Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë, një prej të plagosurve ndërron jetë rrugës për në spit...
Aktualitet
Bëri aksident dhe qëlloi shefin e policisë, arrestohet i moshuari në Berat
21 Janar 2022, 14:15Nga DOSJA
BERAT – Policia e Beratit ka arrestuar një 70-vjeçar, i cili një ditë më parë u përfshi në një aksident rrugor, ndërsa ka goditur me sende të forta edhe shefin e seksionit për Qarkullimin Rrugor.
Në pranga ka rënë shtetasi N.P., ndërsa sipas policisë gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.
NJOFTIMI I POLICISË
U përfshi në aksident rrugor dhe goditi me sende të forta Shefin e Seksionit për Qarkullimin Rrugor. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. P., 70 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme rreth orës 10:00, në aksin rrugor Berat-Dimal, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër. Në momentin që kanë arritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor në vendin e ngjarjes, shtetasi N. P., ka goditur me sende të forta Shefin e Seksionit për Qarkullimin Rrugor. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. P., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Zbardhet dosja e trafikimit të klandestinëve nga Lindja e Mesme nga Shqipëria drejt Italisë dhe Greqisë. Mësohet se në dosjen e Prokurorisë ka dis...
VLORË – Policia e Vlorës ka vënë nën pranga pesë persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, të ciëlt akuzohen për vepra të ndryshme penale.Kështu...
POGRADEC – E rënduar paraqitet situata në Cërravë të Pogradecit, ku ka pasur një prezencë të madhe të dëborës dhe ngricave në rrugët e zonës, duke sjellë proble...
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre mësohet se ishte shpallur më herët në kërkim. Gjykata...
KUKËS – Policia e Shtetit ka dhënë një informacion të detajuar për të gjithë qytetarët që do të perdorin akset rrugore në Qarkun Kukës, dhe apelon të...
TIRANË– Këshilli i Legjislacionit ka miratuar ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut deri...
TIRANË – I pyetur në komente dhe për qëndrimin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me këtë tragjedi, Kreu i Qeverisë tha se gjëja e vetme që bën Kreu i...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët në profilin e tij në Facebook. tha se detyrimin e tij ndaj këtyre katër personave që jan...
TIRANË – Si sot 11 vite më parë, në 21 Janar 2011, mbetën të vrarë katër protestues të opozitës asokohe gjatë protestave para Kryeministrisë dhe qeverisë ‘...