LIVE UPDATES
Aktualitet

Berisha i quajti pjesë e partisë,Shkolla e Magjistraturës:Ç’orientim! Respektojmë rregullat

29 Prill 2022, 22:13 Nga DOSJA
Berisha i quajti pjesë e partisë,Shkolla e

TIRANË- Shkolla e Magjstraturës ka reaguar kundrejt akuzave të bëra nga ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili e cilësoi këtë institucion si “shkolla e PS”. Me anë të një reagimi zyrtar, Shkolla e Magjistraturës shton se reagime të tilla bëhen me qëllim të çorientimit të opinionit publik, ndërsa rithekson edhe njëherë se të gjitha rregullat e kandidimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve respektoheshin me rigorozitet, pa lënë asnjë hapësirë ligjore. 

“Në vitin 2020 kanë konkurruar 269 aplikantë, janë shpallur fitues 66 aplikantë (5.5% e konkurruesve). Nga aplikantët fitues, rezulton se 22.7% vijnë nga radhët e administratës publike. Diferenca e fituesve vjen nga radhët e veprimtarive private. Në vitin 2021 kanë konkurruar 269 aplikantë, janë shpallur fitues 65 aplikantë (9.6% e konkurruesve). Nga aplikantët fitues, rezulton se 38.4% vijnë nga radhët e administratës publike. Diferenca e fituesve vjen nga radhët e veprimtarive private. Në vitet e mësipërme lista e kandidatëve me eksperiencë nga administrata publike, zë 34.4% të personave që kanë konkurruar në 3 vite. Për rrjedhojë, përmbi 65% të kandidatëve fitues vijnë nga veprimtari private. Së fundi, do të shprehim gatishmërinë tonë për kërkesat e çdo të interesuari që dëshiron të njihet edhe në detajet për veprimtarinë e përditshme të Shkollës së Magjistraturës, në veçanti për organizimin e provimit të pranimit dhe vlerësimit të rezultateve. Ky element përmban një prej meritave bazë, shumë të suksesshme të Shkollës sonë që ia vlen ta ndajmë me cilindo, edhe për ta përhapur në aktivitete apo institucione të ngjashme,”-shkruhet ndër të tjera në reagimin e plotë.

REAGIMI I PLOTË:

Në respekt të informimit të drejtë të publikut taksapagues shqiptar përkundër çorientimit të qëllimtë në të cilën e drejtojnë burime të paafta e joprofesionale informimi, po paraqesim çështjet ligjore që rregullojnë procesin e kandidimit të gjyqtarëve e prokurorëve të ardhshëm në Shkollën e Magjistraturës, të cilat respektohen me rigorozitet nga ana jonë prej ditës së themelimit të saj, edhe për arsyen që konsiderohen me stoicizëm si elemente të edukimit ligjor për të gjithë pjesëmarrësit në konkurrim. Shkolla e Magjistraturës është ngarkuar nga Kushtetuta, si i vetmi institucion në Republikën e Shqipërisë që përgatit magjistratë, gjyqtarë e prokurorë. Ajo është institucion i pavarur dhe kryen detyrat e saj në përputhje me ligjin. Procesi i rekrutimit të kandidateve për gjyqtarë e prokurorë mbështetet në kriteret e shënuara në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Kandidatët duhet të plotësojnë, ndër kriteret e tjera, edhe atë të eksperiencës 3-vjeçare të punës si jurist. Afati i llogaritjes së tij fillon pas përfundimit të ciklit të plotë të studimeve në drejtësi deri në ditën e kandidimit për vendin vakant në Shkollë.

Në nenin 136/a dhe 148/ç të Kushtetutës sanksionohet se gjyqtarë dhe prokurorë mund të jenë shtetasit shqiptarë që emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, “pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës”. Ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 28 sanksionon se: “Çdo person ka të drejtë të kandidojë në Shkollën e Magjistraturës, për t’u pranuar në formimin fillestar për magjistrat……”, çka nënkupton të drejtën e çdo shtetasi të Republikës së Shqipërisë, i cili pas plotësimit të kërkesave ligjore, gëzon të drejtën për të konkurruar pranë Shkollës së Magjistraturës. Kurrkush, asnjë autoritet, i brendshëm apo i jashtëm, asnjë forcë apo këndvështrim nuk mund të përthyejë vullnetin e cilido kandidat për të konkurruar në Shkollën e Magjistraturës nëse ai plotëson kriteret që Kushtetuta dhe ligji përkatës kanë rezervuar për shtetasin shqiptar, gjyqtarin apo prokurorin e ardhshëm. Nuk është praktikë në veprimtarinë e Shkollës të devijojë zbatimin e ligjit. Jemi të sigurt se, nëse burimet e keqinformimit do të kenë pak kohë të lexojnë ligjin edhe vetëm në pjesën që rendit kriteret që kandidatët duhet të plotësojnë për të marrë pjesë në konkurrim, me siguri që do të vepronin siç kemi vepruar ne për shumë vite. Mundësitë i kanë për ta bërë një gjë të tillë, jo pse ligji prezumohet se njihet nga të gjithë, por se me një klik në faqen e duhur gjendet lehtësisht për t’u lexuar.

Procesi i konkurrimit në Shkollën e Magjistraturës është i ndërtuar mbi baza të forta objektiviteti, që sigurohet me vlerësimin elektronik në fazën e parë dhe me një vlerësim të sekretuar dhe të monitoruar në fazën e dytë. Procedura përzgjedhëse konkurruese është thelbësore në përzgjedhjen e kandidatëve për magjistratë. Kushtetuta dhe ligji parashikojnë në mënyrë të detajuar se gjyqtar dhe prokuror të bën vetëm konkurrimi në një organ të pavarur të parashikuar për këtë qëllim, në Shkollën e Magjistraturës. Ne kemi eksperiencë të spikatur në organizimin e provimit të pranimit në rregulla të qarta dhe solemnitet të admirueshëm, përfundimi i të cilit siguron klasifikimin e kandidatëve sipas meritës së tyre. Kjo është e vërteta që pranohet gjerësisht prej vetë kandidatëve si dhe, nga monitoruesit e shumtë, vendas e të huaj, që marrin pjesë aktive në ditët e organizimit të provimit, prej shpalljes së datës së tij deri në shpalljen e rezultateve. Janë një sërë aktesh apo raportesh të tyre që e konfirmojnë çdo vit seriozitetin e provimit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës. Duhet të ripërmendim se, edhe këtë proces ne e konsiderojmë si proces të edukimit ligjor të magjistratëve të ardhshëm.

Në përfundim të procedurës së konkurrimit dhe shpalljes së fituesve, bazuar në ligjin nr. 96/2016, neni 32 të tij, veprojnë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për të bërë vlerësimin (vetingun) e elementeve ekonomike dhe integritetit të kandidatëve. Në përfundim të tij, lista e pastruar i rikthehet Shkollës së Magjistraturës që, pas këtij momenti, fillon organizimin e procesit të formimit të tyre fillestar. Në asnjë ligj, rregull apo zakon të mirë nuk është parashikuar ndonjë ndalim i fituesit të garës bazuar përmbi shkaqe që lidhen me gjininë, racën, familjen, gjendjen shoqërore, fetare, ndjesive politike, ngjyrën e lëkurës apo veprimtarinë shoqërore të tij, përveçse kur rrëzohet në procesin e vlerësimit të bërë nga Këshillat përkatës. Nëse do u hidhej një sy i shpejtë, qoftë edhe diagonal Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse që rregullojnë çështjet delikate më lart, do të sigurohej njohuri e plotë dhe, e aftë të pengonte keqinformimin e publikut taksapagues shqiptar.

Është e nevojshme të themi se, procesi i sivjetmë i shpalljes së fituesve në Shkollën e Magjistraturës ende nuk ka përfunduar, kështu që shpallja e listës emërore në rrjetet sociale apo organe të shtypit, është e pavërtetë. Shpallja e një liste të tillë të huazuar nga përmbledhje të arkivave të viteve të mëparshme, nuk përbën, siç titullohet skandal në Shkollën e Magjistraturës, sepse nuk përkon me provimin e pranimit të vitit 2022, siç edhe, nuk do të ndikojë në rezultatet e tij pas përfundimit të procedurës së vlerësimit të përgjigjeve. Lista përfshin kandidatë për magjistratë të cilët ndjekin studimet në 3 vite të ndryshme akademike të cilët janë regjistruar për të filluar programin e formimit fillestar në Shkollë pas konkurrimit në vite të ndryshme akademike. Freskimi i njohurive të burimeve të keqinformimit do të ishte i mirëpritur. Ne jemi të gatshëm në çdo kohë të kontribuojmë në forcimin e njohurive të tyre, edhe ligjore, nëse do të na kërkohet ta bëjmë këtë për interesin e informimit të vërtetë të publikut shqiptar. Shkolla e Magjistraturës është e shqetësuar edhe për nëpërkëmbjen e ligjit që rregullon të dhënat personale, në këtë rast të kandidatëve për magjistratë. Insistimi për të imponuar kulturën e dhunimit të ligjit ndër subjektet e rinj magjistratë, përgojimi emër për emër, me pa të drejtë i tyre, mohimi i përpjekjeve, meritës deri edhe sakrificave që kanë bërë për të qenë gjyqtarët e prokurorët e ardhshëm ndikon në formimin e tyre, nuk është shembull për t’u ndjekur dhe i ekspozon ata në mënyrë paragjykuese përballë publikut të interesuar për zhvillimet pozitive në fushën e drejtësisë. Botimi keqdashës i listës emërore shkon ndesh edhe me përpjekjet që Shkolla bën për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të gjithë veprimtarinë e saj. Ndërkohë, ngrihemi për të mbrojtur e mbështetur personalitetin e secilit kandidat-koleg nga çdo sulm të padrejtë sepse kështu përpiqemi të mbrojmë sistemin e brishtë gjyqësor.

Në vitet prej nga data e hyrjes në fuqi të ligjit më sipër, në Shkollën e Magjistraturës kanë konkurruar subjekte me eksperiencë, si: avokatë, nëpunës në administratën publike, fushat akademike, sektori privat brenda dhe jashtë vendit. Më poshtë po paraqesim disa shifra që mund të shërbejnë për nxjerrjen e konkluzioneve prej secilit që i lexon, kupton apo, edhe i analizon ato në raport me strukturën e burimeve të kandidatëve që ndjekin Shkollën e Magjistraturës. Shpresojmë që publiku të mund të mbivendosë këto të dhëna zyrtare përmbi konkluzionet e pavërteta të hedhura në ajër apo letër për të nga ata që flasin me nxitim të parët. Që nga viti 2019 kur ka filluar së pari të pranohet sistemi 3 vjeçar i eksperiencës në punë si kriter për kandidatët, kanë konkurruar 249 aplikantë, janë shpallur fitues 46 aplikantë (8.4% e konkurruesve). Nga aplikantët fitues, rezulton se 45.6 % vijnë nga radhët e administratës publike. Diferenca e fituesve vjen nga radhët e veprimtarive private.

Në vitin 2020 kanë konkurruar 269 aplikantë, janë shpallur fitues 66 aplikantë (5.5% e konkurruesve). Nga aplikantët fitues, rezulton se 22.7% vijnë nga radhët e administratës publike. Diferenca e fituesve vjen nga radhët e veprimtarive private. Në vitin 2021 kanë konkurruar 269 aplikantë, janë shpallur fitues 65 aplikantë (9.6% e konkurruesve). Nga aplikantët fitues, rezulton se 38.4% vijnë nga radhët e administratës publike. Diferenca e fituesve vjen nga radhët e veprimtarive private. Në vitet e mësipërme lista e kandidatëve me eksperiencë nga administrata publike, zë 34.4% të personave që kanë konkurruar në 3 vite. Për rrjedhojë, përmbi 65% të kandidatëve fitues vijnë nga veprimtari private. Së fundi, do të shprehim gatishmërinë tonë për kërkesat e çdo të interesuari që dëshiron të njihet edhe në detajet për veprimtarinë e përditshme të Shkollës së Magjistraturës, në veçanti për organizimin e provimit të pranimit dhe vlerësimit të rezultateve. Ky element përmban një prej meritave bazë, shumë të suksesshme të Shkollës sonë që ia vlen ta ndajmë me cilindo, edhe për ta përhapur në aktivitete apo institucione të ngjashme.

Ndërkohë që dhe dje në emisionin “Çim Peka Live”, avokati Saimir Vishaj tha se pjesë e shkollës ishin dhe fëmijë të grupeve kriminale në vend, por nuk përmendi asnjë emër.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet shkolla e magjistratures shkolla e magjistratures

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet