LIVE UPDATES
Aktualitet

Baza ushtarake/ Gjenerali amerikan: Përzgjodhëm Shqipërinë për pozicionin që ka

31 Janar 2022, 18:50 Nga DOSJA
Baza ushtarake/ Gjenerali amerikan: Përzgjodhëm Shqipërinë

TIRANË- Arsyet se pse Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën përzgjodhi Shqipërinë për të ngritur një shtab të bazës së Forcave Operacionale Speciale i zbuloi këtë të hënë Gjeneral Major David Tabor, në një intervistë në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu në Top News.

Gjeneral Tabor tregoi se pasi u shqyrtuan shumë vende, ajo çfarë u vu re fillimisht ishte pozicioni gjeografik që ka Shqipëria, kjo sipas tij, përforcuar edhe nga partneriteti i shkëlqyer që SHBA ka pasur me forcat shqiptare të operacioneve speciale, duke shtuar këtu edhe mbështetjen e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar.

Sipas tij, kjo do të jetë një bazë ushtarake relativisht e vogël, afërsisht 10 deri në 15 vetë, që priten të vendosen në Shqipëri në ndihmë të angazhimit që SHBA-të kanë jo vetëm këtu, por edhe në vende si Kosova, Bosnja, Serbia, Kroacia dhe në të gjithë rajonin.

Thimi Samarxhiu: Gjeneral Major David Tabor, faleminderit që gjetët mundësinë dhe kohën për këtë intervistë për t’i dhënë përgjigje shumë pyetjeve që janë ngritur pas vendimit tuaj.

Gjeneral Major David Tabor: Më lejo t’ju them, Thimi, se ju jam shumë mirënjohës që po më jepni mundësinë të flas me ju dhe t’i komunikoj popullit shqiptar dhe kujtdo se cilat janë qëllimet dhe planet tona. Më lejoni ta nis duke thënë se asgjë nga këto nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar. Jemi shumë mirënjohës për këtë mundësi që do të kemi për vitet në vijim. Të falënderoj edhe një herë për kohën dhe pres me kënaqësi pyetjet. Shpresoj, gjithashtu, edhe të takohemi një ditë, shumë shpejt besoj.

Thimi Samarxhiu: Dhe pyetja e parë është pse Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën zgjodhi Shqipërinë për të ngritur një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale?

Gjeneral Tabor: Po. E di se kjo është pyetje e rëndësishme për këdo. Mendoj se është e rëndësishme të theksoj se kjo është një komandë rajonale që do të shërbejë për angazhimin e forcave tona me shumë aleatë dhe partnerë në të gjithë rajonin. Sinqerisht, pasi shqyrtuam shumë vende, vumë re pozicionin qendror që ka Shqipëria, përforcuar edhe nga partneriteti i shkëlqyer që kemi pasur me forcat shqiptare të operacioneve speciale, duke shtuar këtu edhe mbështetjen e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar për ta bërë këtë gjë realitet.

Thimi Samarxhiu: Cili do të jetë roli i kësaj njësie?

Gjeneral Tabor: Siç e përmenda, kjo do të jetë një komandë në mbështetje të operimit dhe kontrollit të forcave tona të angazhuara në të gjithë rajonin. Do të jetë një bazë relativisht e vogël, afërsisht 10 deri në 15 vetë, që do të vendosen në Shqipëri mbi bazë rotacioni në ndihmë të angazhimit që ne kemi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende si Kosova, Bosnja, Serbia, Kroacia dhe në të gjithë rajonin. Duke qenë më të pranishëm, do të mund të ndërtojmë një marrëdhënie më solide në të gjithë këtë zonë.

Thimi Samarxhiu: A është ky mision afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë?

Gjeneral Tabor: Thimi, sa na përket neve, ky është një proces që nuk e ka një datë mbarimi. Ne mendojmë se po e nisim si një proces afatgjatë dhe mbi këtë bazë do të punojmë bashkë me aleatët tanë të mrekullueshëm aty në Shqipëri. Siç e theksova, kjo ka ardhur si kërkesë e qeverisë shqiptare. Pra, për sa kohë shqiptarët janë të lumtur me praninë tonë aty, po aq të lumtur do jemi edhe ne, sigurisht, që të qëndrojmë.

Thimi Samarxhiu: A ishte vendimi për instalimin e një shtabi të avancuar në Shqipëri në kuadrin e konkurrencës më të gjerë të fuqive në rajon? Rusia ka tashmë një bazë të avancuar në Serbinë Jugore për shembull.

Gjeneral Tabor: Po, e dimë se çfarë po bëjnë shumë vende, por nuk është kjo ajo që na motivon. Ajo çka na motivon vërtet është stërvitja bashkë me aleatët dhe me partnerët tanë për të krijuar kapacitete edhe më të mëdha. Se çfarë bëjnë vendet e tjera, nuk është se është edhe aq e rëndësishme për ne. Ajo çka u intereson aleatëve tanë po, ajo ka shumë rëndësi për ne. Kështu që ne do të vazhdojmë t’i forcojmë këto marrëdhënie kurdo dhe kudo që të mundemi.

Thimi Samarxhiu: Çfarë lloj ndërveprimi do të keni me Forcat e Armatosura Shqiptare?

Gjeneral Tabor: Jam shumë i entuziazmuar për mundësinë që kemi për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi me forcat e armatosura shqiptare. Siç e dini, Shqipëria ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në angazhime të mëparshme, si në Irak, ashtu edhe në Afganistan. Përveç kësaj, kemi pasur edhe një sërë stërvitjesh me forcat shqiptare të operacioneve speciale. Kështu që e presim me kënaqësi mundësinë të stërvitemi dhe të mësojmë nga njëri-tjetri dhe që të ndërtojmë kapacitetet e nevojshme që Shqipëria të vazhdojë të jetë kontribuuese për stabilitetin e rajonit e madje edhe në NATO e më gjerë.

Thimi Samarxhiu: Cilat janë implikimet e sigurisë si për Shqipërinë ashtu edhe për territorin e saj?

Gjeneral Tabor: Siç e thashë edhe më parë, Thimi, kjo është një mundësi për të forcuar marrëdhëniet tona dhe unë shpresoj se kështu rritet edhe ndjenja e sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin, sensi i besimit që kanë të tjerët në këtë rajon e madje edhe në NATO dhe më gjerë. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se secili nga është shumë më i fortë nëse jemi të gjithë bashkë sesa secili veç e veç.

Thimi Samarxhiu: Në kuadrin ligjor, cilat janë marrëveshjet ligjore ndërmjet qeverisë shqiptare dhe komandës së forcave speciale për kryerjen e operacioneve brenda dhe jashtë territorit shqiptar?

Gjeneral Tabor: Pyetje interesante, Thimi, që e ka përgjigjen të thjeshtë. Nuk ka ndryshuar asgjë. Ne do të vazhdojmë të operojmë përmes pranisë sonë atje nën përgjegjësinë e qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar, duke punuar përmes Ambasadës sonë dhe Zyrës sonë atje për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes. Kështu që për ne është shumë e thjeshtë. Presim me kënaqësi të jemi atje.

Thimi Samarxhiu: A do të ndihmoni Forcat Speciale shqiptare? P.sh. për sa i përket pajisjeve speciale dhe ndonjë mjeti tjetër që u mundëson atyre të rrisin aftësitë e tyre operacionale?

Gjeneral Tabor: Mundësia tashmë ekziston dhe ne jemi të gatshëm që ta shfrytëzojmë afërsinë tonë me këtë rast për të përforcuar kontaktet me forcat speciale shqiptare. Siç e thashë, do të punojmë përmes Ambasadës Amerikane, Zyrës për Bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes për të vlerësuar dhe për të përmirësuar vërtet kapacitetet ne bazë të vullnetit të ushtrisë shqiptare në përgjithësi dhe forcave të operacioneve speciale në veçanti.

Thimi Samarxhiu: Cili është vlerësimi juaj për aftësitë e Forcave Speciale Shqiptare?

Gjeneral Tabor: Do t’i kthehesha edhe një herë përvojës që kemi pasur me forcat speciale shqiptare në Irak, në Afganistan dhe në operacionet stërvitore kohët e fundit. Mund t’ju them se kemi të bëjmë me një forcë të përkushtuar dhe, siç themi zakonisht ne këtu, në operacionet speciale amerikane, ajo që ka më shumë rëndësi janë njerëzit, jo pajisjet. Aty ku ka njerëz të zotë, që janë të fokusuar te misioni, që i përkushtohen sigurisë dhe stabilitetit dhe paqes në rajon, gjithçka është e mundur. Pra, kemi një bazë të mirë me forcat shqiptare të operacioneve speciale dhe presim me kënaqësi mundësinë që t’i ndihmojmë që të bëhen ajo çka ata vetë duan të bëhen.

Thimi Samarxhiu: A do të ketë Shtabi që do të krijohet në Shqipëri njësi speciale nga vende të tjera të NATO-s si Kroacia, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Greqia ose Mali i Zi?

Gjeneral Tabor: Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë vërtet me aleatë të tjerë të NATO-s dhe me vende të tjera partnere në të gjithë rajonin. Kjo komandë që ne po ngremë është një qendër komandimi për operacionet tona speciale në Evropë dhe si e tillë nuk kemi në plan që pjesë e saj të jetë edhe ndonjë vend tjetër aleat. Sigurisht që në bashkërendim me ushtrinë dhe me qeverinë shqiptare, do të jemi të gatshëm që ta konsiderojmë këtë nëse do të ketë interes reciprok. Duhet, gjithashtu, të them se edhe aleatë të tjerë të NATO-s kanë marrëdhënie me Shqipërinë dhe me ushtrinë shqiptare dhe besoj që në këtë rast jemi në gjendje që ta mbështesim njëri-tjetrin reciprokisht. Kështu që nëse do të lindin mundësi të tilla, ne jemi pa dyshim të gatshëm që t’i eksplorojmë, por nuk është se po nisemi me planin që të ndërtojmë një tip shtabi qendror më të madh për aleatët që shkon përtej thjesht një qendre komande të Shteteve të Bashkuara për operacionet speciale.

Thimi Samarxhiu: A është në plan vendosja e forcave luftarake ose stërvitore diku tjetër, në rajon apo më gjerë?

Gjeneral Tabor: Sigurisht, ka gjithmonë mundësi, kudo. Siç e thashë, ne kemi bërë shumë stërvitje në Shqipëri dhe Shqipëria ka marrë pjesë në disa nga ushtrimet tona stërvitore dhe besoj se kjo ka për të qenë një nga mundësitë më të mira që lind me ngritjen e kësaj komande. Do të ketë më shumë kontakte me forcat ushtarake shqiptare dhe më shumë përfshirje të tyre në ushtrime të NATO-s, qofshin ato ushtrime që bëhen brendapërbrenda Shqipërisë apo qofshin edhe ushtrime të tjera në kontinent, apo edhe kudoqoftë në botë, nëse ekziston dëshira. Një nga stërvitjet tona të mëdha, ku do të marrë pjesë Shqipëria është ushtë stërvitja e përvitshme “Trojan Footprint”, bashkë me tre vende të tjera në Evropë. Kështu që presim me shumë kënaqësi që të mund t’i rrisim mundësitë ekzistuese, duke i shfrytëzuar këto mundësi për rritjen e kapacitetit, sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe në të gjithë Evropën.

Thimi Samarxhiu: Gjeneral shumë faleminderit. Ju uroj punë të mbarë dhe Ju presim në Tiranë

Gjeneral Tabor: Thimi, faleminderit edhe një herë. E vlerësoj vërtet shumë këtë mundësi që më dhatë për të folur me ju, për të folur me popullin shqiptar dhe shpresoj të takohemi së shpejti për një kafe në Tiranë e të njihem edhe me qytetarë të tjerë të mrekullueshëm shqiptarë. Ju falënderoj edhe një herë dhe ju uroj një ditë të bukur!

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet david tabor komanda e operacioneve speciale david tabor komanda e operacioneve speciale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet