LIVE UPDATES
Bota

Bashkimi Evropian i shqetësuar për investimet kineze në Ballkan

12 Prill 2021, 16:25 Nga DOSJA
Bashkimi Evropian i shqetësuar për investimet kineze në Ballkan

BALLKANI PERËNDIMOR– Investimet nga Kina në disa shtete të Ballkanit Perëndimor nxisin shqetësim në Bashkimin Evropian, për shkak të implikimeve politike, sociale dhe ekonomike, por edhe vendet e rajonit janë të lira që të zgjedhin partnerët e tyre.

Një mesazh të tillë e kanë përsëritur këto ditë në BE, kur janë pyetur lidhur me problemet që ka hasur Mali i Zi për shkak të një kredie të madhe që ka marr nga Kina për ndërtimin e një autostrade.

Në parim, investimet kineze për bllokun evropian nuk do të paraqisnin problem, sikur ato të ishin në përputhje me standardet evropiane, përfshirë edhe rregullat e prokurimit publik, të konkurrencës në treg si dhe respektimit të të drejtave të punëtorëve. Por, shumë kredi nga Kina si dhe projekte të tjera në vendet e rajonit të Ballkanit, nga BE-ja janë parë si përpjekje e Kinës për të përhapur ndikimin e saj ekonomik dhe politik në rajon.

Shembulli më i ri i problemeve me investimet kineze është ai në Mal të Zi. Zëvendëskryeministri në Mal të Zi, Dritan Abazoviq gjatë një vizite në Bruksel, kishte kërkuar ndihmë nga BE-ja për t’ia kthyer kredinë Kinës.

Por, në BE tani thonë se “janë të gatshëm të ndihmojnë me programe të ndryshme për stabilitet fiskal”, por jo edhe për të kthyer kreditë që Mali i Zi apo cilido shtet tjetër i rajonit ka marr nga ndonjë partner i tretë.

“BE-ja është e shqetësuar për efektet socio-ekonomike dhe financiare që mund të kenë investimet kineze. Ekziston rreziku nga disbalanca makro-ekonomike dhe varësia nga marrja e borxheve”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Zgjerimit, Ana Pisonero.

Pjesa e autostradës në Mal të Zi, që është duke u ndërtuar me kredinë nga Kina, pritet të lidhë Podgoricën me Kollashinin. Projekti final i autostradës krijon lidhje mes pjesës veriore dhe jugore të këtij shteti.

Kompania kineze CRBC po ndërton pjesën e parë të autostradës dhe banka kineze EXIM, i ka dhënë një hua Malit të Zi në vlerë prej 809 milionë dollarësh, pagimi i së cilës do të fillojë në mesin e këtij viti.

Në 31 mars, ministri i Financave, Milojko Spajic konfirmoi se qeveria po negocionte një hua shtesë me bankën EXIM, në shumën prej 127 milionë eurosh.

Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare, më 2020, Kina ka investuar në Mal të Zi më shumë sesa investimet e përgjithshme të bëra në dekadën e fundit. Investimet kineze më 2020 kapën vlerën prej 71.2 milionë eurosh, ndërkaq që nga viti 2010 totali i investimeve ishte 78 milionë euro.

Në BE, disa herë kanë sqaruar se gatishmëria e tyre për të ndihmuar nuk duhet të kuptohet si gatishmëri për të kthyer borxhin që ndonjë shtet ka marr.

Zëdhënësi tjetër i BE-së, Peter Stano ka rikujtuar se si në Mal të Zi dhe në shumë shtete të tjera të rajonit, blloku evropian jo që është investuesi më i madh, por edhe donatori më i madh i ndihmës financiare si dhe partneri kryesor tregtar.

Stano ka rikujtuar se për investimet në Ballkan, përmes një programi të veçantë, BE-ja ka mobilizuar edhe nëntë miliardë euro. Ideja e këtij programi të Komisionit Evropian është që këto mjete për investime të nxisin edhe investitorë të tjerë potencialë nga Banka Evropiane për Investime, Banka për Rindërtim dhe Zhvillim, por edhe investitorët privatë.

Rasti i ndërtimit të autostradës në Mal të Zi është një shembull se si investimet kineze janë të kushtëzuara. Kredi për këtë projekt ka dhënë banka kineze EXIM, ndërsa projektin është duke e realizuar një kompani kineze. Këtë kredi, për ndërtimin e kësaj autostrade duhet ta kthejë shteti i Malit të Zi.

Si shembull i kundërt, kur investohet me para të BE-së, por nuk kushtëzohet se kush duhet ta kthejë kredinë është projekti për ndërtimin urës mbi gadishullin Pelashac, në bregdetin e Kroacisë. Ky projekt në masë të madhe, apo 85 për qind të vlerës, financohet nga paratë e Bashkimit Evropian, që janë marrë nga fondet për projektet e infrastrukturës dhe zhvillimit rajonal.

Por, projektin për ta ndërtuar këtë urë e ka fituar një kompani nga Kina. Pavarësisht se kjo gjë kishte shkaktuar pakënaqësi në mesin e disa kompanive evropiane, Komisioni Evropian nuk kishte gjetur asnjë dëshmi se në këtë rast ishte shkelur ndonjë rregull i bllokut evropian.

Vetë Bashkimi Evropian, në fund të vitit 2020 kishte arritur një marrëveshje për investime me Kinën. Por, kjo marrëveshje hasi në kritika nga shtetet e BE-së, për shkak se dyshohet se nuk përfshin edhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Kinë, gjë që mendohet se mund të bëjë që kompanitë kineze të kenë një pozitë të privilegjuar në këtë drejtim.

Në Parlamentin Evropian disa herë është shprehur shqetësimi edhe për pasojat e disa investimeve nga Kina në Serbi. Investimi në minierën e Borit ka nxitur shqetësime për mosrepsketimin e standardeve, sa i përket ruajtjes së mjedisit.

Kina ka investuar edhe në projekte të tjera infrastrukturore në Serbi, ku dyshohet se këto projekte janë kontraktuar pa shpallje publike dhe pa pasur mundësi që edhe kompanitë evropiane të konkurrojnë për këto projekte.

Së fundmi, Kina po tenton të rrisë ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit edhe përmes sigurimit të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, që janë prodhuar në këtë shtet. Numrin më të madh të vaksinave, Kina i ka shpërndarë në Serbi, pavarësisht se numri i të vaksinuarve brenda Kinës është më i vogël sesa mesatarja në BE.

Kina po tenton që përmes nismës “Brezi dhe Rruga” të forcojë ekonominë e saj, por edhe të shtrijë ndikimin ekonomik dhe politik në vende të botës. Kjo nismë përfshin projekte prej disa miliarda dollarësh në infrastrukturë. Së fundmi, zyrtarët kinezë kanë thënë se kjo nismë do të zgjerohet edhe në horizonte të reja, siç është diplomacia mjekësore, por edhe ndryshimin e fokusit për në teknologji dhe në ndihmën e huaj.

Që nga viti 2019, BE-ja ka nisur që t’ua tërheqë vërejtjen vendeve të Ballkanit, duke thënë se qëllimi për anëtarësim në bllok “duhet të jetë zgjedhje strategjike, pa dyshim edhe me përkushtim”. Në BE po ashtu nuk është parë me simpati as rritja e ndikimit në rajon të Rusisë dhe Turqisë si edhe e disa shteteve nga Lindja e Mesme, të cilat po ashtu po tentojnë të shtrijnë ndikimin e tyre përmes projekteve të ndryshme.

Përkundër shqetësimeve që ka, BE-ja ka përsëritur qëndrimin se secili shtet sovran ka të drejtë të zgjedhë partnerët dhe investitorët. Por, në anën tjetër, ato shtete, nëse duan që të shënojnë përparim në procesin e integrimit drejt BE-së, duhet të respektojnë standardet e larta të bllokut, përfshirë edhe ato për projektet e mëdha infrastrukturore.

Marrë nga REL.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni ballkani perendimor investimet kineze milojko spajic peter stano ballkani perendimor investimet kineze milojko spajic peter stano

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet