LIVE UPDATES
Bota

BE: Shpresojmë të rritet ritmi i prodhimit të vaksinave në Francë dhe Holandë

31 Mars 2021, 06:18 Nga DOSJA
BE: Shpresojmë të rritet ritmi i prodhimit të vaksinave në

Fabrika e vaksinës “Halix” në Leiden, Holandë arriti të premten e kaluar të marrë nga Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA lejen për prodhim. Në Leiden koncerni “AstraZeneca” prodhon prej javësh me intensitet të lartë, por certifikimin për këtë fabrikë koncerni suedezo-britanik e kishte kërkuar me vonesë tek EMA. Pse ka ndodhur kjo, nuk dinin të jepnin përgjigje as funksionarët e BE. Tani dozat e prodhuara ndërkohë nga AstraZeneca mund të shpërndahen më shpejt nga Leiden. Se sa doza vaksine ka aty nuk është e qartë, por eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides tha në Bruksel, se koncerni tani duhet të përmbushë shpejt detyrimet e tij. “Ne presim tani, që vaksinat që prodhohen në këtë fabrikë në ditët e ardhshme të shpërndahen tek shtetet anëtare, si pjesë e detyrimit kontraktor dhe pohimeve nga AstraZeneca për qytetarët në Europë.”

AstraZeneca problematike

Komisioni Europian akuzon AstraZenecan se nuk e përmbush kontratën e nënshkruar me BE. Në gjysmën e parë të viti 2021, kjo firmë do duhej të furnizonte BE me 300 milionë doza. Por vetëm pas një grindjeje të ashpër ky koncern premtoi vetëm 100 milionë doza. Realisht deri më tani AstraZeneca ka dorëzuar vetëm 13 milionë doza të vaksinës, sipas KE. Ajo që e zemëron më shumë Brukselin është se AstraZeneca kontratën e saj me Britaninë e Madhe e përmbush pa probleme. Tek furnizimi tjetër i AstraZeneca mund të bëjnë pjesë edhe 29 milionë dozat që autoritetet italiane gjetën javën që shkoi në një fabikë mbushëse në afërsi të Romës. Firma pretendon, se këto 29 milionë vaksina janë prodhuar në Leiden dhe janë sjellë vetëm për t’u mbushur në Itali. Aty ato presin vetëm për kontrollin e cilësisë, e kjo mund të bëhet shpejt, sepse fabrika prodhuese në Halix, Leiden tanimë i përmbush të gjitha kërkesat europiane. Rreth 16 nga 29 milionë doza, sipas AstraZenecas do të shkojnë për vendet e BE. 13 milionë dozat e tjera janë si furnizim për iniciativën Covax të Kombeve të Bashkuara, me të cilën do duhet të furnizohen 92 vendet më të varfra.

EMA pret që prodhimi dhe shpërndarja e vaksinës së AstraZenecas të rritet masivisht në BE. Deri tani AstraZeneca kishte vetëm tre fabrika prodhuese nën kontratë, një në Belgjikë, një në Britaninë e Madhe dhe në SHBA.

Ndërprerja e eksporteve në Britaninë e Madhe

Me rregullat e reja për kufizimin e eksporteve nga BE, mundet që Komisioni Europian t’ia dalë tani që asnjë vaksinë nga fabrikat kontinentale të AstraZenecas në Europë të mos shkojë në Britaninë e Madhe apo Irlandën e Veriut. Mbretëria e Bashkuar ka marrë në muajt e fundit 21 milionë doza nga prodhimi në BE, megjithëse në Britaninë e Madhe vetë prodhohet vaksinë, dhe AstraZeneca nuk i përmbush kontratat me BE. Krerët e shteveve dhe qeverive të BE vendosën në samitin e fundit t’i japin fund kësaj praktike. Për sa kohë që AstraZeneca nuk i përmbush kontratat me BE, nuk do të eksportohet më, veçse për vendet pritëse të iniciativës Covax. Krahas Britanisë së Madhe vaksinë nga BE ka marrë edhe Kanadaja, Australia.

Fabrika e re e BioNTech Pfizer

Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA dha tani lejen edhe për fabrikën prodhuese të firmës “Comirnaty” që do të prodhojë vaksinën e BioNTech Pfizer në qytetin gjerman, Marburg. Me këtë mund të zgjerojë tani prodhimin e vaksinës edhe BioNTech Pfizer. Por ky koncern nuk pritet të kufizime në eksport, sepse deri tani përmbushen detyrimet e kontratave. EMA tani rekomandon që dozat e vaksinës të BioNTech tani nuk ka nevojë të ruhen në temperatura minus 70 gradë, por minus 15 deri në minsu 25 gradë për dy javë. Kjo do ta lehtësonte shpërndarjen e vaksiësn, bëri të ditur EMA. Ekspertët në Bruksel kishin kohë që e kërkonin këtë hap. Në SHBA për shembull, kjo vaksinë po jepet masivisht dhe ruhet në temperatura minus 15 gradë.

Me fabrikën në Marburg BioNTech Pfizer ka katër fabrika prodhuese në BE. Deri në fund të vitit koncerni do të ofrojë 500 milionë doza në BE. Që javën e kaluar, EMA dha lejen e prodhimit për një fabrikë të re të vaksinës së Modernas në Visp, Zvicër. Edhe Moderna mund të rrisë kështu prodhimin në BE, bëri të ditur agjencia EMA.

Prodhuesi i katërt prodhon në Spanjë

Ndërkohë që repartin prodhues të prodhuesit të katërt të vaksinës, Johnson&Johnson në Sant Joan Despi në Spanjë, e vizitoi së fundi komisioneri i BE, Thierry Breton, i cili drejton grupin e punës së vaksinës të BE. Breton premtoi se nga kjo fabrikë në tre muajt e ardhshëm do të ofrohen 55 milionë doza. Në tremujorin e tretë do të ofrohen pastaj 120 milionë doza. Vaksina e Johnson&Johnson ka avantazhin se jepet vetëm një herë. Sipas të dhënave të Breton 52 prodhues farmaceutikë në BE prodhojnë tani vaksinat e lejuara. Deri në fund të vitit do duhet që në BE të prodhohen 2-3 miliardë doza vaksina. Me këtë Europa është rajoni që prodhon më shumë vaksina në botë. Aktualisht EMA verifikon lejen e vaksinës ruse, Sputnik V. Merkel ka bërë të ditur, se nëse kjo vaksinë merr lejen dhe blihet nga BE, Gjermania do ta përdorë atë. Një zëdhënës i qeverisë nuk lejoi që diskutimet ideologjike apo politike të ndikojnë tek vaksina. Për Merkelin vlen: “vaksinim, vaksinim, vaksinim.”

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota astrazeneca be biontech britania e madhe eksportimi gjermani halix marburg prodhimi i vaksinave astrazeneca be biontech britania e madhe eksportimi gjermani halix marburg prodhimi i vaksinave

Sondazh

Poll
Bota 30 Mars 2021, 19:25

Rinisja e dialogut me kushte

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar mundësinë e rinisjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së shpejti, pas kompletimit të institucioneve të Kosovës, të d...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet