qeveria për të prekurit nga tërmeti.

“Kanë kaluar tre javë pa fondit e gjendjes së jashtëzakonshme, është një tallje amorale cinike. Gjithsej janë përdorur 7 milion lekë të reja për të dëmshpërblyer familjet e viktimave, në çformë? Në formën me cinike, më të turpshme”.

Akuza ngre edhe për skemën e dëmshpërblimit dhe rivlerësimit të banesave të dëmtuara.

“1 milion lekë për familje, kanë qenë 8, 9 apo 1 viktimë, ky ka përdorur formën që përdor policia me falsitet në raste krimi. Mund të jenë mbi 100 ose 120 mijë objekte të dëmtuara që kanë nevojë për vlerësim jo për tu shembur, deri sot nuk është vlerësuar as 1/10, sepse për t’i vlerësuar duhet t’i kontraktosh, por duhet të paguash, do u japësh dietën, naftën. Katastrofë është gjendja e ndihmave”.

Shtyrjen me tre muaj të fatkeqësisë natyrore e sheh si thellim të katastrofës.

“Ka vetëm përpjekje demoniake për të shpëtuar imazhin e tij të nxirë, përgjegjësinë e tij kriminale për këtë situatë”.

Aspak nuk beson se në bankën të të akuzuarve Prokuroria do të çojë autorët e vërtetë që shkaktuan tragjedinë e 26 Nëntorit.

Para 11 vitesh ndodhi në Gjirokastrës dhe u shemb një pallat, sepse një firmë ndërtimi po ndërtonte të vetin dhe ia do dobësoi themelet, u arrestuan nja 9 dhe u dënuan me burg 5. Kurse këtu janë shembur me dhjetëra pallate dhe janë arrestuar 8 apo 9 vetë, sepse këtu të gjitha fijet shkojnë tek Gjushi, shkojnë direkt te Edi Rama, shkojnë tek Artur Bushi. Thuhet që ai Drejtori i Institutit të Ndërtimeve ka dhënë certifikata për pallatet që janë përmbys në Shtator, në qoftë se është kështu vendin e ka në  hetuesi dhe jo ekraneve televizive për të bërë deklarata”.

Si çdo shqiptar ka dhënë kontributin e tij për të dëmtuarit e tërmetit.

Unë kam kontribuar me të ardhurat  e mia, një muaj e gjysme, i kam kërkuar dhe i ka kaluar banka, nga banka, ajo që më vjen si rrogë, tek  Kryqi i Kuq Shqiptar, natyrisht kanë kontribuar familjarët e mi, edhe ata në mënyrën më të mundshme”.

Krahas tërmetit e shqetëson edhe nisma që maxhoranca pritet të kalojë për votim të mërkurën në seancë plenare e njohur si paketa antishpifje.

Berisha i njeh vetes meritën e dekriminalizimit të shpifjes në media, gjatë kohës kur ishte në pushtet dhe thotë se në vitet 2005-2013 qeveria e drejtuar prej tij ndaloi çdo padi ndaj gazetarëve.

Marrë nga Klan Tv

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sali berisha situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019 sali berisha situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet