Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
VD-Berisha kujton fëmijërinë në Tropojë: Tek oda mëkoheshim me dashuri për vendin
1 Dhjetor 2021, 15:45Nga DOSJA
TROPOJË– Ish-kryeministri Sali Berisha është bërë nostalgjik gjatë “Foltores” së Tropojë, duke kujtuar fëmijërinë e tij në Viçidol, ku edhe ka lindur. Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se formimin më të madh e ka marrë në odën e burrave, ku shtoi se është “burmosur” me dashurinë për vendin e tij dhe Kosovën.
“Doktor si ishte udhëtimi më tha Floriana. Gjysmë qiellor, gjysmë tokësur. I përsëris vetes se çfarë fati të madh pata unë sa i bekuar isha që linda në Malësi të Gjakovës. Në vendlindjen time unë kreva universitetin më të rëndësishëm të jetës, mora diplomën e diplomave. Ekzistonin odat e burrave, nuk kishgte radio as TV, por e gjithë jeta jonë kalonte tek oda tek shkolla. Në odë mëkoheshim me një dashuri për vendin dhe Kosovën. Ishte toka e shenjtë për ata burra. Kosova nuk ekzistonte për diktatorin Enver Hoxha. Për ta ndarë nga Gjakova i vuri emrin rrethi i Tropojës. Në odë jo në shkollë mora dashurinë për vendin. Shkova në shkollë të mesme nga Viçidoli na e bënte në kor gjuhën. Unë isha me fat që linda në Malësi të Gjakovës, më vonë zbulova se kombi lindi nga Kanuni dhe jo nga shkolla. Ata që deformojnë historinë që ranë për t’u bërë të pavdekshëm shkruan me gjakun e tyre dhe formësuar ndërgjegjen kombëtare. E bënë udhëtimin tim si legjendë, gjysmë tokësor dhe gjysmë qiellor,“-tha Berisha.
TROPOJË – Nismës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike i janë bashkuar dhe dy emra të tjerë të qytetit të Tr...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje me hetomet për vrasjen e efektivit të Po...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është shprehur se Shqipëria është në të njëjtin nivel me vendet evropiane përsa i ...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano është shprehur se vrasje janë shumë të vështira për tu zbardhur dhe se ndodh që edhe në vende...
TIRANË- Presidenti iIlir Meta ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Norvegjisë në Shqipëri, Jens Erik Grondahl. Gjatë takimit është diskutuar për bashkëp...
TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano nuk ka preferuar të japë detaje mbi hetimet që janë ende në vijim në lidhje me vrasjen e Fatmir Xh...