LIVE UPDATES
Bota

BE, zgjohu! Mos ia lini Ballkanin Perëndimor Rusisë apo Kinës

8 Prill 2022, 12:46 Nga DOSJA
BE, zgjohu! Mos ia lini Ballkanin Perëndimor Rusisë apo Kinës

Përshtatur nga Euobserver

Tridhjetë vjet më parë në Bosnje Hercegovinë filloi një luftë që zgjati mbi 3 vjet, dhe që vrau më shumë se 100.000 njerëz. Ngjarja më e rëndë u regjistrua në Srebrenicë në lindje të vendit, ku gjatë disa ditëve në korrikun e vitit 1995 ushtarët serbë të Bosnjës vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë.

30 vjet më vonë, Bosnja gjenden në një krizë të thellë politike, e përçarë nga elitat e korruptuara politike, mohuesit e gjenocidit dhe nga politikanët pro Kremlinit. Për hir të axhendave të tyre separatiste dhe interesave personale, ata janë gati që ta shtyjnë sërish vendin në prag të kolapsit.

Si socialistë dhe demokratë në Parlamentin Evropian, ne i kemi bërë thirrje prej kohësh Bashkimit Evropian që të jetë më aktiv për t’i dhënë fund kësaj krize, duke përfshirë edhe ushtrimin e presionit dhe vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që i bojkotojnë institucionet shtetërore boshnjake.

BE-ja ka detyrimin të mbrojë integritetin territorial, unitetin dhe paqen e Bosnje Hercegovinës, si dhe të parandalojë rikthimin në dhunën e viteve 1990. Por për të luajtur një rol më të fortë politik në Bosnje, Evropa duhet të rifitojë urgjentisht besueshmërinë e saj në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është e habitshme se sa të zhgënjyer me Bashkimin Evropian po bëhen njerëzi në rajon. Besimi tek BE-ja po bie me ritme shqetësuese.

Premtime të shkelura?

Për shembull, sipas Institutit për Demokraci, Societas Civilis, perceptimi publik i BE-së si aleatja më e madhe e Maqedonisë së Veriut, ra ndjeshëm nga 43.2 për qind në vitin 2019 në vetëm 13.1 për qind në vitin 2021.

Një nga arsyet e kësaj rënie është apatia e Brukselit. Apo edhe më keq: premtimet e shkelura. Kur Athina dhe Shkupi ranë dakord për Marrëveshjen historike të Prespës 4 vjet më parë, për të zgjidhur një mosmarrëveshje 27-vjeçare që kishte të bënte vetëm me emrin e Maqedonisë së Veriut, ajo krijoi një mundësi të madhe: fillimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në gjirin e familjes evropiane.

Në këtë mënyrë do të “mbilleshin farat” e paqes dhe zhvillimit për miliona njerëz.

Por ne nuk e mbajtëm fjalën. BE-ja nuk i ka çelur ende bisedimet e anëtarësimit, as me Maqedoninë e Veriut dhe as me Shqipërinë, edhe pse është shprehur vazhdimisht se të dyja vendet kanë bërë gjithçka që u kemi kërkuar për të nisur negociatat.

Lufta e Putinit kundër Ukrainës dhe vlerave evropiane, duhet të jetë një zile alarmi për Bashkimin Evropian që të zgjohet dhe ri-angazhohet urgjentisht në Ballkanin Perëndimor. Çdo vonesë e mëtejshme në procesin e zgjerimit të BE-së, do ta bëjë akoma të më brishtë këtë rajon.

Disa fuqi rajonale dhe globale kanë një interes politik dhe financiar në rritje, për të penguar ambiciet evropiane të 6 republikave të Ballkanit Perëndimor.

Ndërhyrja e huaj ruse dhe fushatat dezinformuese, kanë lënë tashmë gjurmët e tyre, sidomos në Bosnje Hercegovinë, Malin e Zi dhe Serbi, ku kemi parë demonstrata në mbështetje të Federatës Ruse pas sulmit të Vladimir Putinit ndaj Ukrainës.

Varësia e Serbisë nga Moska shkon aq larg, saqë qeveria serbe refuzoi të rreshtohej me sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Në rast se autoritetet serbe nuk e ndryshojnë kursin e tyre pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe presidenciale, atëherë kjo duhet të ketë pasoja për perspektivën e këtij vendit në Bashkimin Evropian.

Por në çdo rast, Evropa nuk duhet të heqë dorë nga rajoni. Ne kemi nevojë më shumë se kurrë për angazhimin dhe veprimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, për t’iu kundërvënë fushatave ndërhyrëse të Rusisë dhe Kinës, që përhapin ndjenja kundër BE-së por dhe bëjnë përpjekje për ta destabilizuar të gjithë rajonin.

Ne u bëjmë thirrje krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian që të çelin negociatat e anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën. Ne besojmë fuqimisht se sapo të hapen këto negociatat, ndikimi i dezinformatave ruse, si dhe i grupimeve dhe partive populiste të mbështetura nga Rusia do të bjerë, dhe forcat pro-demokratike dhe pro-evropiane do të fokusohen në reformat e nevojshme drejt anëtarësimit evropian.

Procesi i zgjerimit, i kryer siç duhet, do të jetë një katalizator që do të nxisë ndryshime në favor të demokracisë, lirisë së medias, lirive civile dhe sundimit të ligjit, vlera këto që Putin ua ka mohuar rusëve për vite me radhë, dhe për të cilat ukrainasit janë tashmë të detyruar të luftojnë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, tek sundimi i ligjit, demokracia liberale, drejtësia sociale dhe energjia inovative e një shoqërie të hapur.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, dhe më e rëndësishmja, negociatat e plota dhe ambicioze në rrugën drejt tij, ofrojnë garancinë e vetme që qytetarët e 6 kombeve do t’i gëzojnë këto përfitime në një moment dhe në një të ardhme jo shumë të largët. Evropa nuk duhet t’i zhgënjejë ata.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ballkani perendimor be bosnje gjenocidi i srebrenicës kina rusi srebrenicë ballkani perendimor be bosnje gjenocidi i srebrenicës kina rusi srebrenicë

Sondazh

Poll
Bota 8 Prill 2022, 11:39

Mali i Zi shpall non grata katër diplomatë rus

MAL I ZI- Ministria e Punëvë të Jashtme të Malit të Zi ka shpallur non grata katër diplomatë rus. Sipas rtcg, në mars, ministri i Jashtëm malazez dëboi një dipl...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet