'Mc Gonigal'/ Dosja zbulon investimet ruse, një tjetër agjent në marrëveshje me Ramën, Berisha&Meta: Të hetohet! Yuri Kim hesht
Seanca e parë në gjykatë/ Gazetarja e 'VOA': McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën 26 Janar, 0...
Seanca e parë në gjykatë/ Gazetarja e 'VOA': McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën 26 Janar, 0...
'Marrëveshja për Asociacionin'/ Kurti: E vetmja që s'e ka kaluar testin e Kushtetueses 26 Janar, 13:43 Deklarat...
Trafik ndërkombëtar droge në Europë/ 43 arrestime në Itali dhe Shqipëri, sekuestrohen 4 mln euro 26 Janar, 08:49 ...
U la në burg, avokati i Fredi Krasniqit: Është invalid, i duheshin lekët për ndërhyrje kirurgjikale 26 Janar, 12:...
TIRANË– Bashkia e Tiranës ka përgënjeshtraur PD-në, e cila pretendon se shtetasi Lulzim Ali Aga nga Vishnja e Vaqarrit, ka përfituar nga programi i rindërtimit, ndërkohë që zotëron 4 prona të tjera dhe duhet të përjashtohej si përfitues.
Por nga dokumentet e publikuara nga Bashkia e Tiranës, rezulton se PD ka ngatërruar person. Lulzim Ali Aga, për të cilin flet PD-ja, nuk ka aplikuar asnjëherë për të përfituar nga programi i rindërtimit dhe për pasojë, Bashkia e Tiranës nuk po i ndërton shtëpinë.
Në të vërtetë, shtëpia i është ndërtuar Luli Shaban Agës, e cila ishte klasifikuar e kategorisë DS5, për rindërtim, nga ekspertët.
Deklarata e plotë e Bashkisë së Tiranës:
Është fakt i njohur botërisht se Lulzim Basha e ka shndërruar Partinë Demokratike në prodhuese dhe shpërndarëse qesharake ‘fake neës’-esh. I mbytur nga dëshpërimi se po përgatitet të humbë sërish zgjedhjet në Tiranë dhe kudo në Shqipëri, Lulzim Basha e ka humbur toruan dhe çdo ditë fabrikon mashtrime të ulëta për procesin e rindërtimit, duke guxuar të tallet me të gjitha familjet që u prekën nga fatkeqësia e tërmetit të 26 nëntorit.
Lulzim Basha, njeriu që ka hyrë në histori me nofkën kryebashkiaku i gjumit, i ka mashtruar shtatë herë qytetarët e Tiranës dhe rasti i sotëm është mashtrimi i tetë. Në një deklaratë qesharake të publikuar sot, një spikere e PD-së pretendoi se shtetasi Lulzim Ali Aga nga Vishnja e Vaqarrit, ka përfituar nga programi i rindërtimit dhe po i rindërtohet shtëpia, ndërkohë që sipas saj, ai zotëron 4 prona të tjera.
Lulzim Ali Aga mund t’i zotërojë pronat që pretendon PD-ja, por ky shtetas nuk ka aplikuar asnjëherë për të përfituar nga programi i rindërtimit dhe për pasojë, Bashkia e Tiranës nuk po i ndërton atij shtëpinë.
Në Njësinë Administrative Vaqarr në datën 21 shkurt 2020 ka aplikuar shtetasi Luli Shaban Aga, shtëpia e të cilit është klasifikuar e kategorisë DS5, për rindërtim. (Dokumentet i gjeni bashkëlidhur.)
Njësoj si në rastin e Tatjanës nga Njësia 4, të cilës Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i ndryshuan identitetin dhe e bënë Fatime, për të mashtruar qytetarët e Tiranës, edhe sot Luli Shaban Agës i ndërruan identitetin dhe e kthyen në Lulzim Ali Aga për të fabrikuar gënjeshtrën e radhës.
Por, me sa duket, PD-ja ka ngatërruar Lulin hallexhi të tërmetit me Lulin e 4 vilave pas tërmetit.
Qeveria dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë lënë pa ndihmuar as edhe një familje që është prekur nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit, por vijon punën për strehimin e tyre në banesa të reja, të rindërtuara, më të mira e më të sigurta.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryediplomati i Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Lajmin e ka bërë me dije vetë ...
TIRANË– Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi kanë marrë sot zyrtarisht detyrën e re. Në një ceremoni të thjeshtë, që në orën 08:00 të mëngjesit, shefi i qev...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky e fundit e cilësoi “të vjetër”, raportin e OECD, ku ...
TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka analizuar çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, që prej kohës së komunizimit në Shqipëri dh...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si të ‘vjetër’ raportin e publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, e cila vuri alarmin l...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar lajmin lidhur me largimin nga Shqipëria të “intelektualëve” për një të ardhme më të mirë jashtë vendit. Me anë të...
TIRANË– Olta Xhaçka i ka dorëzuar detyrën e Ministrisë së Mbrojtjes Niko Peleshit. Ceremonia i zhvillua në orën 10:00 në ambientet para Ministrisë s...