LIVE UPDATES
Politike

Bashkëpunimi opozitë-qeveri, Sahit Dollapi i PD rregullon rrugët e Lali Erit 3 muaj para zgjedhjeve (Foto)

25 Janar 2021, 15:08 Nga DOSJA
Bashkëpunimi opozitë-qeveri, Sahit Dollapi i PD rregullon rrugët

TIRANË– Disa punime arnuese në rrugët e asfaltuara dobët nën mandatin e Erion Veliajt në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ngrenë dyshime se, kur vjen fjala tek fondet publike, maxhoranca e përfaqësuar nga kryebashkiaku dhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike në opozitë e gjejnë më së miri gjuhën e përbashkët.

Prej disa ditësh, një rrugë kryesore pranë asaj që njihet si “Fusha e Ali Demit”, ishte mbushur me gropa e kanale, pas disa punimeve të kryera nga Ujësjellës-Kanalizime e Tiranës.

Gjendja e rrugës ishte shndërruar në një problem për mijërat e banorëve që kalojnë në atë rrugë.

Madje, një shqetësim të tillë duhet të ketë pasur edhe kryeministri Edi Rama, i cili qarkullon më së paku dy herë në ditë në atë aks rrugor, gjatë udhëtimit nga shtëpia në Surrel drejt zyrës dhe kthim.

Por, këtë “hall” duket se ia ka zgjidhur shumë shpejt Sahit Dollapi, një prej njerëzve më të rëndësishëm të Partisë Demokratike në opozitë.

Një “ushtri” e tërë punonjësish të kompanisë private “Onyx”, në pronësi të Sahit Dollapit, janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit të së Hënës për të mbuluar dhe sistemuar dëmet e lëna në rrugë nga vartësit e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në fakt, punonjësit e “Onyx”, siç tregohet edhe në fotot që shoqërojnë këtë shkrim, janë angazhuar për sistemin e rrugëve, pasi, në korrik 2020, Sahit Dollapi fitoi një tender me vlerë rreth 200 mijë dollarë për “Shërbimin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së pusetave”, të zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës.

Natyrisht, kompania e Sahit Dollapit nuk ka asnjë ndalim të marrë pjesë në tendera publikë dhe të përfitojë nga institucionet shtetërore, në ato raste kur plotëson kushtet dhe kriteret ligjore.

Megjithatë, bashkëpunimi i Sahit Dollapin me Erion Veliaj krijon një shije të hidhur, duke forcuar gjithnjë e më shumë dyshimet publike se “paraja i bashkon politikanët”.

Sahit Dollapi është Sekretar Organizativ në Partinë Demokratike dhe ka detyrën kryesore për të organizuar fushatën, njerëzit, për të bindur qytetarët e pavendosur që të votojnë opozitën në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021.

Dollapi është gjithashtu përgjegjës i asaj strukture në Partinë Demokratike, e cila ka për detyrë të dalë në terren dhe të zbulojë e denoncojë punët publike dhe shpenzimet e tepruara të kryera nga Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës.

Por, nga ana tjetër, Sahit Dollapi i “Onyx” paguhet për të mbuluar punimet e dobëta të “Lali Erit”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj sahit dollapi erion veliaj sahit dollapi


Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!