LIVE UPDATES
Politike

ANALIZA: Marrëveshja e detit me Greqinë, Ditmir Bushati: Shqipëria në Hagë duhet të këmbëngulë për të adresuar të gj

5 Janar 2021, 10:36 Nga DOSJA
ANALIZA: Marrëveshja e detit me Greqinë, Ditmir Bushati:

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka analizuar çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, që prej kohës së komunizimit në Shqipëri dhe deri më tani kur dy vendet kanë vendosur që t’i nënshtrohen Gjykatës Ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes. Në shënimin e tij të botuar në Facebook, Bushati ka bërë edhe detaje nga negociatat që vetë ai ka zhvilluar me homologët grekë për zgjidhjen e debatit për hapësirën detare, duke vënë në dukje faktin se vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2009, ishte udhëheqës për negociatat e zhvilluara nga socialistët.

Sot jemi përballë faktit të deklaruar se Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen një gjykate ndërkombëtare për delimitimin e hapësirave detare. Ky është gjithashtu një proces impenjativ që kërkon dije, përgatitje serioze dhe kohën e duhur. Pasi nuk kemi të bëjmë me transferim të përgjegjësive për mënyrën e adresimit të kësaj çështje, por me shprehjen e gatishmërisë të palëve ndërgjyqëse për të pranuar verdiktin e gjykatës ndërkombëtare.

SHËNIMI I DITMIR BUSHATIT: 

LE TË JEMI SERIOZË!

Winston Churchill thoshte se në politikë të jashtme orientohem gjithnjë nga deti.

Ndonëse në kontekstin britanik, edhe për shkak të Komonuelthit, kjo nënkupton epërsinë e detit në raport me kontinentin, përgjithësisht shtetet që kanë dalje në det janë me fat. I tillë është rasti ynë, ku gjendemi të kyçur në Ballkan, por të hapur në Mesdhe. Megjithatë, fati nuk mjafton. Ai duhet shoqëruar me disiplinë strategjike e atdhedashuri, sepse deti është e mirë e përbashkët që sjell zhvillim, përveçse epërsi në ushtrimin e politikës së jashtme.

Gjatë periudhës së izolimit komunist, vija jonë bregdetare ishte e pashfrytëzuar, ndërkohë që rrethanat gjeopolitike dhe ndarja në blloqe e Europës, shoqëroheshin me veprime paranojake. Megjithëkëtë, në periudhën e fundit të komunizmit, kriteret e përcaktuara nga e drejta ndërkombëtare e detit për hapësirat detare u respektuan. Kjo u diktua nga progresi që njohu e drejta ndërkombëtare e detit me miratimin e Konventës së Montego Bay në vitin 1982. Në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka analiza profesionale, jashtë ndikimit ideologjik, që dëshmojnë rëndësinë që Shqipëria e izoluar i kushtonte këtyre zhvillimeve ndërkombëtare, për shkak të përkatësisë së saj në Mesdhe.

30 vjet më pas, me dhimbje konstatojmë se një pjesë e mirë e vijës bregdetare është shkatërruar, si pasojë e kombinimit të mungesës së vizionit zhvillimor me grykësinë e pandalshme të kapitalizmit grabitqar. 30 vjet më pas, nuk jemi në gjendje të tregojmë ende një investim serioz që të ketë prodhuar efekte në të gjithë zinxhirin e vlerave të ekonomisë që burojnë prej detit, qoftë edhe në një copëz të rivierës sonë. Mirëpo, sa herë që diskutohet për çështjet e hapësirave detare me fqinjët shpërthen furia e hipokrizisë, duke na kujtuar thënien e Goethe: “Ai që vepron është gjithmonë i padrejtë. I vetmi që është i drejtë është ai që vëzhgon”.

Ndonëse përballë nesh gjeografikisht është Italia, e në dy krahët tanë kemi Greqinë dhe Malin e Zi, në shënjestër është gjithnjë procesi i delimitimit të hapësirave me Greqinë, tipar i stilit ballkanik të një marrëdhënie dashuri-urrejtje. Deri më sot, mungojnë diskutimet publike për të nxitur mbylljen e procesit të gjysmëpërfunduar me Italinë që nga koha e komunizmit, apo për të nisur procesin e delimitimit me Malin e Zi.

I.

A duhet të përfshihet Shqipëria në një proces delimitimi me Greqinë? E shtroj këtë pyetje jo sepse kam ndonjë dilemë, por ngaqë nuk kanë munguar zërat publik që pretendojnë se çështja e detit është e stisur dhe se ajo është ezauruar me Protokollin e Firences të vitit 1925.

Shqipëria dhe Greqia janë shtete bregdetare në krah të njëra-tjetrës. Ndarja e hapësirave detare përbën një interes të ndërsjellë strategjik. Përcaktimi i këtyre hapësirave për dy shtete që janë pjesë e Konventës të së Drejtës së Detit të Montego Bay u mundëson atyre ushtrimin e sovranitetit të plotë në një zonë të përcaktuar qartë me koordinata dhe shfrytëzimin e plotë të burimeve natyrore.

Sipas përcaktimeve të Konventës, hapësirat detare mes shteteve përbëhen nga tre komponentë kryesorë: a) Deti Territorial, hapësira e ujërave të brendshme të një shteti, që shkojnë maksimumi deri në 12 milje nga vija e drejtë bazë ose vija natyrale e ujit (Neni 3); b) Shelfi Kontinental, tabani i fundit i detit deri në thellësitë e shfrytëzimit teknik që shtrihet deri në 200 milje dhe kufiri i llogaritjes së tij merret milja e 12-të e kufirit të detit territorial (Neni 76); c) Zona Ekskluzive Ekonomike, që vendoset mbi Shelfin Kontinental, e cila shtrihet deri në 200 milje dhe kufiri i llogaritjes së saj merret milja e 12-të e kufirit të detit territorial. Zona Ekskluzive Ekonomike shtrihet nga tabani i detit deri në sipërfaqen e ujit (Neni 55). Zakonisht Shelfi Kontinental dhe Zona Ekskluzive Ekonomike mbivendosen mbi njëra-tjetrën.

Në bazë të Konventës, hapësirat detare midis shteteve përcaktohen me marrëveshje ose me vendim gjykate dhe duhet të pasqyrohen me koordinata gjeografike në një hartë detare të njohur ndërkombëtarisht. Marrëveshja duhet të depozitohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në kundërshtim me çfarë pretendohet, Protokolli i Firences, ka përcaktuar vetëm kufirin tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndërkohë që, nga Piramida 79, që konsiderohet edhe piramida ku takohet toka me detin, duhet ta ketë pikënisjen vija e ardhshme delimituese detare mes dy shteteve tona. Por, deri më sot, nuk ka një marrëveshje që në koordinata gjeografike të përcaktojë Detin Territorial, Shelfin Kontinental dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike.

Për kryerjen e delimitimit të hapësirave detare ka rëndësi që shtetet të përcaktojnë vijën e drejtë bazë, e cila mund të jetë normale, e drejtë ose e kombinuar, në përputhje me Konventën, çka më pas ndihmon në ndërtimin e vijës delimituese, së cilës i bëhen modifikime, duke marrë në konsideratë edhe elementë të veçantë, siç janë gjeografia e terrenit, titujt historik dhe ndarja e drejtë. Prandaj, angazhimi në këtë proces është i domosdoshëm. Madje, i vonuar. Përfundimi i tij krijon mundësi për shfrytëzimin e hapësirave detare dhe burimeve natyrore.

II.
Ndërkohë që nuk duhet të ketë dyshime për nevojshmërinë e këtij procesi, çështja thelbësore është mënyra sesi duhet t’i qasemi atij. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që shpalli të papajtueshme me Kushtetutën, marrëveshjen e nënshkruar më 27 Prill 2009, përbën një udhërrëfyes që duhet ndjekur me kujdes, pavarësisht se nuk mungojnë zërat publikë që ende pretendojnë se kjo marrëveshje ishte e drejtë dhe se vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese ishte e ndikuar politikisht.

Në aspektin përmbajtësor tre elementë të këtij vendimi nuk duhen harruar: (i) Moszbatimi i parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve, me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm. Thënë ndryshe, aplikimi vetëm i parimit të baraslargësisë strikte për të gjitha hapësirat dhe jo ai i baraslargësisë së korrektuar, që do të çonte drejt një zgjidhjeje të barabartë e të ndershme; (ii) Mosmarrja parasysh e ishujve dhe konfigurimit gjeografik në përgjithësi si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare; (iii) Papajtueshmëria mes përmbajtes dhe titullit të marrëveshjes si dhe tejkalimi i së drejtës ndërkombëtare nga ana e Shqipërisë.

Ata që bërtasin sot për efektin e 12 miljeve detare bëjnë mirë të kujtojnë se neni 2 i asaj marrëveshje që kanë firmosur vetë njihte shprehimisht gjerësinë e detit territorial të Greqisë prej 12 miljesh detare, kur në fakt kjo çështje s’ka pse të jetë objekt i marrëveshjeve, pasi është çështje e brendshme e vetë shteteve që rregullohet duke u bazuar në Konventën e të Drejtës së Detit.

Po kështu, në aspektin procedural nuk duhet të harrojmë konkluzionet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për: (i) mospajisjen e grupit negociator me plotfuqi nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes; (ii) mospërcaktimin para nisjes së procesit të negocimit të hapësirave detare që do të ndaheshin; (iii) mosmarrjen parasysh të marrëveshjeve të mëparshme dypalëshe që lidhen me kufijtë shtetërorë.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qeveria e kohës pajtoi një ekspertizë ndërkombëtare. Ne gjithashtu ishim tejet të ndjeshëm ndaj kësaj çështje. Në opozitë kundërshtuam në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e vitit 2009. Ndërsa me ardhjen në krye të punëve të vendit filluam një proces konsultimesh me ekspertë ndërkombëtar dhe vendas.

Të gjitha ekspertizat arritën në përfundimin se: (i) Delimitimi i vitit 2009 ishte rezultati më minimal që mund të arrinte vendi ynë; (ii) Nevojitej një marrëveshje e re bazuar në parimin e barazlargësisë me korrektim, për shkak të konfiguracionit gjeografik; (iii) Aplikimi i parimit të mësipërm do të sillte përfitime në hapësirat detare të Shqipërisë, nga të cilat, hapësira në Detin Territorial do të ishte më e favorshme, sepse në këtë hapësirë detare ushtrohet sovranitet i plotë në det, tabanin e detit dhe hapësirën ajrore mbi të.

Ndërsa në Shelfin Kontinental dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike vendi ynë do të përfitonte zgjerimin e të drejtave sovrane.

Për ne socialistët, Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte jo vetëm udhërrëfyesi që duhet të ndiqnim me kujdes, por në të njëjtën kohë edhe linja e kuqe që nuk duhet shkelur. Ndonëse në kuptimin e Konventës së Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve, marrëveshja e vitit 2009, për shkak të mosratifikimit të saj, nuk u konkludua, nuk ishte aspak e lehtë për t’u riulur në tryezën e diskutimeve e më pas negocimit me Greqinë, me qëllim arritjen e një marrëveshje të re.

Më 14 Tetor 2013, teksa mikprisja në Tiranë homologun grek Evangelos Venizelos, parashtrova në takimin dypalësh, e më pas në komunikimin publik, qëndrimin e qeverisë Rama jo vetëm për çështjen e detit, por edhe për të gjitha çështjet e natyrës historike mes dy vendeve tona, duke shprehur gatishmërinë për adresimin e tyre bazuar në parimet e themeluara të së drejtës ndërkombëtare. Të njejtat qëndrime parashtrova edhe gjatë vizitës në Athinë, më 6 Shkurt 2014, në takimet me presidentin Karolos Papoulias, kryeministrin Antonis Samaras dhe homologun Evangelos Venizelos. Parashtrimi i të gjitha çështjeve në mënyrë sistematike e konsistente, ndonëse deri atëherë kishte munguar, është gjithnjë më i lehtë sesa eksplorimi i zgjidhjeve të pranueshme. Kështu, takimi i kryeministrave Rama-Samaras, më 4 shtator 2014, në kuadër të Samitit të NATO-s në Ëales, nxiti kalimin nga faza e identifikimit dhe parashtrimit të problematikave dypalëshe, tek përcaktimi i një kuadri për adresimin e tyre.

Për këtë qëllim, fillimisht nisëm diskutimet eksploratore në nivel diplomatik dhe teknik. Me pas, me ardhjen e qeverisë Tsipras në Greqi, nga diskutimet eksploratore kaluam tek shkëmbimi qëndrimeve në formë shkresore për çështjet e pazgjidhura mes nesh. Çështje, që rrokin një problematike 80-vjeçare, nga vendosja e ligjit të luftës nga ana e Greqisë ndaj Shqipërisë, e deri tek ato të aktualitetit. Me homologun Kotzias ngritëm një mekanizëm të përhershëm dypalësh në nivel diplomatik, që i parapriu dialogut politik në nivelin e ministrave të jashtëm dhe më pas të kryeministrave.

Shkurt, ndërtuam një proces besimi hap pas hapi, duke analizuar bisedimet, interesat e ndërsjella, instrumentet në dispozicionin tonë dhe skicuam rrugën e kalendarin për mënyrën e zgjidhjeve të të gjitha çështjeve dypalëshe, duke përfshirë edhe delimitimin e hapësirave detare, me synim një ndarje të drejtë e të ndershme mes palëve.

Negocimi i marrëveshjes së re për delimitimin e hapësirave detare, që pasoi procesin e përshkruar më lart, u bazua në ligjin 43/2016 “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Ligj, i cili në vetvete reflektonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese në raport me mënyrën e ndërveprimit të institucioneve shqiptare dhe tagrin e tyre të përfaqësimit në një negociim të tillë. Grupi negociator, në përbërje të të cilit kishte përfaqësues të 11 institucioneve shtetërore dhe akademike, zhvilloi tre raunde bisedimesh me palën greke.

Përgjatë këtij procesi disavjeçar që përfshin institucionet kryesore të vendit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka përgatitur një dosje voluminoze rreth 1200 faqe, me materiale studimore, arkivore, ligjore, hartografike, fotografike, arkeologjike, minerale, hidrokarbure, navigacionale e të tjera.

Ky angazhim serioz me Greqinë mbështetej nga partnerët tanë strategjikë, të cilët mbaheshin të informuar për paketën e çështjeve në diskutim dhe inkurajonin gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme mes palëve. Gjithashtu, duhet theksuar fakti se, gjatë kësaj periudhe Greqia ishte e angazhuar edhe në një front tjetër diplomatik me Maqedoninë e Veriut, që u kurorëzua me Marrëveshjen e Prespës.

Ndërsa ne arritëm të përmbyllnim disa prej çështjeve të paketës. Zgjidhëm çështjen e toponimeve duke eliminuar pengesat në lëvizjet ndërkufitare të shtetasve tanë. Greqia hoqi rezervën për përdorimin e vulës apostile, duke i kursyer xhepave të shtetasve tanë rreth 5 milion euro në vit për dokumente të ndryshme. Heqja e rezervës për vulën apostile i hap rrugë dhe lëshimit të certifikatave nga zyrat tona konsullore në Greqi, çka do të përbënte një lehtësim të madh për shtetasit tanë.

Rreth 150 mijë shtetas shqiptar përfituan nga zgjidhja e problematikës së regjistrimit të fëmijëve të lindur në Greqi nga një ose të dy prindërit që nuk kanë leje qëndrimi në Greqi. U njohën lejet e drejtimit të automjeteve. Rreth 800 euro i kushtonte shtetasve shqiptar në Greqi procedura e njohjes së patentës. Rinisëm punën për rishikimin e teksteve shkollore, bazuar mbi marrëveshjen e vitit 1998, duke shkëmbyer raporte mbi gjetjet në tekstet respektive për çështjet që përbëjnë shqetësim për secilën palë.

Për zbatimin në terren të marrëveshjes së vitit 2009 mbi kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe rivarrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri, gjatë luftës italo-greke të vitit 1940-1941 dhe ndërtimin e vendprehjes për ta në territorin e Republikës së Shqipërisë u miratuan disa protokolle teknike me qëllim: (i) saktësimin e numrit të të rënëve grek; (ii) saktësimin e zonave ku duhet të kryhen gërmimet; (iii) mënyrën e identifikimit të të rënëve; (iv) sigurimin e prezencës së të gjitha institucioneve përkatëse gjatë procesit të zhvarrimit dhe e dokumentacionit shoqërues të procesit.

III.

Ndryshimet politike në Greqi në mesin e vitit 2019 risollën në qeverisje Nea Demokracinë, e cila ishte në qeverisje gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë, në vitin 2009. Nuk duhet të harrojmë se për Nea Demokracinë, marrëveshja e vitit 2009 konsiderohej si arritja më e madhe strategjike e Greqisë në politikën e jashtme.
Ky ndryshim politik në Greqi u shoqërua me një qasje të ndryshme mbi paketën e çështjeve të pazgjidhura mes dy shteteve tona, për mënyrën sesi u veçua nga paketa dhe sesi do të adresohet çështja e delimitimit të hapësirave detare. Për shembull, paketa përmbante edhe trajtimin e marrëveshjeve për administrimin e piramidave dhe shenjave kufitare si dhe atë të bashkëpunimit ndërkufitar. Ndonëse jo të lidhura në kuptimin ligjor të fjalës, përfundimi i këtyre marrëveshjeve, paralelisht me atë të delimitimit të hapësirave detare, mbyll përfundimisht çështjet kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, e njëkohësisht varros çdo pretendim të qarqeve ekstremiste greke për të ashtuquajturin Vorio Epir.

I dhimbshëm është fakti se pavarësisht përpjekjeve disavjeçare që çështja e delimitimit të hapësirës detare të mbetej në nivel dypalësh, për herë të parë, mënyra e zgjidhjes së kësaj çështje dypalëshe përfshihet në projekt dokumentin e Kuadrit Negociues që do të udhëheq procesin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Megjithëse BE-ja ka në gjirin e saj shtete anëtare, të cilat ende nuk kanë gjetur rrugën e zgjidhjes me njëra-tjetrën për çështjet e delimitimit të hapësirave detare, për shkak të mungesës së një standardi europian, insistimi i Greqisë për ta bërë këtë çështje dypalëshe, që zgjidhet vetëm përmes të drejtës ndërkombëtare, pjesë të agjendës europiane, shton në mënyrë të padrejtë presionin ndaj nesh.

IV.

Sot jemi përballë faktit të deklaruar se Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen një gjykate ndërkombëtare për delimitimin e hapësirave detare. Ky është gjithashtu një proces impenjativ që kërkon dije, përgatitje serioze dhe kohën e duhur. Pasi nuk kemi të bëjmë me transferim të përgjegjësive për mënyrën e adresimit të kësaj çështje, por me shprehjen e gatishmërisë të palëve ndërgjyqëse për të pranuar verdiktin e gjykatës ndërkombëtare.

Në thelb, ky proces përgatitet nga palët, ndërkohë që vendimmarrja është e gjykatës. Në negociatat dypalëshe palët veprojnë mbi bazën e objektivave dhe ekzigjencave të tyre. Ato kontrollojnë produktin e negociatës. Kur palët vendosin t’i drejtohen gjykatës, kjo e fundit është rojtare e precedentëve të vendosur nga e drejta ndërkombëtare. Rrjedhimisht, e pandjeshme ndaj objektivave të palëve.

Para nisjes së procesit gjyqësor, Shqipëria dhe Greqia do të duhet të përfshihen sërish në një proces ndërveprues nga i cili duhet të hartojnë një dokument të përbashkët për lëndën që do t’i nënshtrohet gjykimit, ku duhet të evidentohen gjithashtu pikat e përbashkëta dhe diferencat mes palëve, për të cilat duhet të shprehet gjykata.

Palët i paraprijnë këtij procesi duke fortifikuar pozicionin e tyre ligjor që i ndihmon ato në ballafaqimin gjyqësor me të drejtën ndërkombëtare. Në dritën e këtij zhvillimi duhet lexuar edhe Dekreti nr. 107, i datës 25 Dhjetor 2020 i Presidentes Greke “Për mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijës së drejtë bazë në zonën detare të ishujve Jon deri në Peloponez”. Shpreh bindjen se institucionet e shtetit shqiptar duhet ta kenë analizuar përmbajtjen e dekretit dhe verifikuar koordinatat detare, për t’u siguruar se një akt i tillë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk cenon sigurinë tonë kombëtare. E në të njëjtën kohë, të punojnë për strategjinë dhe hapat që duhen ndjekur për procesin gjyqësor.

Sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, procesi i delimitimit të hapësirave detare ndjek këtë procedurë: (i) Prezantimi dhe analizimi i bazës ligjore ndërkombëtare dhe të brendshme të palëve; (ii) Analizimi i gjeografisë së terrenit në hapësirën detare ku do të kryhet delimitimi dhe përcaktimi i pikave bazë nga do të filloj ndërtimi i vijës delimituese; (iii) Ndërtimi i një vijë delimituese provizore, çdo pikë e të cilës është e baraslarguar nga pikat bazë në bregdetin respektiv të palëve; (iv) Pas ndërtimit të vijës delimituese provizore bëhet korrektimi i kësaj vije për në Detin Territorial, për rrethana të veçanta (roli dhe pesha e shkëmbinjve, cektinave, instalimet detare) dhe tituj historik (hapësirat detare të shpallura dhe të njohura si të tilla), për në Shelfin Kontinental dhe Zonën Eksluzive Ekonomike, për një ndarje të drejtë (për shkak të gjeografisë ishujt marrin më pak peshë në delimitim përball tokës kontinentale).

Në fund të këtij procesi prodhohet një hartë detare me koordinata të vijës delimituese mes palëve.  Jo më pak e rëndësishme është edhe vendimmarja për përzgjedhjen e gjykatës ndërkombëtare që do të shqyrtojë çështjen e delimitimit të hapësirave detare dhe organizimi shtetëror për këtë proces. E drejta ndërkombëtare njeh të paktën tre institucione ku mund të referohet çështja: (i) Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si rojtarja kryesore e së drejtës ndërkombëtare, e cila ka një eksperiencë të konsiderueshme në zgjidhjen e këtyre çështjeve; (ii) Tribunali Ndërkombëtar për të Drejtën e Detit, veprimtaria e të cilët bazohet në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtën e Detit, por me një eksperiencë më modeste krahasuar me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë; (iii) Gjykata Permanente e Arbitrazhit, ndonëse ky arbitrazh nuk gëzon statusin ligjor të zgjidhjes si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Vendi ynë ka qenë vetëm një herë palë ndërgjyqjëse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për incidentin e Kanalit të Korfuzit. Ndërkohë që nuk ka një praktikë me dy institucionet e tjera.

V.
Duke u nisur nga sa më sipër, është rasti të ritheksoj se ushtrimi i politikës së jashtme kërkon disiplinë strategjike. Greqia është një partner strategjik në rajon, me të cilën kemi ende çështje të rëndësishme të pazgjidhura, përfshirë edhe delimitimin e hapësirave detare. Kjo nuk do të thotë se duhet ta shohim atë me paranojë e as me inferioritet.

Lojërat politike dhe akuzat duhet t’i lënë vendin një diskutimi serioz që udhëhiqet nga arsyeja shtetërore dhe interesi kombëtar, e që siguron në të njëjtën kohë, mirëkuptim sa më të gjerë politik e shoqëror, për trajtimin e çështjeve të pazgjidhura me fqinjin sipas objektivave të përcaktuara nga politika e jashtme.

Ne kemi arritur t’i vendosim në tryezën e bisedimeve të gjitha çështjet dypalëshe. Disa prej tyre, siç u shtjelluan më lart, janë adresuar. Rruga përpara për adresimin e të gjitha çështjeve nuk është e lehtë. Aq më tepër kur çështja e delimitimit të hapësirave detare, nga një çështje dypalëshe, falë insistimit të Greqisë, është bërë pjesë e agjendës europiane të Shqipërisë. Ndaj, na duhet të dëshmojmë këmbëngulje për adresimin e të gjitha çështjeve, e njëkohësisht të kundërshtojmë transferimin e çështjeve dypalëshe në rrafshin e BE-së, duke mos harruar se me Greqinë kemi interesa të ndërthurura dhe ekonomi të ndërvarur. Si dy prej popujve më të vjetër në këtë kënd të Europës, marrëdhënia shqiptaro-greke e ka të gjithë potencialin që të çlirojë energji pozitive për të gjithë rajonin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

Politike Politike ceshtja e detit me greqine ne hage ditmir bushati ceshtja e detit me greqine ne hage ditmir bushati

Sondazh

Poll

Politike 5 Janar 2021, 08:21

TIRANË– Olta Xhacka i ka kaluar detyrën si Ministre e Mbrojtjes Niko Peleshit. Ceremonia e kalimit të detyrës u zhvillua në orën 10:00 përballë ambienteve ...

Protesta e 7 korrikut, PD përgatit terrenin, ngre dy grupe pune, kush merret me Tiranën e qarqet

Protesta e 7 korrikut, PD përgatit terrenin, ngre dy grupe pune, kush merret me Tiranën e qarqet

Aksidetohet turistët çekë në Tamarë, makina del nga rruga

Aksion në Elbasan/ Mbajti peng një person, arrestohet në mes të ditës Thanas Beko

Komisioni për Hartën gjyqësore/ 'Më vjen të qesh', Maks Haxhia: Më morën në telefon, ishte anulluar

Policia Rrugore kontrolle në Tiranë, vendosen 268 masa administrative dhe pezullohen 21leje drejtimi

Rama takohet me Biden, e prek në kurriz e i thotë diçka, presidenti i SHBA-së ngel me gojë hapur

Reforma Territoriale, Xhelal Mziu: Të bejmë një tur, marrim eksperienca, është çështje komplekse

Komisioni për Reformën Territoriale, caktohen ekspertët teknikë! Mziu: Të bëjmë tur në rajon

Rama dhe bashkëshortja e tij priten nga Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe mbretëresha

Policia “aktivizon” dronët, shoferët që nuk respektojnë këmbësorët në vizat e bardha do ndëshkohen

Iu gjet magazina me drogë në Fier, arrestohet 47-vjeçari në Dibër

'Shqiptarëve po u ngushtohet laku'/ Berisha: Qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike

POROSIA/ Protesta e 7 korrikut, Berisha: Kërkoj intensifikim maksimal

Edi Rama flet vonesën e satelitëve, do i përdorë për fermerët: Do të vijnë brenda këtij viti!

Shifrat e INSTAT flisnin për rënie,Rama i kundërshton: Mbulojmë 97%të konsumit vendas.Ku ikën lopët?

Gruri problem për t'u shitur, Rama mburret: Na është rritur prodhimi

Rama ngre alarmin: Do të kemi një dimër të ashpër dhe mungesa të mëdha

Rama me charter privat në mes të krizës ekonomike/ Peleshi: Ka lidhje me dinjitetin e shtetit

“Ju s’menaxhoni dot dy mikrofonë”/ Salianji ironizon Peleshi: Na jepni dhe ne nga një lopatë

Peleshi: S'kemi avionë për shuarjen e zjarrit, s'na leverdis. Ka kosto shumë, e kam dhimbje koke

Helmim masiv në Kukës, Gjici: S’ka probleme me ujin e pijshëm, u përzie me atë të vaditjes

Sherr tek 'Siguria Kombëtare', Peleshi: Zjarre do kemi! Xhaferaj: Të kemi helikopterë në punë

Del VD-Ka momenti kur makina me nënë dhe djalin thyen kangjellat dhe përfundon në lumë

Mjeti me nënën e fëmijën në ujë, dalin pamjet nga Berati

Avionët për shuarjen e flakëve, Peleshi: Do blejmë orë tek NSPA. Noka: E provova unë, nuk ia vlen

Zjarri në Sazan, Peleshi: S'u shua vetë, uji vetëm do e 'eksitonte'. Duhet ndërhyrje nga terreni

Informacion "TOP SECRET"/ Kuvendi futet pa dashje LIVE, gjenerali ndërhyn me urgjencë

KAOS në komision/ Denaj hedh në votim shtyrjen, Duma: Atë e bej unë! (Pyet sekretariatin)

Akti për kompensimin e çmimeve/ Duma: 8 pronarë nën hetim. Bejtja: S'kam informacion

Debat në Komisionin e çështjeve sociale, paralajmëron Duma: Do bllokoj mbledhjen!

Rama dhuron gjak, kryeministri: Sa herë ma keni pirë? Te e majta, ajo dhuron gjak

“Me paratë e buxhetit kompensoni oligarkët”/Grida Duma: Qeveria nuk i shpërndani lekët për qytetarët

TEST 2

Shkrumbohet fasoneria e italianes në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Largimi i pushuesve nga Shëngjini krijon trafik të rënduar në aksin Lezhë-Milot

U bllokuan në Valbonë, evakuohen me helikopter 4 turistët

Policia në aksion, arreston 9 shoferë, gjobit 341 të tjerë

'Jemi njerëz të mirë e besnik'/ Rama: Mund ta përdorni çmendurinë tonë për t'u marrë me të tjerët

Deri në 179 km/h, makina inteligjente kap mat shoferët në Bypass-in e Fierit, pezullohen 89 patenta

Rama: Dëgjojmë se Putin është shumë sëmurë, por as BE nuk është e shëndetshme

Rama në Austri: Keni qenë krah nesh, ndjej keqardhje për BE-në

Statusi kandidat për në BE, Rama: Ukraina mos të kenë iluzione, mori ilaç kundër depresionit

Rama: S'ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhja depresive në Bruksel

Refuzon të largohet nga banesa, 50-vjeçari në Berat kërcënon të hidhet nga pallati

Rama takohet me shqiptaren në Austri, gruaja: Jam krenare që takova kryetarin

'Ulu', aksion policie në mes të natës në Astir, 2 persona shtrihen në tokë

'DRONI edukues'/ Policia rrugore me pajisje të re, monitoron çdo ndryshim drejtimi të parregullt

Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, Tabaku: Shkatërron ekosistemin, projekt korruptiv

Protesta e Berishës, Jorida Tabaku konfirmon pjesëmarrjen: Jam në ballë të çdo opozite të qeverisë

Takoi Metën në Baku, Berisha: Sa të mbyllë Presidencën, bashkohemi kundër Ramës