Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BRUKSEL– Kur koronavirusi ka vrarë mbi 100 mijë njerëz në mbarë botën Bashkimi Evropian ka bërë publike rekomandimet për vendet anëtare, që kërkojnë të lehtësojnë masat masat e izolimit nga koronavirusi.
Ditën e sotme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se parakushtet kryesore për të gjitha shtetet anëtare të BE-së konsistojnë në rënien e dukshme të numrit të të infektuarve, kapacitete të mjaftueshme në sistemet e tyre shëndetësore dhe monitorim adekuat.
“Në përgjithësi, ne rekomandojmë qasje graduale dhe çdo veprim duhet të monitorohet vazhdimisht.”-ka deklaruar Von der Leyen.
Ndër të tjera Presidentja e KE-së thekson se qëllim i rekomandimeve është të sigurohet një dalje e koordinuar nga masat e kontrollit. Kujtojmë që këtë javë disa vende të Bashkimit Evropian kanë nisur t’i lehtësojnë masat e izolimit kundër përhapjes së COVID-19.
Mes tyre edhe Italia, vendi më i goditur nga virusi në Evropë, me më shumë se 21,000 viktima ka nisur të lehtësojë masat duke lejuar disa firma të rifillojnë punën.
Ndërkohë nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar gjashtë kushte për vendet që konsiderojnë relaksimin e izolimit:
Transmetimi duhet të kontrollohet;
Sistemet shëndetësore kanë kapacitet për të zbuluar, testuar, izoluar dhe trajtuar çdo rast dhe gjurmuar çdo kontakt;
Rreziqet e shpërthimit në ambiente të veçanta, si objektet shëndetësore dhe shtëpitë e pleqve, minimizohen;
Masat parandaluese ndërmerren në vende të punës, shkolla dhe vende të tjera ku njerëzit domosdoshmërisht shkojnë;
Rastet e importuara menaxhohen;
Komunitetet janë plotësisht të informuara, të angazhuara dhe të afta për t’u përshtatur me “normën e re”.
Kujtojmë që pak ditë më parëPresidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pas një takimi me drejtuesit në kompaninë gjermane “CureVac”, një nga shumë organizata që punojnë për vaksinën, u shpreh se një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë gati “para vjeshtës”. Ndërsa BE-ja tanimë ka premtuar më shumë para për hulumtimin e vaksinave, si dhe një shpejtësi në lehtësimin e masave.
Në rang global mbi 2 milionë njerëz rezultojnë të infektuar me COVID-19 në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 126,758 persona. Vendet më të prekura janë SHBA, Kina, Italia, Franca dhe Spanja
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORE E JUGUT– Koreja e Jugut ka zhvilluar ditën e sotme votime për të zgjedhur anëtarët e parlamentit, duke shënuar vendin e parë në botë që zhvillon zgjedhje n...
Qelizat staminale janë qeliza të padiferencuara që gjenden në kordonin kërthizor të fëmije të porsalindur të cilat kanë aftësi të shndërrohen në lloje të ndrysh...
ITALI- “Furtuna e koronavirusit do të kalojë, por zgjdhjet që bëjmë këto ditë mund të na ndryshojnë jetët tona për shumë kohë”. Kjo është profecia e Yuval Noah ...
KOSOVË– Vetëm pak kohë pasi Miroslav Lajčáki u emëra si përfaqësuesi i ri Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, ka ardhur një reagim nga Këshil...
GREQI– Lëkundet toka në Greqi. Një tërmet më një magnitudë prej 4.2 të shkallës Rihter është ndjerë pasditen e sotme 10 km në veri të Klitos dhe 25 km në ...
BRITANI E MADHE- Kancelarit Rishi Sunak iu bashkua edhe profesori Stephen Powis nga Departamenti i Shërbimit Publik dhe Social të Shëndetësi (NHS) të Anglisë, s...
KOSOVË– Mes situatës së vështirë që është krijuar në Kosovë si shkak i koronavirusit nuk kanë munguar as problemet midis poltikanëve për Qeverinë e vendit...
ITALI– Më shumë se pesëdhjetë vjet martesë. Giorgio dhe Roza kanë një jetë së bashku. Kur u shtrua në Spitalin e Kremones në mars, në mes të pandemisë Covid-19,...
KINË– Një restorant i mcdonald në Kinë ka ndaluar njerëzit me ngjyrë të hyjnë në dyqan nga frika se mund të jenë bartës të koronavirusit. Një video që qark...