LIVE UPDATES
Insights

BE duhet ta shfrytëzojë çastin e ardhjes së Bidenit në pushtet

12 Nëntor 2020, 07:32 Nga DOSJA
BE duhet ta shfrytëzojë çastin e ardhjes së Bidenit

Marrëveshja e Dejtonit, e nënshkruar në vitin 1995, mundësoi ndërprerjen e luftimeve në Bosnjë-Hercegovinë. Ajo ka shërbyer 25 vjet të tëra si kornizë politike për këtë shtet. Por qërkurse u arrit kjo Marrëveshje ishte e kuptueshme, që ajo nuk do të mund të ishte një dokument që do të mundësonte stabilitet të përhershëm.

Në praktikë kjo do të thotë se serbët e Bosnjë-Hercegovinës nuk do të dakordoheshin me asnjë rregull, i cili – sipas tyre – do të cënonnte shtetformimin që e kanë fituar ata me marrëveshjen e Dejtonit.

Kjo do të thotë po ashtu që popujt konstitutivë me këtë Marrëveshje i kanë forcuar edhe mekanizmat për mbrojtjen e interesave të tyre nacionale. Ndaj këto grupe nuk e kanë aspak ndërmend të ndryshojnë raportet e tanishme të pushtetit, sepse kjo ju mundëson realizimin e interesave të tyre.

Mungesa e perspektivës evropiane

Por në fakt, bosët në Sarajevë apo Banjalukë nuk duan të heqin dorë nga pozicionet e tanishme, vetëm për të mirën e popullit apo të rajonit, ku vendet mafioze nuk janë aq të rralla.

Joe Biden gjatë një vizite në Sarajevë në vitin 2009

Një prej shkaqeve: BE ua ka marrë atyre nga dora instrumentin më të rëndësishëm për nxitjen e ndryshimeve në Ballkanin Perëndimor. BE e ka mbyllur praktikisht derën për anëtarësime të reja në këtë organizëm.

Në vend të saj, BE, organizatat ndërkombëtare dhe NGO, kanë humbur një të katërtën e shekullit me parulla politike për integrimet evropiane të rajonit, ndonëse integrimi nuk ka pasur asnjë shans që të bëhet realizohet me vepra konkrete.

Rruga më premtuese për të shkuar përpara është t’i shohësh pak më globalisht gjërat dhe të përqendrohesh në programe specifike për të nxitur rritjen ekonomike dhe integrimin rajonal.

Njerëzit kanë nevojë për punë të denjë dhe të rinjve u duhen arsye të mira për të qëndruar në vendet e tyre dhe për të mos emigruar. Mbi të gjitha, prosperiteti dhe stabiliteti shpesh shkojnë krah për krah. Nëse do të kishte më shumë mundësi për të fituar para, atëherë mbase panorama politike mund të përmirësohej gjithashtu.

Shtetet autoritare nuk duhet të kenë hapësirë

Ashtu si në vitet 1990 edhe tani SHBA dhe BE duhet të bashkëpunojnë për më shumë rritje ekonomike dhe demokraci në këto vende. Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka bërë të ditur në verë, se partneriteti evropiano-amerikan është i domosdshëm për të arritur synimet e përbashkëta.

BE dhe SHBA ndajnë të njëjtat vlera dhe duhet të punojnë së bashku në mënyrë që Ballkani të mos drejtohet nga influenca e Rusisë, Kinës apo dhe Turqisë, të cilët luajnë me rregulla më të ndryshme se ne. Ato jetojnë dhe mendojnë në një univers alternativ.

Vendet perëndimore janë demokraci, që bazohen tek partneriteti dhe transparenca. Ndërsa shtetet autokratike në lindje e shohin botën si një arenë dyluftimi për realizimin e qëllimeve të veta. Ato nuk kërkojnë partnerë, por klientë ose satelitë të tyre.

Madje edhe Jelcini në vitet 1990-të thoshte se Rusia kurrë nuk ka hequr dorë nga interesat e veta dhe influenca në Ballkan. Kjo tendencë ka vazhduar dhe është forcuar shumë në kohën e sundimit agresiv të Putinit, në radhë të parë në Serbi, por jo vetëm atje.

Analisti dhe historiani, Patrick Moore

Kina nga ana e saj po përpiqet të forcojë influencën ekonomike. Ajo ka filluar projekte të mëdha infrastrukturore në Greqi, Hungari, Serbi dhe vende të tjera.

Më shumë mirëbesim

Për të kufizuar influencën e Rusisë dhe Kinës, SHBA dhe BE duhet të bashkëpunojnë mes tyre. Ato duhet të hartojnë synime të përbashkëta. Administrata e Trumpit ka nisur iniciativën për forcimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk ka shenja se administrata e Bidenit do të heqë dorë nga këto qëllime.

Joe Biden gjatë një vizite në Serbi

Miqtë tanë evropianë nuk duhet të shqetësohen nga këto përpjekje, por duhet t’i mbështesin ato. Ngjashëm do të mendojë edhe administrata e re në Uashington, me qëllim që të fillojnë atje projekte të mëdha infrastrukturore dhe të nxitet rritja ekonomike. Përfaqësuesit e BE dhe Gjermanisë duhet të jenë pjesë e projekteve që zvogëlojnë influencën e Rusisë, e kjo është në interesin e të gjithë Përëndimit.

Fillimi i ri si shans

Në Uashington do të ketë një qeveri të re, me të cilën evropianët duhet të bashkëpunojnë në katër vitet e ardhshme. Mendohet se do të ketë një rikthim tek vlerat dhe format e etabluara të bashkëpunimit, që vlen edhe për gjendjen në Ballkan.

Biden e njeh shumë mirë këtë rajon. Ai e ka vizituar Sarajevën që në vitin 1993, gjatë kohës së rrethimit dhe bombardimeve. Ai pati hartuar një raport të gjatë ku dënonte agresionin serb atje dhe mbështeste viktimat. Djali i tij, i cili ndërkohë ka ndërruar jetë, Beau Biden ka punuar në Kosovë në periudhën 1998-99 dhe ka ndihmuar përgatitjen e gjykatësve dhe prokurorëve atje.

Gjatë fushatës Joe Biden ka folur edhe për raportet me Bosnjë-Hercegovinën, Shqipërinë dhe Kosovën, që është një gjë shumë e rrallë në fushatat për president të SHBA-së. Biden ka theksuar shpesh përkushtinimin ndaj multilateralizmit dhe NATO-s.

Një harmoni të plotë mes Uashingtonit dhe partnerëve evopianë nuk ka pasur kurrë dhe nuk do të ketë. Por qeveria e re do të ketë një qasje të re në raportet me partnerët e saj, ndryshe nga ato të katër viteve të fundit. Bideni ka sinjalizuar gatishmëri për partneritet dhe angazhim në Evropë. Miqtë tanë evropianë duhet ta shfrytëzojnë këtë moment.

Historiani Patrick Moore ka qenë në periudhën prej vitit 1977-2008 Senior Balkan-Analyst i Radio Free Europe Research në Mynih dhe Pragë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione joe biden joe biden

Sondazh

Poll
Insights 8 Nëntor 2020, 20:26

Shakaja e fundit e Koço Devoles

Shakaja e parë ishte para disa vitesh. Pasi iku në SHBA, pranë familjes, në fillim të pushimeve të verës, Koçoja po vononte të vinte për plazh në Sarandë...

Insights 3 Nëntor 2020, 21:02

Shqiptarët “pushtojnë” North Dakota-n

Nga Ruben AvxhiuShqiptarët janë vendosur në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, sa prej jush e dinë se një komunitet në rritje po dallohet...

Insights 3 Nëntor 2020, 13:23

Krahasime ballkanike

Stokholm- Një serb vrau me thikë në mes të ditës në mes të Stokholmit ministren e jashtme të Suedisë Anna Lindh, figurë e shquar e diplomacisë europiane, sepse ...

Insights 1 Nëntor 2020, 11:54

Doktorë dhe politikanë, të nderuar ‘komitetsa’

Dje u mblodh komiteti i ekspertëve kundër COVID. Fatkeqësisht, në vend që publiku të dëgjonte ndonjë muhabet ekspertësh, dëgjoi ankesa të “ekspertëve” kundër po...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet