LIVE UPDATES
Bota

BE-ja pa shtysa dhe Kosova e Serbia pa vullnet për dialog

7 Janar 2022, 22:02 Nga DOSJA
BE-ja pa shtysa dhe Kosova e Serbia pa vullnet për dialog

KOSOVË- Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë një agjendë të negociatave për vitin 2022, e cila duhet të jetë në shërbim të arritjes së qëllimit final dhe në interes të të dyja palëve si palë të barabarta në negociata, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Njohësit e zhvillimeve politike, Agon Maliqi dhe Ognjen Gogiq, nuk presin që gjatë këtij viti të ketë rezultate konkrete në dialogun Kosovë-Serbi për sa i përket arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare që do të normalizonte marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve. Për më shumë, sipas tyre, deri pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, të cilat priten në pranverën e këtij viti, procesi i dialogut nuk do të shënojë lëvizje fare.

Bislimi: Qasja jonë është e hapur dhe konstruktive

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, shef i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës është e gatshme të vazhdojë me procesin e dialogut dhe këtë tashmë ua ka bërë të ditur vendeve aleate të saj në takimet që ka pasur muajve të fundit.

“Qeveria e Kosovës është e gatshme të vazhdojë procesin e dialogut, ashtu si ka bërë deri më tani, në kuptim të arritjes se një marrëveshjeje finale, gjithëpërfshirëse, e cila do të sillte njohjen e Kosovës nga Serbia. Qasja jonë është plotësisht e hapur dhe konstruktive, por është e bazuar në parime që sot janë bazament i politikës së jashtme të shteteve të NATO-s”, ka thënë Bislimi në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut, por i ka akuzuar autoritetet e Kosovës se nuk duan të vazhdojnë procesin. Bashkimi Evropian ka rolin e lehtësuesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe Qeveria e Kosovës vlerëson se BE-ja e ka ruajtur neutralitetin minimal në këtë proces.

“Megjithatë, Qeveria pret nga Bashkimit Evropian që të ruajë një kornizë të dialogut që është e bazuar në vetë vlerat e traktateve të saj themeluese dhe një qasjeje që e promovon sigurinë regjionale të Ballkanit Perëndimor, në pajtueshmëri me pritjet e NATO-s dhe në mbrojte të regjionit tonë nga ndikimi rus e kinez”, ka thënë Bislimi për Radion Evropa e Lirë.

Maliqi: Ambasadorët e rinj të SHBA-së me dinamikë të re

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, redaktor dhe bashkëthemelues i blogut “Sbunker”, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë vlerëson se as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë vullnet për të vazhduar procesin e dialogut. Për më shumë, sipas tij, ngecja në përgjithësi e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve evropiane, e lë BE-në pa mekanizmin e shtytjes së jashtme që procesi të vazhdojë.

Maliqi thekson se bazuar në situatën aktuale, vetëm thellimi eventual i krizës politike dhe kalimi në krizë të sigurisë në veri të Kosovës, mund të jetë shtysë për vazhdimin e procesit të dialogut.

“Këto lloj zhvillimesh mund ta rikthejnë procesin politik dhe vëmendjen ndërkombëtare në veçanti. Së dyti, në SHBA mund ta kemi një dinamikë të re me ardhjen e ambasadorëve, në Prishtinë (Jeffrey Hovenier) dhe në Beograd (Christopher Hill), të cilët mund t’ia japin një dinamikë tjetër, si dhe përdorimi – siç është premtuar- i mekanizmave kërcënues, të tipit të sanksioneve për aktorët e ndryshëm. Por, fundja as vetë SHBA-ja nuk do ta ketë këtë mundësi pa ndodhur diçka në frontin evropian”, vlerëson Maliqi.

Ai shton se pa përmbylljen e zgjedhjeve presidenciale në Francë, në muajin prill dhe ndonjë dinamike në zhvillimet evropiane për sa i përket Ballkanit Perëndimor, si dhe pa përmbylljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, nuk do të mund të shihet ndonjë energji e re e kryqëzuar ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar një samit në muajin qershor, ku mund të sqarohet perspektiva evropiane për rajonin, gjë që mund të reflektojë edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Gogiç: Ngecja e dialogut pasojë e ngecjeve në integrimet evropiane

Politologu Ognjen Gogiq thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është vetëm eufemizëm për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Nisur nga kjo, sipas tij, në procesin e dialogut Serbia është faktori kyç, për shkak se në fund të procesit të bisedimeve ajo duhet t’i ofrojë Kosovës të paktën njohjen implicite apo të nënkuptuar.

“Mbase Serbia do të ishte e gatshme ta bëjë këtë, por me kushtin që kjo t’i shpaguhet përmes integrimeve evropiane. Por, Serbia nuk mund ta bëjë këtë, sepse integrimet evropiane tash për tash kanë ngecur për një varg arsyesh dhe rrjedhimisht ajo nuk është e gatshme që të bëjë çfarëdo lëshimesh në raport me Kosovën. Dhe, kjo është esenca e kësaj situate ku dialogu shënon ngecje”, thotë ai.

Gogiq shton se kjo situatë tash për tash i konvenon presidentit serb, Vuçiq, dhe ai nuk është i gatshëm që të shkëmbejë njohjen e Kosovë për integrime evropiane, përderisa të mos ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare. Por, siç thotë ai, asnjë politikani në Kosovë dhe as kryeministrit Kurti nuk i përgjigjet ngecja e procesit të dialogut, për shkak se të gjithë dëshirojnë ta dëshmojnë dhe rrumbullakojnë shtetësinë e Kosovës.

Por, sipas tij, në raport me integrimet evropiane, Kosova nuk ka marrë asnjë shtysë, përfshirë as liberalizimin e vizave, për të cilin i ka përmbushur kushtet sipas Komisionit Evropian.

Kriza e sigurisë, si shtysë për vazhdimin e dialogut

Megjithatë, Maliqi dhe Gogiq nuk presin që gjatë vitit 2022 mund të ketë përmirësim të mjaftueshëm të rrethanave që do të çonin drejt ndonjë marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Maliqi thotë se ajo çfarë mund të pritet është rifillimi dhe ricaktimi i kornizave të procesit të dialogut, por megjithatë, ai vlerëson se vullneti i liderëve kryesorë politikë dhe institucionalë në Kosovë dhe Serbi, për të vazhduar procesin, do të mungojë.

“Mirëpo, çfarë kemi mësuar gjatë dekadës së fundit, është se shumë shpesh zhvillimet dalin përtej kontrollit të politikanëve individualë dhe liderëve rajonalë dhe veçanërisht kjo kriza e përgjithshme e sigurisë që po ndodh në Evropën Lindore, në Ukrainë, por edhe në Bosnjë (e Hercegovinë) mund ta ridimensionojë dhe mund t’i përshpejtojë dhe kalibrojë interesat dhe dinamikat, gjë që mund të reflektojë pastaj edhe në dialogun Kosovë-Serbi”, thekson Maliqi.

Politologu Gogiç shpreh mendimin se deri pas pushimeve të verës nuk do të ketë ndonjë lëvizje domethënëse në dialogun Kosovë-Serbi.

“Para së gjithash, mendoj se nuk do të ndodhë diçka e rëndësishme në rrugën e lëvizjes së Serbisë kah Bashkimi Evropian, gjë që do ta motivonte atë që të jetë më konstruktive në dialog. Kur bëhet fjalë për Kosovën, unë po shpresoj që Brukseli, Bashkimi Evropian e ka kuptuar që Kosovën nuk mund ta mbajnë më në statusin e ngecjes. Unë po shpresoj që e kanë kuptuar se nëse dëshirojnë që Kosova të jetë më konstruktive në dialog dhe reforma, atëherë duhet ta kryejnë pjesën e tyre të punës dhe këtu mendoj, para së gjithash, për liberalizimin e vizave”, thotë Gogiç.

Më 7 dhjetor të vitit 2021, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë medieve se është në kërkim të zgjidhjes për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse ka vullnet, problemi mund të zgjidhet qysh nesër apo tre vjet më vonë”, pati deklaruar Borell.

Gjatë vitit 2021, dialogu Kosovë – Serbi është zhvilluar kryesisht në nivel të ekspertëve, ndërkaq në nivelin e lartë politik janë zhvilluar dy takime ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit, në qershor dhe në korrik. Në asnjërin prej këtyre takimeve nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic be dialogu kosove-serbi albin kurti aleksander vucic be dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet