Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur me bindje se të gjithë demokratët do t’i bashkohen grupit të tij. Në një konferencë me gazetarët, Berisha foli për deputetët që munguan në Kuvendin e 30 prillit dhe tha se disa prej tyre nuk e mbajnë dot peng Opozitën. Ai shtoi se përjashtimi nga 30 prilli nuk është bërë nga partia, por nga vetë deputetët.
“Risi madhore e këtij procesi, dimension madhor i tij ishte bashkimi, zotimi ynë për një parti më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Unë mund t’ju them ju se Partia Demokratike si e tillë nuk ka ardhur ndonjëherë në ndonjë Kuvend më e bashkuar se sa në 30 prill. Mos harroni vetëm një moment, gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarëve të degëve, kanë votuar, nëse shtojmë edhe dy degët ku nuk është kryer procesi, rreth 41 mijë anëtarë. Kurrë në histori në zgjedhje të tilla nuk ka patur një pjesëmarrje të tillë. Pra, për ata që dinë se çfarë është bashkimi, ky është bashkimi më i madh rreth votës së lirë të demokratëve shqiptarë. 40 mijë anëtarë aktivë, janë një ushtri madhështore, e fuqishme, e pathyeshme, e pamposhtur dhe këto janë të gjitha të dokumentuara. Partia erdhi me 30 prill më e bashkuar se asnjëherë, me qindra e mijëra anëtarë dhe drejtues të saj që para 6 marsit nuk ishin në një pozicion me shumicën, u bashkuan në këtë proces. Në disa degë ish-kryetarët u rikonfirmuan kryetarë, anëtarësia masivisht u bashkua. Ka ende disa grupe të vogla, por shumë të vogla, të cilët jam i bindur se do të bashkohen. Pra, thirrja e bashkimit rreth votës së lirë funksionoi. Nuk ka bashkim më të ndershëm, më demokratik se sa ky, të funksionojë përkundrejt një miliade sulmesh, shpifjesh, trillimesh të sajuara nga qeveria dhe propaganda e saj, kundër PD. Funksionoi jashtë të gjitha parashikimeve të lëpirësve të qeverisë,”- tha Berisha.
Kuvendi, Berisha: Do na bashkohen të gjithë, Kongresi i PS si Cosa Nostra
(F.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vendi i të gjithë deputetëve demokratë është në Partinë Demokratike. Në një konferencë me gazet...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk e ka dorëzuar kandidaturën ende për të marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme të PD-së. Gjatë konfe...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se gara e tij në Partinë Demokratike nuk bëhet për rivalë po për anëtarët e saj. Gjatë konferencës së so...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është duke en djekur ccështjen e sekuestrimit të pasurive të deputetit të PD-së Kasëm Mahmutaj....
TIRANË-I ftuar ditën e sotme në emsioninin ‘Zona Zero’ i gazetarit Thimi Samarxhiu në Top News ka qenë i ftuar ambasadori i Ukrainës, Volodymyr...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se askush nuk e përcakton dot kryetarin e PD-së, veç demokratëve. Gjatë një konference, Berisha i...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka garantur gazetarët se do ta bëj Edi Ramën që t’i njoh si forcë opozitare. Gjatë një konference për mediat, t...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të flasë për marrëveshjen që doli në media mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Gjatë një konference për medi...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se të gjithë skeptikët mund të kërkojnë rinumërim të votave për procesin e zgjedhjes së anëtarëve ...
TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar për raportin e Reporterëve pa Kufij në lidhje me lirinë e medias dhe shtypit në Shqipëri. Me anë të një p...