Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Berisha: Kisha 15 oferta për të hequr non-gratën, Gruevski i iku drejtësisë
11 Prill 2022, 19:10Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se dosja e tij nuk ka asnjë ngjashmëri me atë të Nikolla Gruevskit që u shpall sot non-grata nga Departmamenti Amerikan i Shtetit. I ftuar në “Politiko”, Berisha tha se Gruevski i është arratisur drejtësisë, ndërsa për të s’ka pasur kurrë dosje gjyqësore. Ai shtoi se ka pasur 15 oferta për të hequr shpalljen non-grata, por nuk ka pranuar, pasi ka vendosur të ndjekë rrugën e drejtësisë, duke hapur gjyqin.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Shikoni ndryshime mes Gruevskit dhe jush?
Sali Berisha: Sa për Gruevskin di që është larguar nga një proces gjyqësor dhe për mua nuk është normale. Hapet një proces mund të marrësh dënim të gabuar por kjo nuk është rruga të ikësh. Nuk jam marrë me analizën e tre akuzave që ka bërë por i kam përmbledhur si shpifje dhe nuk kam bërë asnjë lobim dhe mund të kem patur 15 oferta lobimi për të hequr non gratat dhe nuk kam pranuar, sepse kam ndjekur dy linja, gjykatat dhe i kam vendosur vetes qëllim që të bëj gjithçka për transparencë. Nuk kam patur rezultate spektakolare por pa rezultate s’kam qenë.
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment në lidhje me shpalljen non-grata të biznesmenit Ylli Ndroqi e ish-deputet...
SHBA– Shtetet e Bashkuara shpallën vendosjen e sanksioneve ndaj disa personave në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ish-kryeministrin e Republikës së Maqedo...
TIRANË– Ylli Ndroqi, biznesmeni dhe pronari i mediave që u shpall sot non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit do ta kundërshtojë vendimin. Në n...
Nga Edmond HoxhajGjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Selvie Gjoçaj shpalli të hënën vendimin për rrëzimin e një kërkesë padie të Gjy...
TIRANË– Enkelejd Alibeaj do të mbledhë nesër grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas mesazhit të shpërndarë nga vetë Alibeaj, mbledhja e gru...
BERLIN– Kryeministri Edi Rama sapo është takuar me Kancelarin Federal të Gjermanisë, Olaf Scholz. Pamjet nga takimi i ndau vetë Rama në rrjetin e tij soci...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas sanksioneve që SHBA vendosi ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Aqif Raki...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta do të bëjë publike ditën e sotme një letër që sipas tij është shumë e rëndësishme. Në njoftimin për mediat, Me...